LIVE UPDATES
Politike

‘Opozita e korruptuar është tradhëti për qytetarët’/ FJALIMI i plotë i Fatbardh Kadillit në Kuvendin Kombëtar: Nuk m

17 Korrik 2021, 17:15 Nga DOSJA
‘Opozita e korruptuar është tradhëti për

TIRANË– Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ironizoi largimin e kreut të PD-së, Lulzim Bashës nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar para kohe, pa pritur që të mbaronin fjalimet të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve. Në fjalimin e tij të plotë, Kadilli kërkoi që secili prej të pranishmëve të kuvendonte si demokrat. Ndër të tjera, ai tha se një opozitë e korruptuar është tradhëti për qytetarët.

FJALA E PLOTË E KADILLIT:

Faleminderit delegatë durimmëdhenj që jeni ende në sallë. Faleminderit për seriozitetin.
Shpresoj që Basha nuk u largua se ka orën e gjumit, por se ka nevojën e reflektimitÇdo delegat është në këtë kuvend për një përgjegjësi më të madhe se vetja. Pa këtë vetëdije, pa këtë bindje, askush nga ne nuk ka çfarë u thotë as demokratëve, as opozitarëve as qytetarëve.Pa kuptuar këtë mision ne nuk kemi asgjë të re për ti thënë Shqipërisë.Ne të gjithë kemi një detyrim – ta bëjmë PD më të madhe se vetja.Të kuvendojmë si demokratë!

Ajo çfarë po bëjmë sot në këtë kuvend është ajo që do tu themi qytetarëve nesër. Mbi atë seriozitet dhe aftësi reflektimi që dëshmojme sot ne do të jemi propozimi i të ardhmes. Atë pasion për lirinë që jemi të zot të dëshmojmë sot në këtë Kuvend, atë hapësirë lirie që do të respektojmë për veten në këtë Kuvend do të ofrojmë si garanci tonën për lirinë që do tu propozojmë qytetarëve nesër. Nga forca e bindjeve dhe e sjelljes demokratike që dëshmojmë sot në këtë Kuvend do të burojnë garancitë e demokracisë për qytetarët nesër.Ne sot duhet të shpallim se do të jemi të parët që të vendosim primaret si rregull i zgjedhjes së çdo drejtuesi politik dhe i çdo kandidati për bashki dhe parlament. Se do të forcojmë votën e anëtarit për të çmontuar vulën e Kryetarit.Ne sot duhet të vendosim rregullat që ndajnë udhëheqjen politike nga drejtimi administrativ i partisë.

Ne sot duhet të mandatonim një projekt politik me afat, të shpallnim mbështetjen për Kryetarin që të na drejtojë deri në zgjedhjet e radhës jo te duartrokasim mandatet e pakufizuara të kryetarit.Ne sot duhet të nxisim dhe inkurajojmë çdo demokrat, çdo opozitar të vjetër dhe të ri që të krijojë seksionin e tij, forumin e tij, strukturën e tij vetvepruese.Keto nuk ndodhen. Dhe kjo e ben kete Kuvend te jashtezakonshem, nje Kuvend me pak se te zakonshem.

Askush të mos mendojë se ketu jemi për veten, për forcën tonë politike dhe as thjesht për të përcjellë mesazhin politik të ditës. Nuk mund të mburremi si viktima kur jemi përgjegjës. Analiza për shitjen e votës na bën përgjegjës që nuk i dhamë vlerë votës. Ne nuk jemi viktimat. Viktimat janë ata që e shitën votën se ne i lamë ta shkëmbejnë shpresën me një thes me miellÇdo gjë që bëjmë dhe themi këtu, në këtë Kuvend, është shpallja e asaj që jemi ne, është shpallja e asaj që mund të jemi dhe të bëjmë ne. Ne duhet të jemi më shumë se vetja që ta bëjmë PD më të madhe se vetja. Të kuvendojmë si opozitarë!Ne sot denoncojmë Edi Ramën dhe pushtetin që është kërcënim për demokracinë. Ne denoncojmë deformimin e zgjedhjeve që po e gërryen dhe po i heq kuptimin demokracisë. Ne denoncojmë pushtetin për korruptimin e thellë dhe të gjithanshëm. Ne denoncojmë Edi Ramën dhe pushtetin që në aleancë me politikën më të keqe, me biznesin më të keq, me median më të keqe, me profesionistët më të këqinj, që në aleancë me më të këqinjtë e më të këqinjve, kriminelët e kthyer në partnerë kanë instaluar një sundim armiqësor mbi qytetarët. Së bashku këta sundimtarë i kanë marrë peng sistemin qytetarëve dhe e kanë zëvendësuar me gjuhën e forcës së parasë.
Kjo është detyrë e parë e çdo opozitari. Por kjo nuk mjafton. Kjo vetëm sa tregon pse jemi këtu. Kjo na përcakton që jemi “ne” dhe nuk jemi “ata”. Na ndan nga “ata”.

Por, ne jemi politika dhe politika nuk i përket partisë, i përket qytetarit. Asgjë nuk shërben nëse ne jemi “ne” dhe ata janë “ata”.Ky kuvend shërben nëse ne kapërcejmë veten dhe jemi jo Kuvendi i demokratëve por Kuvendi i qytetarëve.Të kuvendojmë si qytetarë!Ne jemi kuvend i qytetarit kur të jemi shpresa e qytetarit.Qytetarët duan nje PD të pastër. Të pastër nga çdo njollë e të shkuarës. Kjo kërkon kurajo për tu ndarë nga çdo trashëgimi që na kompromenton, që na mban peng. Sado emocione te na lidhin me atë. Për tu ndarë nga cdo e keqe që kemi prodhuar ne vetë.Kjo kërkon vendosmëri për ti qëndruar larg tundimit, korruptimit. Një qeveri e korruptuar është një armik i qytetarit. Një opozitë e korruptuar është një tradhëti ndaj qytetarit. Kush lufton për një PD të pastër ka bekimin e qytetarit.Qytetarët duan një PD të hapur, ku të kenë shpresën se gjejnë veten, gjejnë mbështetjen për kauzat e tyre, për vlerat e tyre, për interesat e tyre. Hapja nuk është çështje statuti dhe as domeni i kryetarëve. Hapja është gadishmëri për të jetuar bashkë edhe kur kemi mendime konkuruese, kur kemi alternativa konkuruese, kur kemi interesa konkuruese. Kush punon për PD të hapur dhe të bashkuar ka bekimin e qytetarëve.

Qytetarët do na bekojnë nëse jemi të pastër, të hapur dhe të bashkuar. Se kjo i jep shpresë që jo vetëm nuk jemi “ata”, nuk jemi si sundimtarët e sotëm, por jemi 100% të ndryshëm.Vetëm kështu e bëjmë PD më të madhe se vetja. E bëjmë lëvizje të qytetarit.Kuvendi nuk është një ngjarje e shpeshtë ndaj une i kërkoj delegatëve ta shikojnë si një moment ku nuk i mbyllim proçeset tona politike. Ky është momenti kur i hapim proçeset tona politike. Kur nga kuvendi e në vazhdim kuvendojmë mes vetes, me demokratët, me opozitarët dhe të gjithë qytetarët për betejat politike. Le të kuvendojmë me sytë nga e ardhmja.Ne duhet tu kthejmë qytetarëve institucionet e demokracisë. Ne duhet të agazhohemi në një aksion të qartë politik për të riberë ndarjen territoriale administrative, për një kod të ri elektoral, për një kushtetutë të re, për garantimin e demokracisë direkte me referendum lokal dhe qëndror, për forcimin e sistemit të drejtësisë.Ne duhet të shpallim hapur dhe me forcë që sistemi i drejtësisë është aleati më i mirë për ne si opozitë në misionin për të luftuar korrupsionin dhe krimin. Ne duhet të angazhohemi ta ushqejmë sistemin e drejtësisë me moral të ri dhe me mbështetje të gjithanshme.Ne duhet të shpallim qartë dhe me forcë se jemi partia e parë properëndimore dhe nuk kemi dhe nuk do të kemi kurrë moskuptim me partnerët perëndimor. Ne duhet të dëshmojmë me vullnet dhe me etikë se jemi partnerët e parë të Perëndimit në këtë tokë.Kur të kemi punuar bashkë për një PD më të madhe se kryetari, kur të kemi punuar bashkë për një PD me të madhe se vetja, kur të kemi punuar bashkë për një PD të vërtetë dhe frymëzuese, ne do të jemi forca më e madhe politike në vend, do të jemi forcë e parë. Ne do të jemi zgjedhja e parë e qytetarit, ne do të jemi shpresa e votës së paçmueshme, ne do të jemi garantët e parë dhe të pakonkurueshëm të institucioneve, të administratës, ne do të jemi partnerët e parë të biznesit dhe institucioneve të tregut, ne do të jemi shpëtimi i të ardhmes së këtij vendi.

Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Basha: Kurrë s’do e njohim 25 prillin! Dora e shtrirë për kritikët, por s’kthej faqe. Mark Marku: Kemi faj që na i vodhën zgjedhjet (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatbardh kadilli kuvendi kombetar i pd fatbardh kadilli kuvendi kombetar i pd

Sondazh

Poll
Politike 17 Korrik 2021, 16:30

Deputeti i zgjedhur i PD-së, njëherësh dhe drejtues politik për qarkun e Lezhës, Mark Marku deklaroi se demokratët i humbën zgjedhjet e 25 prillit.Ai deklaroi p...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj