Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Nuk kanë lënë shpresë për mirëkuptim”, Zëri i Amerikës: Si e lexuan opozita dhe qeveria raportin e OSBE-së
6 Shtator 2019, 06:08Nga DOSJA
Shqipëri- Raporti përfundimtar i misionit vëzhgues të zgjedhjeve vendore të OSBE / ODIHR solli reagime të ndryshme mes forcave politike në Tiranë.
Opozita dhe qeveria e lexuan raportin e OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet vendore në mënyra krejt të ndryshme.
Reagimet e palëve janë aq të kundërta sa ende nuk lënë shpresa për mirëkuptim.
Sipas kryetarit të Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, raporti provoi se votimet e 30 qershorit ishin antikushtetuese, të paligjshme dhe të pandershme, një farsë moniste e përfaqësimit politik dhe një shkatërrim i demokracisë.
“OSBE/ODIHR ka rrëzuar të gjithë shtetin e Edi Ramës. Raporti final i OSBE/ODIHR rrëzoi në çdo aspekt farsën e Edi Ramës me votimet e 30 qershorit. Me këtë KQZ nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme dhe të lira. Raporti konfirmoi se nuk ka ligj, nga Kushtetuta deri tek vetë rregulloret e KQZ-së që të ketë mbetur pa u shkelur” – tha zoti Basha.
Sipas tij, 30 qershori ishte një grusht institucional për kapjen e pushtetit vendor nga Edi Rama, i cili u realizua sërish në bashkëpunim e krimin, duke vrarë shtetin e të drejtës, ndaj opozita kërkon largimin sa më parë të kryeministrit Rama nga drejtimi i qeverisë.
Por qeveria tha nga ana e saj, se raporti i OSBE/ODIHR-it konfirmoi zgjedhjet vendore të 30 qershorit si legjitime.
Kryeministri Rama shënoi në rrjetet sociale se “zgjedhjet e radhës nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore”.
Ai kërkoi reformë zgjedhore me frymë dialogu e bashkëpunimi.
“Le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë dialogu dhe mirëkuptimi zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë” – shkroi zoti Rama.
OSBE/ODIHR nxori të mërkurën raportin përfundimtar të vëzhgimit mbi zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri.
“Në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike” – theksohet në raportin e ODIHR-it.
TIRANË- Partia Demokratike do të bëjë publike të tjera përgjime ku përfshihen zyrtarë të mazhorancës me krimin. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida ...
TIRANË– Ditën e djeshme, drejtori i ri për Europën Perëndimore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik zbarkoi në Tiranë.Gjatë takimeve me ...
TIRANË– Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një de...
TIRANË– As në shqip e as në anglisht, partitë politike nuk arritën ta lexojnë njësoj raportin e ODIHR. Por ekspertët zgjedhorë, Afrim Krasniqi e Kris...
TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm dhe anëtari i kryesisë së Partisë socialiste Ditmir Bushati ka folur rreth situatës politike dhe aktuale në Shqipëri. ...
GRAMSH- Një vit më parë Kryeministri Edi Rama teksa vizitoi nga afër familjen e Kujtim Sharkut në fshatin Pishaj në Gramsh, u premtoi se do t’i ndihmonte që sht...
TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm dhe anëtari i kryesisë së Partisë socialiste Ditmir Bushati ka folur rreth situatës politike dhe aktuale në Shqipëri. Në një...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim dy-orësh brenda selisë blu me aleatët e PD-së dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.Pas takim...
TIRANË– Në Shqipëri, ish ministri i Jashtëm dhe anëtari i kryesisë së Partisë socialiste Ditmir Bushati, flet për nevojën e një “kordoni sanitar” apo filtr...