E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
BEOGRAD – Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç nuk sheh asnjë ndryshim mes “Open Ballkan” dhe Procesit të Berlinit. Gjatë vizitës në Serbi, kreu i qeverisë malazeze arsyetoi se vendi i tij nuk i është bashkuar nismës së disa vendeve të Ballkanit, mes tyre dhe Shqipëria, pasi tashmë ekziston një proçes i ngjashëm që është “Proçesi i Berlinit” (projekti i BE-së për t’u zgjeruar me vendet e Ballkanit Perëndimor).
Në intervistën për agjencinë mediatike serbe “Tanjug”, kreu i qeverisë malazeze theksoi se nuk është kundër asnjë iniciative të përbashkët që siguron lëvizjen e shpejtë të qytetarëve në kufij, duke lënë ende në dyshim nëse do Mali i Zi do t’i bashkohet nismës.
“Nuk shikoj ndonjë ndryshim të madh midis ‘Proçesit të Berlinit’ dhe ‘Ballkanit të Hapur’. I vetmi ndryshim është se te ‘Ballkani i Hapur’ do të drejtonim vetë, kurse tani udhëhiqemi nga të tjerë. Jam në favor për të patur pavarësi, por duhet të ketë institucione që kanë autoritet për të siguruar këtë gjë. Nëse këto institucione ekzistojnë brenda kornizës së Proçesit të Berlinit dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, përse do të bënim hap pas?! Unë nuk jam kundër asnjë iniciative që synon lëvizjen e shpejtë të qytetarëve në kufij”, bëri me dije kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç për “Tanjug”.
Sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Serbi në kuadër të takimit për “Ballkanin e Hapur” së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov. Ndërkohë që po sot në Serbi po zhvillonte një vizitë zyrtare edhe Krivokapiç, i cili u ftuar që të qëndronte edhe për darkë me politikanët e sipërpërmendur.
LAJMI KRYESOR: ‘Open Ballkan’! Zaev mungon, nismës i bashkohet Mali i Zi, sot të gjithë për darkë
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
PRISHTINË – Mbesa e emblemës së Luftës së Kosovës dhe UÇK-së Adem Jashari, Sala, është zgjedhur anëtare e Kuvendit Komunal të Skënderajt. Pas ...
AUSTRALI – Ditën e sotme në mëngjes mori fund një nga kërkimet më të mëdha dhe më intensive në historinë e policisë së Australisë perëndimore Lajmi për r...
GJENEVË – Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi ditën e sotme shpërndarjen dhe përdorimin e vaksinës indiane “COVAXIN” në mbarë botën. Selia bot...
SHBA – Votuesit e Bostonit, shënuan një moment kyç në historinë e gjatë politike të qytetit, duke zgjedhur për herë të parë një grua në postin e kr...
GREQI – Gjashtë persona ranë në rrjetat e Prokurorisë së Drogës dhe Sigurimit të Atikës, Greqi, të cilët thuhet se janë anëtarë të një prej karteleve më t...
TURQI – Ditën e martë kanë nisur stërvitjet “Mesdheu Lindor 2021” të cilat organizohen nga Turqia dhe nga Komanda e Forcave Detare Turke.Sipas...
KOSOVË –Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë e para për nga numri i votave në zgjedhjet e 17 tetorit për kuvendet komunale në Kosovë.Kjo parti ...
MBRETËRI E BASHKUAR – Paul Mason, 61 vjeç, nga Ipswich, në Mbretërinë e Bashkuar, i njohur edhe si Ish-njeriu më i shëndoshë në botë ka tregua...
HAGË – Avokati Samuel Blom-Cooper, një nga pesë avokatët që përbëjnë mbrojtjen e tij në Hagë, është tërhequr nga pozicioni dh nuk do të jetë më avoka...
KOSOVË- Personi i dyshuar për kërcënimin ndaj kryeministrit Albin Kurti, Kujtim Kurti ka dhënë detaje lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të. Gazeta Ekspress ...