LIVE UPDATES
Aktualitet

Numri ‘2’ i Antimafias vjen në Shqipëri, këshillon Ramën për krimin e organizuar

31 Tetor 2021, 21:00 Nga DOSJA
Numri ‘2’ i Antimafias vjen në Shqipëri, këshillon

TIRANË– Francesko Mandoi, ish-zëvendës prokurori italian i Antimafias, do të këshillojë qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama për çështjet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar. Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në ceremoninë e organizuar për Francesko Mandoin ku iu dorëzua çelësi i Tiranës për kontributin që i kanë dhënë drejtësisë shqiptare. Kreu i Bashkisë e ka quajtur Mandoin një hero të ditëve të sotme në luftën e paepur me të keqen dhe padrejtësinë. Teksa fliste për të, Veliaj tha se Mandoi ka pasur një propozim nga kryeministri Edi Rama për të qenë këshilltar i tij për çështjet e krimit të organizuar.

“Francesco ka bërë pafund miq, ka lënë një hapësirë të çmuar në vendin tonë, ka qenë një prezencë konstante maturie, pjekurie, këshillimi dhe mentorimi për të gjithë ata që kanë punuar me të në institucionet e drejtësisë, apo të qeverisë. Ndaj jam shumë i lumtur që jemi sot këtu për të respektuar mikun tonë të vyer teksa përfundon një fazë të karrierës së vet për të marrë stafetën e një faze tjetër të misionit të tij si një njeri i drejtësisë dhe të së drejtës. Në betejën e përditshme të të mirës dhe të keqes, të mafies dhe antimafies, të të ligës dhe të urtës ne na duhet që gjithmonë të lartësojmë heronjtë tanë, heronjtë e të mirës, heronjtë e të drejtës, heronjtë e të urtës. Ndaj dhe sot është një ceremoni për të lartësuar një hero të shteteve tona të përbashkëta, Italisë dhe Shqipërisë, një hero që kaloi 30 vitet e fundit duke kontribuar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut e kudo ku është thirrur në mision për të shërbyer. Miku ynë Francesco Mandoi ka pasur një propozim nga kryeministri Edi Rama për të qenë këshilltar i tij për çështjet e krimit të organizuar,”- tha Veliaj.

Vete magjistrati italian, numri dy i Antimafias italiane Francesco Mandoi, tregoi mësimin më të madh të marrë nga simboli i luftëtarit pakompromis kundër mafies. Ai ka nënvizuar edhe faktin se këto vlera i ka gjetur të ngulitura në Shqipëri.

“Një nga gjërat që Giovanni Falcone na mësoi ne prokurorëve, – unë pata rastin ta njoh personalisht edhe në cilësinë e dekanit të Shkollës së Prokurorisë, – ishte: Mafia luftohet me kultin e ligjshmërisë dhe këtu ka të drejtë edhe kryebashkiaku Veliaj, kulti i ligjshmërisë është një detyrë e komuniteteve, bashkive, shkollave dhe të gjithëve ne që të bëjmë të mundur që një shoqëri të ketë mundësi të rritet me vlera. Ndër shumë gjëra që ky vend më ka mësuar është që të mos besoj tek stereotipet. Ky është një vend që të ndryshon, të ndryshon perspektivën, stereotipet. Është një vend tek i cili nëse vjen me disa paragjykime, më pas do kuptosh se nuk ke pasur të drejtë. Pikërisht këtë krenari të veçantë, që nuk është vetëm krenaria e të qenit shqiptar, por dhe krenaria e faktit që i përket një kulture antike tek e cila disa vlera janë absolute dhe të panegociueshme më ka mësuar Shqipëria. Ndaj ka qenë e lehtë të përshtatem me të parin prej këtyre mësimeve të Giovanni Falcones,”-shtoi ai.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, i cili vlerësoi dhe ekspertizën që Mandoi ka dhënë për Reformën në Drejtësi.

“Italia dhe Shqipëria bashkëndajnë një fat të përbashkët. Jemi vende speciale njëri për tjetrin. Mes shumë të tjerash qëndron mbështetja për Reformën në Drejtësi, një reformë thelbësore, sidomos në një fazë kur në muajt e ardhshëm do fillojnë më në fund negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Fakti që BE më në fund i ka dhënë rrugë të lirë Shqipërisë dëshmon pikërisht këtë aksion të madh të zhvilluar nga Shqipëria së bashku me Italinë. Kemi bërë hapa të mëdha përpara, kemi shënuar dhe mjaft suksese dhe këto falë edhe rolit që ka luajtur Francesko Mandoi në këto vite,” u shpreh Bucci.

Mandoi, një ish-nxënës i gjyqtarit të vrarë nga mafia, Giovani Falconi, ka qenë prej më tepër se 3 dekadash nr. dy i Antimafias italiane. Ai është një prej figurave historike të luftës kundër krimit të organizuar në Itali dhe së fundmi edhe në Shqipëri. Në prill të këtij viti, magjistratit Francesco Mandoi iu dha nderi “Akademik Papnor” në “Pontificia Açademia Mariana Internationalis”, një nga shtatë akademitë pontifikale të koordinuara nga Këshilli i Vatikanit për Kulturën.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama erion veliaj fabrizio bucci francesco mandoi edi rama erion veliaj fabrizio bucci francesco mandoi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj