LIVE UPDATES
Bota

‘Nuk kam para për ilaçe’, rrëfimi i 61-vjeçarit nga Kosova: Tani gjithçka është shtrenjtë

1 Maj 2022, 09:34 Nga DOSJA
‘Nuk kam para për ilaçe’, rrëfimi i

KOSOVË– Sedat Damka (61) nga Prizreni ka 18 vjet që merret me të gjitha llojet e punëve të përditshme, në mënyrë që të mbajë familjen e tij pesëanëtarëshe. Ai çdo ditë pret në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit dhe si punëtor krahu kërkon që të gjejë punën e radhës.

Sipas autoriteteve lokale, “tregu i rrugës” ekziston me dekada në këtë qytet në jugperëndim të Kosovës. Më herët, në të njëjtin vend mblidheshin dhjetëra persona të papunë, ndërsa në fundjavë, punë të rregullt në rrugë kërkonin edhe ata që kishin një vend pune gjatë javës, por nuk fitonin të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur familjet e tyre.

Sistemet sociale kanë ndryshuar, por “tregu i punës në rrugë” në Prizren ka mbijetuar. Sot, mesatarisht 50 njerëz kërkojnë punë çdo ditë si punëtorë krahu. Shumica prej tyre, me të cilët biseduam në prag të 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, nuk duan të flasin publikisht për këtë temë, por vetëm shkurtimisht komentojnë se kushtet e jetesës janë shumë të këqija dhe se ndonjëherë nuk mund t’i përballojnë nevojat elementare për familjet e tyre.

“Gjithçka është shtrenjtuar”

Të njëjtën gjë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë Sedat Damka, i cili para luftës në Kosovë ka punuar në Ndërmarrjen Komunale të Ujësjellësit. Pastaj, për një kohë ka shitur cigare dhe çorape në rrugë.

Po bëhet gjithnjë e më vështirë. Në fillim kur erdha këtu kishte shumë punë, por edhe fitim. Tani askush nuk do të paguajë 30 euro në ditë dhe gjithçka është shtrenjtuar”, thotë Damka, duke shtuar se me paratë të cilat i fiton gjatë ditës, zakonisht mund të blejë pesë litra vaj ushqimor.

Punojmë në kopshte, punojmë në ndërtim, mbajmë dru deri në katin e gjashtë edhe pse më dhemb shtylla kurrizore, pastaj nuk mund të lëviz, kam probleme me sytë, por nuk kam para për të shëruar veten”, thotë Damka, i cili tashmë është në dekadën e gjashtë të jetës, ndërsa të gjithë “kolegët” e të tij janë më të rinj në moshë.

Megjithatë, të gjithë përballen me të njëjtat probleme socio-ekonomike.

Hyjmë në borxhe kur blejmë ushqime në dyqane sepse nëse nuk punojmë për tri ditë, atëherë nuk kemi për të ngrënë. Pas kësaj, i kthejmë paratë e kështu me radhë”, thotë ai.

Damka që nga viti 1999 ka aplikuar rregullisht në Byronë e Punësimit, por ende nuk ka gjetur punë me pagë të rregullt mujore.

Hoqa dorë nga kjo“, thotë Damka, duke nxituar të arrijë një person i cili erdhi në lagje për të kërkuar punëtor krahu.

Mundimet e punëtorëve

Nga ana tjetër, të pakënaqur janë edhe të punësuarit në sektorin privat, disa prej të cilëve fitojnë edhe mbi 500 euro në muaj. Njëri prej tyre është edhe Elhan Shabani, i cili thotë se do të dëshironte të kishte kushte më të mira pune dhe të ardhura më të larta.

Po pres rastin e parë për të shkuar në Gjermani sepse këtu nuk mund të mbijetoj edhe pse jam i punësuar. Kam punuar në Itali një kohë. U ktheva duke menduar se do të ishte më mirë në Kosovë. Gabova”, thotë Shabani.

Ai shton se puna dhe jeta nuk është ideale as në vendet perëndimore, por thekson se atje të paktën ka sigurime shëndetësore.

Kuzhinierët, më të kërkuarit

Rreth 2,800 të papunë paraqiten rregullisht në Zyrën Komunale të Punësimit në Prizren, edhe pse në listë janë 28,000 persona të papunë.

Hajrulla Hoxha, drejtor i kësaj zyre, në një prononcim për REL-in, thotë se ka kërkesë për punëtorë, gjegjësisht kompanitë private filluan të kërkojnë vazhdimisht punëtorë të profileve të ndryshme gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ata ankohen se një numër i madh punonjësish janë larguar gjatë këtyre dy vjetëve. Kanë frikë për të ardhmen e biznesit të tyre dhe janë shumë të shqetësuar për këtë. Fatkeqësisht, ne nuk mund t’i plotësojmë nevojat e të gjithëve sepse nuk ka profesione të tilla në regjistrat tanë”, thotë Hoxha.

Kërkesa më e madhe, shton Hoxha, është për kuzhinierë dhe sipas tij, “duhet të importohet fuqia punëtore” nëse rritet kërkesa.

Deri para disa vitesh, në evidencën tonë ishin rreth 800 qytetarë akademikë, nisur nga doktorë e deri te profesorë. Tani situata është ndryshe. Nuk ka mjekë, stomatologë, inxhinierë dhe ata me shkenca natyrore që janë të papunë. Shumica e të papunëve janë juristë, ekonomistë, sociologë, pedagogë”, thotë ai dhe shprehet se në listën e të papunëve nuk kanë asnjë teknik mjekësor sepse “në Gjermani u është hapur dera”.

Pse sindikata e kritikon Qeverinë e Kurtit?

Sindikata e pavarur e sektorit privat, me seli në Prishtinë, vlerëson se pozita e punëtorëve është përkeqësuar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, fajëson Qeverinë e Kosovës, pasi siç thotë ai, nuk po angazhohet sa duhet.

Vërtet nuk kemi ndonjë ndryshim për të mirë. Po të pyesni Qeverinë, thotë se ka bërë shumë, por ne nuk e ndiejmë. Fakti është se kemi pasur nëntë vdekje në katër muajt e parë të këtij vit, që është rekord”, thotë Azemi dhe thekson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore.

Qeveria aktuale e Kosovës, e cila më 22 mars ka shënuar vitin e parë në pushtet, ka thënë se në periudhën shtator 2020 – shtator 2021 “janë regjistruar mbi 25,000 vende të reja pune”.

Por, Jusuf Azemi, këmbëngul se këto shifra nuk janë reale. Sipas tij, ekziston vetëm mundësia që disa biznese t’iu kenë dhënë kontrata punëtorëve që nuk i kanë pasur kontratat, për të përfituar nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Sektori privat në Kosovë punëson rreth 150,000 qytetarë, ndërsa 100,000 njerëz punojnë me honorarë.

Azemi po ashtu pohon se rreth 70 për qind e të punësuarve nuk kanë marrëdhënie të përhershme të punës dhe se një numër i madh i qytetarëve të Kosovës janë larguar nga vendi në 20 vjetët e fundit për shkak të kushteve të këqija të jetesës.

Fakti që rreth 200,000 qytetarë tanë kanë aplikuar për të ikur nga Kosova në katër muajt e fundit, është fakt më vete. Dhe nëse diçka e rëndësishme nuk ndryshon, në vitin e ardhshëm gjysma e Kosovës do të zbrazet”, thotë Azemi, dhe shton se punëdhënësit do të mund të mbeten së shpejti pa punëtorë.

Ligji për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani ka shkaktuar shqetësim në Kosovë se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, kryesisht punëtorë të kualifikuar, do të largohen nga vendi.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, dy e tretat e popullsisë së Kosovës e moshës 15-64 vjeç janë të aftë për punë. Niveli i papunësisë është më i lartë te të rinjtë deri në moshën 24-vjeçare.

Rreth 44 për qind e të punësuarve kanë kontratë pune të përhershme, ndërsa 56 për qind janë me kontratë të përkohshme.

Shkalla e përgjithshme e papunësisë është rreth 26 për qind./REL/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni elhan shabani hajrulla hoxha jusuf azemi kriza ekonomike ne kosove sedat damka elhan shabani hajrulla hoxha jusuf azemi kriza ekonomike ne kosove sedat damka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj