LIVE UPDATES
Aktualitet

VD/ “Nuk ka kanë bërë tamponin”, rrëfehet motra e 21-vjeçares që vdiq në Infektiv: Ambulanca s’na u përgjigj në k

20 Korrik 2020, 19:45 Nga DOSJA
VD/ “Nuk ka kanë bërë tamponin”, rrëfehet motra

TIRANË- Më 15 korrik, Ministria e Shëndetësisë raportoi se mes viktimave të Covid-19, në vendin tonë ishte edhe një 21-vjeçare, e quajtur Amantia. Por pavarësisht deklaratës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë, familjarët e të ndjerës kanë një tjetër version, ku kanë mohuar të kenë pasur një raport që 21-vjeçarja të ketë qenë e infektuar me Covid-19.

Për Top Channel, ditën e sotme ka folur motra e 21-vjeçares ku ka treguar të gjithë kronologjinë që kur e reja ka shkuar në spital e deri kur ka humbur jetën. Sipas saj gjendja e 21-vjeçares sa vinte dhe përkeqësohej dhe vetëm kur u rëndua shumë, kishte ardhur ambulanca për ta transportuar në spital.

Më tej motra e viktimës ka thënë se ka komunikuar me të deri më datë 13 në darkë ndërsa më pas komunikimi nuk ka qenë i mundur. Sipas saj Amantia ka ndërruar jetë më datë 14, ndërsa familjarët janë njoftuar një ditë më pas.

“Kemi kërkuar me ngulm për ta bërë tamponin. Thjesht kanë marrë informacion dhe nuk na e kanë bërë. I kam marrë në mëngjes dhe më kanë thënë se jemi të ngarkuar”

Sidorela Gjoni: Motra u shtrua në spital me datën 7 korrik. Çfarë ndodhi më pas çfarë simptomash kishte në shpi dhe kë telefonuat që u shtrua në spital.

“Atë natë ju ngrit temperatura. Që më datën 3 korrik kishte temperaturë. Me bajame të qelbëzuara. I kishte shumë keq bajamet. I ka parë edhe mami. Edhe vetë, i kemi ndjekur anën popullore se ankohej më para. Kishte mpirje të krahëve mpirje të buzëve dhe kishte marrje fryme. U bë keq dhe ne telefonuam ambulancën. Por na thanë se nuk mund të vinin në shtëpi se nuk kishin një veshje për momentin. Unë po ngulmoja shumë dhe më pyesnin për simptomat. Mund të jenë vonuar rreth një orë. Atë natë ndodhi dhe me thanë se vetëm në jemi dakord që ajo të hipi Amantia vetë në ambulancë. Ajo ka zbritur dhe hipur vetë në ambulancë. I ngrit temperatura. U nxi nga duart e këmbët. “

Sidorela Gjoni: Pas atij momenti Amantia u shtrua në spital…

“I bë tamponi por nuk kemi marrë kurrë një përgjigje, që është pozitiv apo negativ. Motra ka pohuar se bëri skaner e analiza gjaku. Masnin oksigjenin në gjak. Lajmin për humbjen e Amantias e kemi marrë në 15 korrik në mëngjes. Ndërkohë në skedën e vdekjes shkruhet 14 pa një orar. Kam bërë sot një kërkesë me shkrim dhe me thanë se do të kenë një kopje të kartelës së Amantias pas 10 ditësh. Amantia ime nuk ka qëndruar asnjë ditë në intubim.”

Sidorela Gjoni: Flisje me të në telefon dhe me mesazhe?

“Kam folur me të edhe në telefon edhe me mesazhe. Edhe është përkeqësuar menjëherë. Deri me datë 13 deri në orën 19:55 të darkës kam folur me të. Më tha vetë që nuk ndihej mirë. “Më lërë se nuk jam mirë” më tha. Janë kujdesur për Amantian në fund, por nuk e them për pjesën para se ankohej nuk vijnë të më shohin shumë më thanë.”

(Marrë nga Top Channel)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Korrik 2020, 19:08

KOSOVË– Përcaktimet e kufijve që bëhen në hartën e “Google” dhe hartën e “Apple” janë të ndryshme. E ky fakt ka bërë për shumë shtete të krijohen probleme....

Aktualitet 20 Korrik 2020, 18:18

Me 7 vota pro, Pamela Qirko zgjidhet kryetare e KPK

TIRANË -Pamela qirko është zgjedhur kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Mësohet se Qirko mori 7 vota pro, duke fituar kështu të drejtën për t...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj