"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
“Nuk ka patur dhunë”, Vasili i nxjerr videon Ramës: Si gjakosej policia dhe digjeshin pemët më 21 janar
13 Maj 2019, 11:18Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka bërë një status në rrjetet sociale në Facebook, ku ka publikuar një video.
Krahas saj Vasili shkruan se në ato pamjet shihet se si u dogj palma në vitin 2011 dhe se si gjakoseshin policët gjatë protestës së opozitës së asaj kohe.
“Genjeshtari Edi Rama dhe palma, qe digjej ne 21 janar(VIDEO). Dje Edi Rama genjeshtari me i madh i ketij vendi deklaroi pa u skuqur fare :
“Më detyron tu kujtoj se kjo godinë(kryeministria) para pak kohësh, në vitin 2011 nuk u qëllua me asnjë guricke dhe jo më me zjarr”.
Shiheni VIDEON, se çfare ka ndodhur perpara kryeministrise ne 21 janar se si gjakosej policia dhe si digjej palma dekorative nga vete Edi Rama dhe kuptoni çfare genjeshtari ordiner qeveris Shqiperine,”– shkruan Vasili në statusin e tij në Facebook.
Një ditë më parënë një deklaratë për emdiar, pas protestës së 11 majit që zhvilloi opozita, kryeministri Edi Rama u shpreh se në vitin 20122 më 21 janar, kur Partia Socialiste zhvillonte protesta nuk ka patur dhunë.
“Nuk është vënë zjarri në derën e Kryeministrisë në atë kohë, mund të jetë hedhur ndonjë kapsollë se në atë kohë nuk ishin as të ndaluara. Por nuk më rezulton mua, që edhe një makinë e djegur andej. Nëse do kishte zjarr këtu selia e PS do ishte djegur në atë kohë,”- tha Rama ndër të tjera.
(f.m & A.S/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE- Një ditë pas grabitjes së banesës së kunatit të deputetit socialist, Bashkim Fino në Librazhd, socialisti është shfaqur në Komisionin e Ligjeve.Fino ka ...
TIRANË– Kur pak orë na ndajnë nga protesta e radhës e opozitës, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së, Lu...
TIRANË- Kandidati për deputet nga listat e PD-së, Halit Valteri ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ. Valteri renditej i 41-ti në listën shumëe...
TIRANË– Libri i ish-presidentit Bamir Topi, vijon të prodhojë lajm për publikun shqiptar, në kohën që vendi është i përfshirë nga një sërë protestash...
TIRANE- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka paralajmëruar se në protestën e ditës së sotme, mund të ketë shfaqje që nuk i kemi parë në protest...
TIRANE-Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu heq dorë nga mandati i deputetit. Ndreu i ka dërguar sot një letër Gramoz Ruçit, ku e njofton për vend...
SERBI– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median serbe “Pink Tv”, ku edhe ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, integrimin në BE dhe prapaske...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga takimi me gazetarët pas protestës së opozitës, ai ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Basha t...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha me anë të një video ka ftuar të gjithë qytetarët në protestën e nesërme. Në një postim në Facebook, Ba...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama teksa flsite sot para gazetarëve për protestën e opozitës, kërkoi që të distancohej nga dhuna. “Ne dhe ata”, “Nuk jemi ata”, ...