LIVE UPDATES
Politike

Opinionet e Venecias, PD: Faktuan synimin e Ramës për të kapur drejtësinë dhe për t’i mbyllur gojën medias

20 Qershor 2020, 13:02 Nga DOSJA
Opinionet e Venecias, PD: Faktuan synimin e Ramës për të kapur

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sot, një ditë pas publikimit të opinionit të Venecias. Në një deklaratë nga selia blu, Edmond Spaho është shprehur se opinionet e fundit të Komisionit të Venecias, për Gjykatën Kushtetuese dhe ligjin për mediat që njihet si “paketa antishpifje”, provuan se 15 kushtet e integrimit nuk janë për Shqipërinë, por për Edi Ramën.

Sipas Spahos kushtet për hapjen e negociatave vetëm sa shtohen nga viti në vit, dhe shton se kur Rama mori pushtetin ishin vetëm 3, tani janë 15 kushte për t’u plotësuar, në mënyrë që Shqipëria të nisë bisedimet për anëtarësim. “Me vendimin e vet, Komisioni i Venecias e faktoi synimin e Edi Ramës për të kapur çdo organ të sistemit të drejtësisë, duke i grabitur Presidentit të drejtën kushtetuese për emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese”, tha ndër të tjera nënkryetari i PD.

DEKLARATA E PLOTË

Me Edi Ramën në krye të qeverisë, Shqipëria ka mbetur shumë mbrapa me integrimin europian të vendit, ka mbetur shumë mbrapa me krijimin e kushteve që qytetarët shqiptarë të gëzojnë të njëjtat të drejta si qytetarët europianë. Edhe dje, vendimi i Parlamentit Europian për 15 kushtet përpara nisjes së negociatave, provoi se me Edi Ramën, shqiptarët vetëm humbasin kohë të çmuar. Kushtet për hapjen e negociatave vetëm sa shtohen nga viti në vit. Kur mori pushtetin ishin vetëm 3, tani janë 15 kushte për t’u plotësuar, në mënyrë që Shqipëria të nisë bisedimet për anëtarësim.

Opinionet e fundit të Komisionit të Venecias, për Gjykatën Kushtetuese dhe për ligjin e censurës së medias, provuan se 15 kushtet e integrimit nuk janë për Shqipërinë, por për Edi Ramën. Ligji i censurës është vepër e tij. Bllokimi i Gjykatës Kushtetuese është, gjithashtu, vepër e tij me qëllim kapjen e saj. Të dyja janë pjesë e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, të cilat lidhen edhe me një kusht të tretë. Është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë për legjitimitetin e votimeve të 30 Qershorit të vitit të kaluar. Prandaj Edi Rama e bllokoi dhe nisi konfliktin me Presidentin, derisa të sigurohej se skema e grabitjes së vendeve në Gjykatë Kushtetuese dhe kapja e saj do të funskiononte. Sa më gjatë pa Gjykatë Kushtetuese, sa më gjatë me gjyqtarë nën presion, aq më shumë përfiton Rama me vendimet e paligjshme, aq më shumë mbetemi peng në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian. Me vendimin e vet, Komisioni i Venecias e faktoi synimin e Edi Ramës për të kapur çdo organ të sistemit të drejtësisë, duke i grabitur Presidentit të drejtën kushtetuese për emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti ka meritën se qëndroi në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk iu nënshtrua presionit kriminal të regjimit në ikje për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Për të fshehur të vërteta e keqqeverisjes së tij, Edi Rama tentoi t’i mbyllë gojën medias me ligjin e censurës. Njeriu që kontrollon pjesën më të madhe të televizioneve, me ligjin antidemokratik të censurës tentoi të mbajë nën presion edhe median online. Edhe kjo tentativë antidemokratike e kryeministrit të kalbur nga korrupsioni 8 vjeçar, u frenua nga Komisioni i Venecias, duke i dhënë Shqipërisë shansin të përmbushë 2 nga 15 kushtet për hapjen e negociatave. Shqiptarët e kanë kuptuar se Edi Rama nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, sepse ai nuk e do integrimin. Ai e ka zhytur vendin në një krizë të thellë ekonomike dhe politike. Të drejtat e qytetarëve nuk respektohen, vendet e punës janë të pasigurta, sepse qeveria dhe kryeministri i vendit janë lidhur dhe i shërbejnë një oligarkësh dhe kriminelësh, që mbajnë peng të ardhmen e vendit. Ajo që na duhet për të zhbllokuar rrugën e integrimit  europian është një parlament dhe një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme. Ato janë hapi i parë dhe më i sigirtë për të bërë Shqipërinë si Europa.

Një ditë më parë Komisioni i Venesias publikoi opinionet për dy çështje, emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe paketën antishpifje. Sipas Komisionit të Venecias për emërimet e gjyqtarëve kishte të drejtë Presidenti Ilir Meta dhe kishte bërë gjënë e duhur me moslejimin e betimit të Arta Vorpsit. Ndërkohë për ligjin e medias që njihet si paketa antishpifje, Venecia kritikon qeverinë dhe shprehet se AMA duhet të jetë një ogran i pavarur dhe ligji cënon lirinë e medias.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond spaho komisioni i venecias opinioni i venecias per meten paketa antishpifje edmond spaho komisioni i venecias opinioni i venecias per meten paketa antishpifje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj