Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Mësueset e motrave Josifi, të cilat bashkë me të ëmën, Zhaneta sollën hororin në Kombinat, ngjarje që do të mbahet mend gjatë, kanë folur për sjelljen e vajzave në shkollë. Të ftuara në studion e “Shqipëria live”, mësuese Luljeta dhe mësuese Elona treguan se Anisa dhe Bkerta ishin shumë të urta në shkollë, dhe nuk loznin e qeshnin si të gjitha shoqet e tyre.
Ato treguan më tej se dy vajzat që tronditën Shqipërinë mbarë me historinë e tyre, ishin ndryshe nga shoqet e tyre.
Ndërsa, babai i vajzave, sipas mësueseve në fjalë, një ish-mësues me profesion, ishte një person mjaft i respektuar në qytetin e Përmetit.
“I njoh që të dyja vajzat, Blerta ka mbaruar në 2005-ën, i mbaroi të katërta vitet këtu te ne. Ndërsa Anisa ka mbaruar vetëm 2 vite dhe prej andej është larguar për në Tiranë. Jam tronditur shumë, kam kaluar në gjendje shoku. Kisha shumë respekt për të ëmën e vajzave dhe për vetë vajzat, për vetë familjen nga rridhte, ishin vajza shumë të mira. E ëma shiste në treg, kisha kontakt me të, thjesht si qytetare. Njihja babanë e tyre, sepse ishte pak a shumë moshatar me mua. Ka qenë njeri i respektuar dhe i nderuar në qytetin tonë. Jo nuk ka punuar, sepse ai kishte vite që kishte pësuar trombozën në krahë dhe nga kjo ai ka përjetuar traumë si person,”- u shpreh mësuese Luljeta.
“Po mesa mbaj mend, sepse të dyja vajzat i kam fytyra të njohura, për Anisën e kam pasur nxënëse. Ajo që mbaj mend është vajza të sjellshme, të rregullta, shembullore të qeta, vajza korrekte dhe me dëshirë për të mësuar. Nuk e kam ditur këtë pjesën e sektet fetare. Ishin korrekte si fëmijët e tjerë. Ishin vajza të qeta dhe jo shumë të hedhura në shoqëri, jo që të qeshnin e të luanin shumë si të gjithë të tjerët,”– vijoi mësuese Elona.
Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik, ku në pallatin parafabrikat në Kombinat, u gjetën dy trupat e vdekur të Zhaneta dhe Anisa Josifit (nënë e bijë).
Në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, për të cilat ende vijojnë hetimet për të gjetur se kujt sekti fetar i përkiste familja Josifi.
Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës. Ajo tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe dëshmia e saj pritet të zbardhë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dy shtetas turq janë vënë në pranga pasi akuzihen se kanë udhtruar dhunë ndaj policisë shqiptare dhe kanë grushtuar efektivët. Sipas njoftimi...
DURRËS– Një 60- vjeçare me inicialet F.ZH., është gjetu r vdekur në plazhin e Durrësit.Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 të Durrësit. Parapra...
TIRANË– Shefi i Urgjencës Kombëtare Skëndër Brataj tha në studion e ABC News se mbi 60% e personave të infektuar me koronavirus kanë forma të lehta d...
TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 6 tifozë të cilët gjatë ditës së djeshme kanë prishur qetësinë publike dhe janë grumbulluar rreth stadiumi...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin për katër tëe arrestuarit të cilët janë shpallur fajtor për vjedhjen dhe dhunimin e kambistit Agron Shima,...
TIRANË– Gjykata e Posaçme ka dënuar me 73 vite burg, shtatë anëtarët e grupit që trafikonin klandestinë shqiptarë drejt Amerikës.Mësohet se Gazmend ...
TIRANË– Agjensia më e madhe e hapësirës në botë NASA ka ndarë një video befasuese ku shihet se si ka shkatërruar një tank oksigjeni 20 metra të lartë...
TIRANË- Varreza tumulare të 3500 viteve më parë dhe artefaktet e gjetura në të janë pasaporta ilire në Himarë. Trashëgimia që konsiderohet ndër më të vyera...
TIRANË– Pastori Fitor Muça ka pranuar se i njihte motrat Josifi dhe nënën e tyre Zhaneta, të cilat besonin tek ringjallja dhe sollën horrorin në Kom...
TIRANË- Mjeku i Urgjencës, Petrit Vargu tha për Euronews Albania se situata nga COVID-19 në Shqipëri nuk është menaxhuar siç duhet që nga fillimi i ...