LIVE UPDATES
Ekonomi

Organizatat mjedisore: Qeveria po shkatërron zonat e mbrojtura bregdetare

30 Janar 2022, 19:57 Nga DOSJA
Organizatat mjedisore: Qeveria po shkatërron zonat e mbrojtura bregdetare

Qeveria njoftoi të mërkurën, në datë 26 janar, se kishte vendosur shpalljen e lumit Vjosa si park natyrorë dhe kishte vendosur përfshirjen e tij në zonat e mbrojtura në vend. Vendimi dukej sikur kënaqte kërkesat e hershme brenda dhe jashtë vendit për të mbrojtur nga ndërtimi i digave lumin e fundit të egër të Europës.

Por veç hapit, të pamjaftueshëm sipas ambjentalistëve që kërkonin shpalljen e Vjosës, Park Kombëtar një kategori tjetër e mbrojtjes, qeveria vendosi të mërkurën të ndryshojë hartat dhe të heqë nga lista e zonave të mbrojtura të mijëra hektarëve bregdet e ligatina. Vetëm nga Ishmi në Durrës deri në Kune-Vain në Lezhë, zonat e mbrojtura reduktohen me 85 mijë hektarë. Rreth Liqenit të Shkodrës reduktohen 2500 hektarë, ndërsa Butrintit i hiqen rreth 1 mijë hektarë zonë e mbrojtur.

25 organizata të mjedisit dhe të shoqërisë civile në vend dhe 4 profesorë të shkencave të natyrës e kundërshtuan vendimin dhe thanë se do të ngrinin padi ndaj tij. Sipas tyre qeveria përmes rritjes totale të sipërfaqes së mbrojtur në male, po përpiqet të fshehë shkatërrimin e zonave të mbrojtura në bregdet, ku edhe kërkesat dhe presioni për ndërtim është i madh.

“Pas tyre fshihen zhvillime të paqëndrueshme, si urbanizim, aeroporte, bujqësi intensive, sipërfaqe habitatesh të mbuluara nga parqe industriale me panele fotovoltaike dhe turbinat ere etj”, thuhet në reagimin e 25 organizatave dhe 4 profesorëve, të cilët i shohin ndryshimet e bëra si një hile e qeverisë për t’i hapur rrugë një sërë projektesh ndërtimi në bregdet.

E pyetur nga BIRN ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro këmbënguli që vendimet e qeverisë përmirësonin zonat e mbrojtura. Kumbaro i mëshoi faktit se sipërfaqja e mbrojtur rritej nga 18 për qind në 21 për qind të territorit dhe këmbënguli se procesi ishte i konsultuar. Kumbaro tha se vendimi vinte pas punës “më shumë se dy-vjeçare që është bërë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe shumë agjenci të tjera shtetërore së bashku me ekspertë ka për qëllim rivlerësimin e zonave të mbrojtura”.

Por 25 organizatat akuzojnë qeverinë për vendimmarrje të pakonsultuar dhe të paligjshme. “Procesi i ndjekur për të miratuar këto vendime është i mbushur me shkelje ligjore të njëpasnjëshme. Përmbajtja e vendimeve mbart paligjshmëri. Për pasojë vetë vendimet janë të paligjshme dhe do të kundërshtohen në gjykatë”, thuhet në reagimin e tyre.

Taulant Bino, nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS), një prej organizatave që kundërshtojnë hartën e re, i tha BIRN se ndryshimet kryesisht dëmtonin zonën bregdetare dhe se mund të shiheshin si “fillimi i fundit të Zonave të Mbrojtura ligatinore të Shqipërisë dhe njëkohësisht përbëjnë dëmtim të gjithë larmisë biologjike të vendit”.

Për ambjentalistët ndryshimet janë bërë në favor të projekteve të hershme të qeverisë, që përfshijnë aeroportin e debatuar të Vlorës dhe një sërë projektesh të tjera që prekin zonat e mbrojtura kryesisht në bregdet. Vendimmarrja e fundit e qeverisë po ashtu ndryshon klasifikimin e kategoritë e një sërë zonash të mbrojtura përfshi monumente të njohura të natyrës si “Syri i Kaltër” dhe rrit sipërfaqen e parqeve në zonat malore e ndryshon hartat e tyre.

Olsi Nika, nga EcoAlbania tha se procesi edhe pse ishte prezantuar si një sukses me zgjerimin e hapësirave të mbrojtura, ishte një proces i rrezikshëm.

“Është një precedent i rrezikshëm që tkurr në mënyrë të qenësishme sidomos zonat e mbrojtura bregdetare dhe ndërhyn në kufinjtë dhe kategorizimin e tyre në mënyrë pothuase arbitrare”, tha ai. I pyetur nga BIRN Taulant Bino tha se ndryshimi i kategorive për zona si “Syri i Kaltër”, që nga Monument Natyre kalon në Park Natyror me një sipërfaqe më të madhe, ishte me qëllim legalizimin e ndërhyrjeve të bëra pranë monumentit.

“Deri diku po! Kalimi nga Monument Natyre në Park Natyror lejon në parim dhe investime (ndërtime për bare, restorante etj) në qendër apo në afërsi të Monumentit të Natyrës. Pa këtë ndryshim, të gjitha ndërtimet e derisotme atje, do të quheshin të paligjshme”, tha Bino.

Ministrja Kumbaro pranoi në reagimin e saj se ndryshimet shkonin përtej ruajtjes së këtyre zonave dhe pretendoi se ato kishin për qëllim të hapnin mundësi zhvillimi.

“Korrigjimi dhe përditësimi i kufijve është bërë për t’i hapur rrugë planeve të menaxhimit, ku zonat e mbrojtura nuk janë thjesht territore që duhen ruajtur, por përtej ruajtjes të shkojmë drejt zhvillimit të qëndrueshëm në radhë të parë për banorët që jetojnë aty, t’u japim mundësi të zhvillohen, si edhe për arritjen e turizmit gjithëvjetor përmes agroturizmit, ekoturizmit, turizmit të sporteve natyrore etj”, thuhet në reagimin e ministres.

Kumbaro la të kuptohej se ndryshimet në status mbanin parasysh pikërisht zhvillimet në territorin e zonave të mbrojtura në 30 vitet e fundit.

“Prandaj rivlerësimi në terren është domosdoshmëri për të pasur më pas projekte realiste”, pretendoi ajo.

Por për OJF-të e mjedisit dhe përfaqësuesit e institucioneve shkencore hapja e rrugës për këto projekte të kondisderuara si zhvillim nga ministrja do të dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme këto zona. “Këto investime bien në kundërshtim me funksionet ekologjike të Zonave të Mbrojtura bregdetare”, thuhet në reagimin e tyre. Ata thanë se do ta ankimojnë vendimin edhe në konventat për mbrojtjen e natyrës ku Shqipëria është palë, ndërsa shtuan se ishin të “vendosura për të luftuar jo vetëm reduktimet e sipërfaqes, por edhe planet famëkeqe për shkatërrimin e Zonave të Mbrojtura Ligatinore”.

Marrë nga BIRN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj