Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI– Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht situatës së pandemisë. Sipas një raporti të Komsionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, mesatarja e refugjatëve në vitin 2020 ishte mbi 550 për 100 mijë banorë për Shqipërinë, një tendencë dukshëm në rritje në raport me vitin 2015 kur janë krahasuar të njëjtat shifra dhe treguesi ishte rreth 350 për 100 mijë banorë.
Ky tregues është përpiluar nga UNHCR, Agjencia e KB për Refugjatët, dhe sipas raportit përdor të dhëna për nivelet e refugjatëve që janë mbledhur në mënyrë rutinore nga UNHCR përmes Rishikimit të saj vjetor të Statistikave të Popullsisë (PSR), duke përfshirë të dhëna në nivel vendi nga sistemet administrative të azilit dhe bazat e të dhënave direkte të regjistrimit të refugjatëve.
Shqipëria vitet e fundit ka pasur një nivel të lartë të kërkesave për azil, duke u renditur e dyta në botë në raport me popullsinë (shënim i Monitor). Pas Shqipërisë ndodhet Turqia e cila ka pasur një rritje të shtetasve që lënë vendin në raport me popullsinë totale në vitin 2020 kur krahasimi bëhet me 5 vite më parë. Por pavarësisht tendencës së ngjashme Turqia ka vetëm 100 refugjatë për 100 mijë banorë. Raporti i Kombeve të Bashkuara nënvizon se tendenca e vendeve të tjera në rajon është krejt e kundërt. Pra nëse krahasohen shifrat e 2015 me ato të 2020 ka pasur përmirësim pra më pak largime.
“Në nivel global indikatori ka shënuar rritje të proporcionit të refugjatëve nga 216 për 100 mijë banorë në 2015 në 307 për 100 mijë banorë në vitin 2020. Raporti i refugjatëve që kanë origjinën nga një nga vendet e UNECE ka rënë nga 48 në 26 për 100 mijë banorë. Në terma absolutë numri i refugjatëve që kanë origjinën nga këto vende ka rënë nga 607 mijë në 343 mijë. Reduktimi i numrit të refugjatëve me origjinë nga vendet e UNECE kryesisht udhëhiqet nga rënia e dukshme e refugjatëve nga Ukraina. Rënie e dukshme u shënua edhe nga vende si Kroacia, Serbia dhe Kosova. Nga ana tjetër ka pasur një rritje të dukshme të numrit të refugjatëve që vijnë nga Shqipëria dhe Turqia në raport me numrin total të popullatës së tyre”, thuhet në raportin e UNECE.
Ky insitucion ka analizuar tendencën e emigracionit në kuadër të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Në këtë rast në thelb ishte objektivi 10 për Zhvillimi të Qëndrueshëm që ka të bëjë me uljen e pabarazisë mes vendeve më së shumti targeton lehtësimin e migrimit të rregullt, të sigurt dhe të pëgjegjshëm e lëvizshmërinë e njerëzve përfshirë përmes zbatimit dhe planfikimit të politikave migratore të mirëmenaxhuara./ N.Maho
Refugjat është një person i cili është larguar nga vendi i tij sepse rrezikohet nga shkelja serioze e të drejtave të njeriut dhe persekutimit. Rreziqet për sigurinë dhe jetën janë aq të mëdha sa menduan se nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të largoheshin dhe të kërkonin siguri jashtë vendit të tyre sepse qeveria e tyre nuk mund ose nuk do t’i mbrojë ata nga ato rreziqe. Refugjatët kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare (perkufizimi sipas Amnisty International).
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Mungesa e një marrëveshjeje për njohjen e kontributeve të emigrantëve shqiptarë që kanë punuar prej vitesh në Itali dhe janë kthyer po i përball me vështirësi t...
TIRANË– Pjesa e Shqiptarëve që mbajnë euro cash është rritur vitet e fundit, pas rënies që kishte pësuar pas vitit 2007. Ashtu si edhe në Shqipëri, p...
TIRANË– Të menaxhosh një biznes, sidomos të vogël sa vjen e po bëhet më e vështirë. Rënia e konsumit, shtimi i konkurrencës nga zinxhirët dhe qendrat...
Ligji i ri “Për shërbimet e pagesave” do të ndikojë në rritjen e volumit të pagesave lokale, që kryhen nëpërmjet platformave dixhitale.Në një intervistë për rev...
Të dhënat laboratorike, projeksionet vendase dhe të huaja, tregojnë se kulmi i pandemisë ka kaluar në muajin shkurt 2021, por imuniteti i tufës është ende larg....
SHQIPËRI – Kriza pandemike nxori të papunë 43, 000 persona në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Sipas INSTAT, në fund të vitit kishte gjithse...
Koha vazhdon të diktojë nevoja të pashmangshme për shërbime e lehtësira që mund t’i ofrojë vetëm teknologjia. Ndërkaq njerëzit ndihen gjithnjë e më në ngut e do...
TIRANË– Mjekja pediatre Valbona Shahinaj ka deklaruar se numri i fëmijëve të prekur nga Covid është shumë më i lartë sesa ai është që raportuar deri më tan...
Interesat e kredisë konsumatore në lekë pësuan një rënie të lehtë vitin e kaluar.Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, kredia në lekë për mallra të që...
Regjimi komunist në Shqipëri e shkatërroi pronën private thuajse tërësisht, duke zbehur në këtë mënyrë edhe instrumentin e trashëgimisë.Por aktualisht shqiptarë...