LIVE UPDATES
Aktualitet

Nxjerrja e të dhënave personale, reagon për herë të parë Avokati i Popullit: E paligjshme!

20 Prill 2021, 05:18 Nga DOSJA
Nxjerrja e të dhënave personale, reagon për herë të

TIRANË– Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me publikimin e të dhënave personale të qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Avokati i Popullit e quan një akt të jashtëligjshëm përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve, ndërsa kërkon që autoritetet të marrin masa të menjëhershme.

Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet shtetërore dhe ligjzbatuese të marrin çdo masë të nevojshme për të ndalur çdo përdorim të paligjshëm të të dhënave personale dhe nga çdo forcë politike të distancohet në mënyrë të qartë nga të tilla praktika që cënojnë të drejtat e njeriut. Çdokush që ka mbledhur, përpunuar apo ruajtur të dhëna personale është përgjegjës për të shpërblyer dëmin që u vjen qytetareve sipas nenit 17 të ligjit Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në reagim.

REAGIMI:

Duke marrë shkas nga shqetësimet e një numri të madh qytetarësh lidhur me akuzat për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave të tyre personale nga një subjekt politik, konkretisht Partia Socialiste e Shqipërisë, Institucioni i Avokatit të Popullit thekson se marrja dhe përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve nga cilado parti politike është i paligjshëm, me përjashtim të rastit, nëse vetë qytetarët kanë dhënë një autorizim të posaçëm me shkrim për përdorimin e tyre për qëllimin e lejuar, apo për raste të tjera të veçanta të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Nga të dhënat paraprake dhe komunikimet publike nuk rezulton që mbledhja e të dhënave të ekspozuara publikisht të plotësojë këto kushte.

Mbledhja e të dhënave personale të shtetasve pa pëlqimin e tyre, lidhet drejtpërdrejt me jetën e tyre private. E drejta për mbrojtje të të dhënave personale bën pjesë tek të drejtat e mbrojtura nga neni 8 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), e cili garanton të drejtën për respektim të jetës private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës dhe përcakton kushtet sipas së cilëve lejohen kufizimet e kësaj të drejte, e për të cilën Gjykata Europane e të Drejtave të Njeriut ka një jurisprudencë të pasur.

Edhe Konventa nr.108 e Këshillit të Europës, si akti ligjor detyrues në nivel ndërkombëtar trajton në mënyrë të posaçme mbrojtjen e të dhënave të individëve.

Asnjë autoritet publik nuk mund dhe nuk duhet të ndërhyjë ndaj ushtrimit të kësaj të drejte, përveç rasteve të parashikuara nga ligji, si për shembull në interes të sigurimit kombëtar, sigurisë publike, ose mirëqënies ekonomike të vendit, për parandalimin e çrregullimeve ose krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të tjerëve.

Kjo e drejtë themelore është e sanksionuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe më konkretisht në nenin 35 të saj parashikohet qartë se askush nuk mund të detyrohet, përveçse kur e kërkon ligji, të bëjë publike të dhëna që lidhen me personin e tij. Mbledhja, përdorimi dhe bërja publike e të dhënave rreth personit, bëhet me pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj, përjashtime të cilat nuk lidhen në asnjë rast me sa është bërë publike përmes medias por edhe pranuar në qëndrime publike nga përfaqësues të ndryshëm politikë gjatë kësaj jave.

Edhe më shqetësues është fakti që si argument për të mohuar marrjen apo rrjedhjen e këtyre të dhënave nga institucione shtetërore, përfaqësues të kësaj force politike deklarojnë se këto të dhëna janë mbledhur për vite e përditësuar ndër vite pa u shqetësuar për faktin se ligji e ndalon një gjë të tillë.

Mendimet dhe bindjet politike, hyjne tek të dhënat sensitive dhe thellësisht konfidenciale ku përfshihet çdo informacion për individin, që ka të bëjë me origjinën e tij racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar apo filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale.

Por përpunimi i të dhënave personale, të përcaktuara në kuadër të veprimtarive të parandalimit dhe ndjekjes penale, për kryerjen e një vepre penale kundër rendit publik dhe të veprave të tjera në fushën e të drejtës penale, apo edhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, mund të kryhet vetëm nga autoritetet zyrtare të përcaktuara në ligj.

Institucioni i Avokatit të Popullit dëshiron të qartësojë opinion publik se ka një mandat të kufizuar në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, pasi me miratimin e ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” mbikqyrja dhe monitorimi i mbrojtjes së të dhënave personale i ka kaluar Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, institucion i posaçëm i pavarur.

Avokati i Popullit vijon ta ketë garantimin e kësaj të drejte si pjesë të mandatit të tij promovues në kuadrin e të drejtave themelore të njeriut dhe në çdo rast do të kërkojë nga çdo institucion shtetëror të garantojë zbatimin e kësaj të drejte në standardin më të lartë të saj.

Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet shtetërore dhe ligjzbatuese të marrin çdo masë të nevojshme për të ndalur çdo përdorim të paligjshëm të të dhënave personale dhe nga çdo forcë politike të distancohet në mënyrë të qartë nga të tilla praktika që cënojnë të drejtat e njeriut. Çdokush që ka mbledhur, përpunuar apo ruajtur të dhëna personale është përgjegjës për të shpërblyer dëmin që u vjen qytetareve sipas nenit 17 të ligjit Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Së fundmi, Avokati i Popullit shpreh shqetësimin se liria e medias duhet të garantohet thelbësisht dhe se hapësira demokratike në vend nuk duhet të cënohet.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet avokati i popullit investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale avokati i popullit investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Prill 2021, 21:23

BERAT– Bashkia Berat ka hedhur poshte akuzat e ngritura nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme, e cila bllokoi një furgon me ndihma dhe akuzpi Partinë Socialis...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj