Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
OBSH-ja bën thirrje që të ndalen programet e dozave përforcuese të vaksinave: Duhet të vaksinohen qytetarët e vendeve të
4 Gusht 2021, 17:58Nga DOSJA
SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për ndalje të përkohshme të programeve për dhënie të dozave përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit, ndërkohë që vendet e varfra janë ende duke pritur të sigurojnë vaksinat.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka kritikuar planet për dozë të tretë të vaksinës, të cilat janë duke i shqyrtuar një mori shtetesh.
Tedros ka thënë se programet e dozave përforcuese, të cilat janë duke u zbatuar në disa vende, duhet të pezullohen të paktën deri në fund të shtatorit, kur 10 për qind e popullsisë mund të jetë e vaksinuar.
“Shtetet me të ardhura të larta kanë dhënë 100 doza vaksinash për 100 banorë”, ka thënë Tedros.
“Në të njëjtën kohë, shtetet me të ardhura të vogla kanë dhënë 1.5 doza për 100 persona, sepse kanë mungesë të tyre. Ne duhet të ndryshojmë këtë gjë urgjentisht, në mënyrë që shumica e vaksinave të ndahen për vendet me më pak të ardhura, dhe jo për ato më të pasurat”.
Kjo thirrje ka ardhur ndërkohë që OBSH-ja ka raportuar se një variant i koronavirusit, i identifikuar në Peru, nuk është aq ngjitës sikurse varianti Delta.
OBSH-ja ka thënë po ashtu të mërkurën se u rekomandon nënave të vaksinuara, që bien në kontakt me koronavirusin, që të vazhdojnë të ushqejnë me gji foshnjat e tyre, pasi vaksina nuk përbën rrezik për fëmijët e tyre dhe se antitrupat në qumësht mund t’iu ndihmojnë për t’u mbrojtur nga infeksioni.
REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË- Dy vatra zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në Malishevë të Kosovës. Komuna e Malishevës në një njoftim ka bërë me dije se vatrat e zjarrit k...
KOSOVË- Gjykata Themelore në Kosovë ka lënë në paraburgim për 30 ditë, për personin me iniciale S.G, i cili ka mashtruar familjarët e biznesmenit të zhduk...
GREQI- Media greke Protothema ka shkruar një artikull, ku sipas saj, zjarret në Shqipëri kanë hyrë në territorin grekë. Protothema shkruan se zjarret kanë kapur...
ITALI- Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil në Itali (ENAC) u ka bërë thirrje linjave ajrore Volotea dhe Wizz Air që të respektojnë Rregulloren e Komunitetit ...
Për katër muaj, Kosova ka importuar nga Serbia mallra në vlerë prej 92 milionë e 550 mijë eurove sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës [ASK]....
SERBI– Autoritetet serbe kanë bërë me dije se janë gjetur shtatë emigrantë të huaj pa dokumenta në një kamion i cili po transportonte patatina.Sipas media...
Ministria e Jashtme serbe ka njoftuar më 4 gusht për vdekjen e papritur të ambasadorit të Serbisë në Rusi, Mirosllav Llazanski.Ambasadori i ndjerë tashmë, 71-vj...
KOSOVË-Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se nga 3,160 teste të kry...
GREQI- Vetëm një ditë pas vrasjes makabre që tronditi Greqinë ku burri ekzekutoi me 8 plumba në mes të tavernës gruan e tij, policia ka zbuluar detaje të reja n...