LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme! Ambasada shqiptare në Tel Aviv jep të dhëna për situatën: Nuk kemi njoftime për të plagosur ap

17 Maj 2021, 10:31 Nga DOSJA
Lufta në Lindjen e Mesme! Ambasada shqiptare në Tel Aviv jep të

IZRAEL-Ambasada shqiptare në Tel Aviv ka reaguar mbi gjendjen aktuale të shqiptarëve në Izrael e Gaza, duke bërë të ditur se deri tani nuk ka asnjë informacion për persona të lënduar nga konflikti që u ka marrë jetën mbi 200 personave.

Ambasada tha për ‘A2cnn’ se është në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe në kontakte të ngushta me komunitetin shqiptaro-hebre në Izrael.

Reagimi i ambasadës

Situata në Izrael dhe Gaza, siç e ndiqni gjerësisht në të gjitha mediat botërore është në përshkallëzim e sipër, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për ulje tensionesh dhe qetësim të situatës. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit mbi 60 raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës, nga Hamas dhe Jihadi Islamik, në drejtim të qyteteve jugore dhe qendrore të Izraelit. Forcat e Ushtrisë Izraelite/IDF, nga toka dhe nga ajri janë kundërpërgjigjur me sulme të ashpra duke shkaktuar gjatë 24 orëve të fundit mbi 40 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. Po kështu, në fokus të tyre kanë qenë vendstrehimet e udhëheqjes së Hamas dhe Jihadit Islamik, depot e armatimeve, etj. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë bëri të ditur se në kuadër të operacionit “Guardian of the Walls”, ushtria izraelite ka shënjestruar mbi 1000 objektiva të Hamas dhe Jihadid Islami. Dje, Këshilli i Sigurisë së Izraelit deklaroi se do të vijojë operacionet ushtarake në Gaza deri në shfarosjen e bazave të raketave dhe komandove terroriste të Hamas dhe Jihadit Islamist. Po kështu, Kryeministri Netanyahu konfirmoi një gjë të tillë dhe theksoi se operacionet në kuadër të sigurisë së Izraelit do të marrin kohë, derisa të vendoset siguria e plotë mbi shtetin Izraelit. Vijojnë takimet ndërkombëtare dhe aktoreve rajonale për de-eskalim, ku nënvizohet vizita e Asistentit te Sekretarit Amerikan të Shtetit Hady Amr dhe takimet e tij me zyrtare izraelite dhe te Autoritetit Palestinës si dhe udhëheqës rajonalë arabe. Në lidhje me qytetarë shqiptarë në territoret palestineze në Bregun Perëndimor si dhe në Gaza, nuk kemi njoftime për të plagosur apo humbje jete. Ndërkohë, Ambasada është në kontakte të ngushta me komunitetin shqiptaro-hebre në Izrael, duke u qëndruar pranë në këto kohë konflikti të përshkallëzuar dhe u ka bërë thirrje atyre të ndjekin rregullat e sigurisë sipas protokollit të sigurisë civile të shtetit të Izraelit, duke publikuar në rrjetet sociale informacionet përkatëse për situatën në vend. Gjithashtu jemi në kontakte me studentët shqiptarë në Izrael, të cilët ndodhen në kolegje apo universitete duke i udhëzuar të ndalojnë lëvizjet në jug dhe qendër të Izraelit dhe të ndjekin protokollet e sigurisë, qëndrim në strehimet e tyre në vendndodhjet ku ndodhen. Qytetarët janë njoftuar për bllokimin e fluturimeve në Aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv, pas njoftimit të Autoritetit civil të Aeroportit për ndalimin e të gjitha fluturimeve hyrëse në Izrael, si dhe funksionimin vetëm në numër të kufizuar të fluturimeve dalëse. Autoritetet izraelite mund të vendosin në çdo moment shtyrjen e fluturimeve dalëse apo ndryshimin e itinerarit të tyre. Ambasada e Shqipërisë në Ramat Gan/Tel Aviv, si gjithë trupi diplomatik, ndjek me vëmendje situatën dhe vijon punën në respekt të rregullave dhe protokolleve të sigurisë në Izrael. Për sa më sipër, referojuni gjithashtu njoftimeve në rrjetet tona sociale.

LAJMI KRYESOR/ Dita e tetë! Lufta Izrael-Palestinë, konfirmohen 200 të vrarë në Gaza, mes tyre fëmijë dhe gra

(E.K/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ambasada shqiptare ne izrael lufta izrael-palestine ambasada shqiptare ne izrael lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll
Bota 17 Maj 2021, 09:28

PALESTINË-Mohammad Shtayyeh, kryeministri palestinez u kërkoi ndërkombëtarëve të ofrojnë veprime më konkrete, jo vetëm fjalë, por sanksione kundër Izraelit...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj