Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHQIPËRI– OFL (Operacioni Forca e Ligjit”) u ka dërguar formularët 3 të dënuarve, Behar Bajrit, Artan Prengës dhe Arben Ghetës. Tre të dënuarit duhet të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve.
Behar Bajri u lirua nga gjykata më 29 qershor. Gjykata e Shkodrës dha masën “detyrim paraqitje” për numrin dy të grupit të Bajrit, duke e akuzuar vetëm për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie. Po kështu pak kohë më parë, Bajri u risoll në media për lidhjen e tij me një infermiere 32-vjeçare nga Tirana, e cila figuronte si punonjëse në spitalin e Shkodrës. Dosja e emërimeve në punë dhe influenca që grupi Bajri kishte në Shkodër pushtoi faqet e para të mediave. (Lexo këtu)
Ndërkohë Artan Prenga është dënuar për shfryrëzim prostitucioni dhe Arben Ghete për trafik droge.
Njoftimi i Policisë:
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
B. B., banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”;
A. P., banues në Mirditë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim;
A. G., i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar një 60-vjeçar me iniciale P.L si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij me iniciale A.L, të cilët akuzohen se k...
SHKODËR-Policia e Shkodrës ka vijuar kontrollet për zbatimin e karantinës të personave të prekur nga COVID-19. Blutë e Shkodrës disponojnë listat me emrat ...
TIRANË- Pushohet çështja penale për Gjergj Cukalin. Prokuroria e Tiranës ka vendosur të mbyllë dosjen për ekzekutimin e ish-efektivit të Policisë, A...
BERAT-Policia e Beratit ka vijuar operacionin “Kredia”, duke arrestuar edhe dy persona të tjerë. Mësohet se në pranga kanë rënë E.I. dhe F.D., 26 vj...
TIRANË- Ditën e nesërme do të jepet masa e sigurisë së ish-kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakun.Kajmaku u arrestua një ditë më parë në ambientet e një ...
TIRANË- Shkon në 83 numri i viktimave nga COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetë dy pacientë tek Infektivi. Sipas MSH-së viktimat janë një 58-vje...
VLORË -Ambasadorja amerikane, Yuri Kim vizitoi dje një fabrikë të vajit të ullirit në Qeparo. Edhe pse vendi ndodhet në një situatë kritike për shkak të CO...
SHQIPËRI- COVID-19 shkakton 2 viktima të tjera. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se viktimat janë një 58-vjeçar dhe një 59-vj...
DURRËS- Policia e Durrësit ka gjobitur me 10 milionë lekë lokalin “Muzikë live” në Durrës. Mësohet se gjoba është vënë pasi në lokal kishte muzikë të lartë...
FUSHË-KRUJË -Policia e Krujës ka arrestuar një 72-vjeçar me iniciale B.S., si dhe ka shpallur në kërkim 26-vjeçarin R.L. Këta persona në...