LIVE UPDATES
Bota

‘Omicron po tërbohet nëpër botë”, Fauci: Na presin javë, muaj të vështirë

20 Dhjetor 2021, 10:42 Nga DOSJA
‘Omicron po tërbohet nëpër botë”, Fauci: Na

SHBAEksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, paralajmëroi një dimër të vështirë përpara, si pasojë e përhapjes së variantit Omicron të koronaviusit.

Fauci tha se Omicron ka “aftësi të jashtëzakonshme për t’u përhapur” dhe se “po tërbohet nëpër botë”.

Varianti do të nënkuptojë “disa javë ose muaj të vështirë”, tha ai për transmetuesin amerikan NBC.

Fauci tha se situata në spitale do të jetë “shumë stresuese” nëse tendencat aktuale vazhdojnë, veçanërisht në zonat me nivele të ulëta vaksinimi. Ai përsëri u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, vetëm rreth 61 për qind e amerikanëve kanë marrë dy doza të vaksinës kundër koronavirusit dhe 29 për qind kanë marrë edhe dozën e tretë apo përforcuese.

Omicron tani përbën rreth 3 për qind të rasteve në Shtetet e Bashkuara. Përqindja pritet të rritet me shpejtësi, siç ka ndodhur edhe në vendet e tjera. Prejse është raportuar për herë të parë në Afrikën e Jugut në muajin nëntor, Omicron është identifikuar edhe në dhjetëra vende të tjera, duke bërë që shumë prej tyre t’i rikthejnë kufizimet në udhëtim dhe masat e tjera.

Holanda ka kufizuar tashmë punën e bizneseve, shkollave dhe vendeve argëtuese.

Drejtori i Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë në SHBA, Francis Collins, i tha transmetuesit amerikan CBS se numri i të infektuarve me Omicron do të rritet ndjeshëm në dy javët e ardhshme. Collins tha se Shtetet e Bashkuara po përgatiten për rëndimin e situatës dhe shtoi se presidenti Joe Biden do t’i shpalosë planet e reja kur t’i drejtohet kombit për pandeminë, më 21 dhjetor. Biden po ashtu pritet të përsërisë thirrjen për vaksinim.

As Fauci, as Collins nuk u kërkuan qytetarëve të vaksinuar amerikanë që t’i anulojnë planet e udhëtimit për festat e fundvitit, por thanë se njerëzit duhet të mbajnë maska gjatë gjithë kohës në aeroporte, në aeroplanë, në trena dhe në autobusë.

Planet e tilla, megjithatë, mund të prishen nga kufizimet ndërkombëtare të udhëtimit. Izraeli shtoi të hënën Shtetet e Bashkuara në listën e “ndalimit të fluturimeve”, duke u thirrur në shqetësimet për përhapjen e variantit Omicron.

Sipas masës së re, e cila hyn në fuqi më 21 dhjetor, izraelitëve do t’iu duhet leje e posaçme për të fluturuar drejt SHBA-së – njërin prej më shumë se 50 vendeve drejt të cilave qytetarët izraelitë nuk mund të udhëtojnë.

Këto vende përfshijnë edhe Belgjikën, Gjermaninë, Hungarinë, Portugalinë, Kanadanë, Zvicrën e Turqinë.

Në Shtetet e Bashkuara, dy senatorë amerikanë njoftuan tashmë se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Elizabeth Warren dhe Cory Booker thanë se janë të vaksinuar plotësisht, përfshirë edhe dozat përforcuese.

Gjermania, e cila tashmë ka një numër kufizimesh, përfshirë ndalimet për njerëzit e pavaksinuar në shumicën e vendeve publike, përjashtoi mundësinë e izolimit përpara Krishtlindjeve, por një grup këshillimor qeveritar tha të dielën se nevojiten urgjentisht masa të reja.

Omicron i ka dhënë një “dimension të ri” pandemisë, sepse “po infekton shumë njerëz në një kohë shumë të shkurtër dhe prek më shumë të shëruarit dhe të vaksinuarit”, thanë ekspertët.

Ata paralajmëruan mbingarkesë në spitale dhe shërbime shëndetësore, nëse nuk ndërmerren hapa të mëtejshëm. Ata gjithashtu u kërkuan njerëzve që t’i reduktojnë kontaktet e tyre me të tjerët, në ditët në vijim.

Marrë nga; REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota anthony fauci francis collins varianti omicron anthony fauci francis collins varianti omicron

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj