LIVE UPDATES
Politike

Opozita dogji mandatet, Rama: Nuk ka zgjedhje të parakohshme, jemi gati për dialog

21 Shkurt 2019, 16:53 Nga DOSJA
Opozita dogji mandatet, Rama: Nuk ka zgjedhje të parakohshme, jemi gati

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me qeverisje e tij për 5 vite e gjysmë dhe për djegien e mandateve të opozitës.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se opozita e ka humbur logjikën dhe nuk ndërmerr më veprime në favor të qytetarëve, pasi i ka zënë frika e drejtësisë së re. Gjithashtu Rama i ka dhënë fund aludimeve për zgjedhje të parakohshme.

Përgjegjesia jonë është të vazhdojmë drejt deri në zgjedhjet e ardhshme. Jeta parlamentare për ata që lanë mandatet mbaroi për këtë legjislaturë, por jo ajo politike. Mazhoranca do të vazhdojë të punojë, duke shërbyer me përulësi njerëzve cilado partie qofshin. Dallimi është se ata që ikën do të përpiqen të përçajnë sa më shumë, kurse ne do të përpiqemi të bashkojmë sa më shumë,“-tha Rama.

Kreu i qeverisë e ka cilësuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve si akt kamikaz pasi sipas tij, ky vendim rrezikon çeljen e negociatave. (Lexo këtu)

Më tej, kryeministri Edi Rama shtoi se e vetmja mënyrë bashkëpunimi me opozitën është ulja në një tryezë dialogu. (Lexo këtu)

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk la pa adresuar akuzat e kundërshtarëve politikë karshi tij, duke dhënë edhe një rast abuzimi të politikanëve. 

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama 

Ky është një nga ato momente ku përtej fjalëve që thuhen dhe konfliktit politik po synohet përçarja e zgjedhësve. Duhet të përpiqemi të shohim sa më qartë dhe të reflektojmë sa me thellë. Në mënyrë që të kuptojmë dhe të kuptohemi sa më mirë. Opozita ka konsumuar një akt të panjonur, i paparë dhe i padëgjuar por jo i pashpjegueshëm. Jam zgjedhur kryeministër i Shqipërisë dy herë. Një herë me kualicion dhe herën e dytë si shumicë absolute. Kujtojmë që opozitës i dhamë të gjitha portofolet që kërkoi.

Herën e parë zgjedhet nuk u kontestuan. Paqja zgjati sa ëndrra e një nate vere. Avazi që sot ka një kulm të ri. Shqipëria ka plot halle dhe probleme. Unë nuk jam as i rënë nga qielli dhe nuk jam i pakontestueshëm. Jam tërhequr dhe kam thënë edhe më fal. Jam tërhequr duke bërë hapa mbrapa kur kam kuptuar se kanë të drejtë ata që ankohen dhe protesojnë. Kam bërë çmos që t’u gjendem atyre që më kontaktojnë. Për mua nuk është qejf dhe as nevojë për të shtyrë kohën, sepse koha është ajo që më mungon më shumë. Sulmohem për ditë edhe për natë jo vetëm nga gojëpërdalët e opozitës por nga çdo lloj tipash deri në fis edhe në farë. Kam hyrë edhe në një borxh të pashlyeshëm me fëmijët e mi dhe me nënën time. Kurrë nuk e kam menduar që të ngre gishtin e pushtetit ndaj kujt më ka goditur dhunshëm. Ua kam kthyer me fjalë madje ndonjëherë e kam humbur edhe sensin e masës. Asnjëherë nuk i kam thënë ‘kriminel me duart me gjak’ Berishës apo ‘horr bulevardi’ presidentit Meta apo Monikës ‘hajdute me çizme’. Sarkazma dhe ironi po, por asnjëherë sulme verbale e lëre më të tjera ndaj personit të tyre.

Lëre pastaj të kem shantazhuar ndonjë pronar mediash që shfryjnë për ditë në drejtimin tim. Di që është shumë vonë që një njeri si unë të bëhet çun i mirë me të gjithë, dhe shumë herët që të bëjë plakun e urtë. Ata që më kanë zgjedhur mi kanë ditur huqet madje mi kanë parë edhe atletet me kostum.

Shumëkush harron se ku ishim në një vend ku sekreti më i madh publik ishte vjedhja si sport kombëtar. Nga shkumësat e shkollave tek ilaçet e spitaleve. Ishte krimi si hije e jetës publike. Vrasësit dhe përdhunuesit nxirreshin për të shoqëruar deputetët, deri tek vrasjet ordinere poshtë ballkonit të Kryeministrisë. Madje vrasjet nën dritaren e kryeministrisë. Ky është momenti që ta them sa më troç: Shqipëria që unë dua, nuk është kjo që kemi se po të ishte kjo unë s’do të isha këtu. Kjo Shqipëri është shumë larg nga asaj që kishim. Ata që kërkojnë kokën time sot, dje ia futën kokën popullit mes këmbëve të keq qeverisjes.

Qeveria jonë është e kritikueshme sa të duash por e dëgjon popullin e saj. Ku ishte adresa e shtetit për ata pa emër, pa kushërinj dhe pa krushq? Shqipëria që unë dua, ata lanë mandatet se nuk kanë mbrapa popullin por hijen e frikës së drejtësisë së re. Kjo është një goditje që mund të rezultojë fatale për çeljen e negociatave me BE-në në qershor.  Kemi qenë gati për të dialoguar në funksion të forcimit të demokracisë. Por nuk është në funksion të demokracisë ndërprerja e mandateve. Fatkeqësisht ata e dinë se humbjen e zgjedhjeve vendore e kanë të pashmangshme. Bota demokratike e ndërkombëtare e ka dënuar me gjuhë shumë të rëndë. Logjika e opozitës është logjikë humbësish, e kanë humbur arsyen nga dëshpërimi.

Ky është reagimi i parë i Ramës pas dorëzimit të mandateve dhe protestës së opozitës ditën e sotme, kohë kur kryeministri zhvilloi një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe  kreun e grupit të PS, Taulant Balla. (Lexo këtu)

Opozita e bashkuar ka zhvilluar protestën e paralajmëruar përpara Parlamentit ku mijëra qytetarë iu bashkuan një proteste paqësore. (Lexo këtu)  Opozita kërkon rrëzimin e Kryeministrit Rama dhe ngritjen e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama protesta e opozites 16 shkurt 2019 protesta e opozites 21 shkurt 2019 djegia e mandateve te opozites edi rama protesta e opozites 16 shkurt 2019 protesta e opozites 21 shkurt 2019

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj