LIVE UPDATES
Ekonomi

Oriklinda takon të ëmën biologjike. A do ta njohë nëna, vajzën që la në shtëpinë e fëmijës? (VD)

16 Qershor 2019, 15:21 Nga DOSJA
Oriklinda takon të ëmën biologjike. A do ta njohë nëna,

TIRANË- Në pjesën e parë të rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Oriklinda u njoh dhe u takua me dy motrat të cilat kishte rreth 30 vite pa i parë. Në pjesën e dytë të kësaj rubrike, është takimi më nënën biologjike, Thëllëzën. Ardit Gjebrea udhëtoi drejt Vlorës për t’u takuar me znj. Thëllëza.

Historia e saj nuk është e lehtë. Që në moshë të re u përball me peripecitë dhe vështirësitë e jetës. Kur ishte 20 vjeç takoi dashurinë e parë. Me të bëri edhe një vajzë, Oriklindën. Por, familja e saj nuk e pranonte djalin që ajo kishte zgjedhur. Madje, prindërve u tha shumë vonë që kishte mbetur shtatzënë. Kështu që, ajo lindi e vetme dhe u largua nga Selenica. Shkoi në Orikum tek kushërinjtë e saj, dhe për shkak të këtij vendi, i vendosi dhe emrin vajzës Oriklinda. Fatkeqësisht, u detyrua ta çonte të shtëpia e fëmijës. Babai i vajzës kishte vdekur aksidentalisht.

Më pas u martua me bashkëshortin e dytë, me të cilin ka edhe dy vajzat, Klean dhe Marinelën. Edhe burri i dytë vdiq pas 5 vitesh martesë në një aksident në punë. Vështirësitë e jetës e detyruan që edhe dy vajzat e tjera t’i linte tek shtëpia e fëmijës. Aty i kishte njohur tre vajzat me njëra-tjetrën, megjithëse ato ishin shumë të vogla.

Pas disa vitesh, znj. Thëllëza shkoi të merrte dy vajzat që kishte me partnerin e dytë dhe mësoi se vajzën e parë, Oriklindën, e kishin birësuar tek një çift italian, por këtë fakt ja kishin mbajtur të fshehtë. Ajo shprehet se ka bërë përpjekje për ta gjetur vajzën e madhe, por nuk ka mundur.

Ardit Gjebrea: Më treguan që ke një histori shumë interesante.

Thëllëza: Kam lindur në Selenicë të Vlorës. U shkollova, bëra 8-vjeçaren. Kam qenë shtëpiake herë pas here. Punova ca kohë në pyjore. U njoha me njërin, isha 20 vjeç. Ishte dashuria e parë e jetës time. Nuk funksionoi nga mentaliteti atje në Selenicë. Nuk ma deshën njerëzit e mi. Nuk e dinin se si isha unë. Mbeta shtatzënë. Ai quhej Tomor, ka vdekur. Pas lindjes time nuk u pamë më. Ishim bashkëmoshatar. Pastaj më thanë që ka vdekur duke ikur në një sebep. Unë ika, kisha ca njerëzit e mi në Orikum të Vlorës. Dhe vajzës ia vura emrin Oriklinda. Pastaj e çova në shtëpinë e fëmijës pas 2 muajsh në Vlorë. Pas 1 muaj e gjysmë që linda, u martova me lajmësi. Atje në fshat nuk e merrte vajzën. Megjithatë, unë bëra dhe dy vajza me të. Një e quajnë Klementina, një e quajnë Marinela. Oriklinda ka lindur në 23 Mars 1984. Pas vdekjes së burrit të dytë pas 5 vitesh martesë, nuk u martova prapë. Pas 1 viti, ngaqë nuk i kishim kushtet, edhe dy vajzat e tjera i çova në shtëpinë e fëmijës. U njohën me Oriklindën. I prezantova që atje që ishin të vogla. E madhja ishte 3 vjeç, kurse e vogla 2 vjeç. Nuk i lashë shumë atje. Në ’99 erdhëm këtu në Vlorë. I mora vajzat të dyja. Të madhen më thanë që u adoptua dhe ka ikur nga Shqipëria, më ra pika, se nuk më thanë gjë. Nuk më thanë që këtë vajzë do ta adoptojmë. Se unë i shkoja gjithmonë, fshehurazi nga fshati se atëherë ishte kohë e vështirë. Me kalimin e kohës, çupat e mia e kërkonin në Google, interesoheshin. Papritur, vjet në 2 Tetor më vjen i plotfuqishmi i lagjes. Më thotë mua që si e ke emrin. Thëllëza Meminaj i thashë, mbiemrin e burrit. Më tha të kërkon një nga jashtë shtetit. Unë kujtova se mos më kërkonte çupa e madhe, se e kam martuar në Itali me italian, në Vicenza. Mendova kush do më kërkonte. Se me vajzën unë flisja natë për natë. Jam interesuar shumë për vajzën. Dhe para dy viteve, vajta në konsullatën italiane në Vlorë. U interesova, nuk ma treguan. Nuk e gjeja dot. Vajza e vogël do marrim një ditë pushime, do vemi të dyja në ambasadën italiane në Tiranë. Rastisi, ishalla të jetë mrekulli për mua.

Zonja Thëllëzë vjen në studio dhe në ekran shfaqen fillimisht dy motrat, Klea dhe Marinela. Kjo e fundit i thotë të ëmës që i ka bërë surprizë dhe ka sjellë nga Italia Klean, meqënëse ka dy vite pa e takuar. Bashkë me Klean, thotë Marinela, ka ardhur edhe shoqja e saj nga Vicenza.

Marinela: Ne të bëmë një surprizë, meqë unë për një javë kam ditëlindjen e djalit. Dhe motrën kishe 2 vjet pa e parë, doja ta bëja të madhe ditëlindjen e djalit. Kështu që solla dhe motrën që dhe ju të gëzoheshin edhe djali im të lumturohej. Unë kam Vicenza nuk kam marrë vetëm një, por kam sjellë dy. Kam sjellë dhe një tjetër. Kjo është një shoqe e ngushtë e Kleas.

Por, zemra e nënës nuk gabon. Zonja Thëllëzë e kupton shakanë e Kleas dhe ndjen që vajza tjetër është Oriklinda, ajo e cila është adoptuar nga prindër italianë.

Ardit Gjebrea: Kush është ajo vajzë? Ajo është shoqe e Kleas?

Thëllëza: S’ma ha mendja të jetë shoqe e Kleas.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin ajo vajzë?

Thëllëza: Oriklinda!

Ardit Gjebrea: Ajo është Oriklinda.

Oriklinda shkon të takojë e përqafojë nënën e saj biologjike. Atyre u bashkohen edhe dy motrat e tjera, Klea dhe Marinela. Dhe kështu, familja u bashkua pas 30 vitesh. Oriklinda tani do të ketë mundësinë të njohë nga afër nënën biologjike dhe dy motrat e saj, të cilat i kishte njohur në shtëpinë e fëmijës në Vlorë.

Marrë nga Tvklan.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale ardit gjebrea e diela shqiptare historia ne ka nje mesazh per ty oriklinda ardit gjebrea e diela shqiptare historia ne ka nje mesazh per ty oriklinda

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit