LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Ose dikush do flasë, ose…’/ SPAK ‘hedh sytë’ nga abuzimi me tenderët në disa ministri, por ka vetëm

18 Korrik 2021, 13:49 Nga DOSJA
‘Ose dikush do flasë, ose…’/ SPAK ‘hedh

Një nga denoncuesit ndër vite për abuzimet me tenderat është Kontrolli i Lartë i Shtetit që jo pak herë ka evidentuar shkelje në fushën e prokurimeve publike. Por të dyshuarve nuk u ka hyrë gjemb në këmbë edhe pse janë gjetur probleme në dosjet e tenderave si përgatitja e dokumentacionit, hartimi i specifikimeve teknike, përzgjedhja e procedurës, vlera e kontratës, shqyrtimi i ofertave në garë deri tek zbatimi i kontratave

Vetëm për periudhën janar- qershor të një viti më parë, auditimi i KLSH nxori në pah se kishte gjetur dëm prej 336 milionë lekë më së shumti në procedurat e prokurimit dhe gjatë zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve.

Për SPAK ankesat e bizneseve dhe të kompanive humbëse po kthehen në një minierë të vërtetë, që pritet të prodhojë jo vetëm luftë ndaj korrupsionit por të nxjerrë para drejtësisë edhe dhjetëra anëtarë të komisioneve dhe njësive të prokurimit.

Por burime të SPAK pretendojnë për Gazetasi.al se për të shkuar në majën e institucioneve dhe zyrtarëve që i kanë urdhëruar vartësit, për përzgjedhjen e fituesve apo që kanë vënë në lëvizje nivelin zbatues, duhet ndihma e vetë të dyshuarve dhe e personave që vendosen nën akuzë.

“Përshembull, rasti më i fundit është hetimi i tenderimit të uniformave, apo edhe rehabilitimi i një kanali vaditës. Në përfundim, me një logjikë sipërfaqësore jemi të qartë se nuk janë komisionet vendimmarrësit e vërtetë. Ndonëse dokumentet dhe firmat e tyre e tregojnë këtë gjë. Ky është aspekti i provave. Në dy raste drejtoresha e blerjeve të përqendruara E. Naqellari, rezulton se i përjashton anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave derisa gjen dy vota pro”, – thotë burimi pranë prokurorisë së SPAK për Gazetasi.al. Sipas tij, sigurimi i pjesëmarrësve që do miratojnë procedurën, edhe pse dosjet janë të mangëta, është një nga truket e eprorëve dhe të shefave që orientojnë në informalitet procedurën korruptive dhe që kujdesen të mos lënë gjurmë në asnjë shkresë apo t’i përcjellin urdhrat veçse verbalisht, ose përmes të besuarve

“Shembulli i kryebashkiakut Tushe, edhe ky i dyshuar për shkelje të barazisë në tendera është një ilustrim i kësaj piste. Zyrtari ka kontakt me I. L edhe ky i arrestuar, shikohen që frekuentohen dhe në përfundim fitues shpallen miqtë e tij. Influenca është e dukshme, dhe ky është shkaku se përse prokuroria cek njohjen mes tyre si ndikim për të përzgjedhur fituesin, i cili është lidhje e afërt familjare” shton më tej në anonimitet zyrtari i SPAK për Gazetasi.al

Por si do shkohet tek shefat e mëdhenj?

Është rrezik i dyfishtë për grupet e hetimit që trajtojnë tenderat. Ose dikush do flasë dhe do tregojë të vërtetën si u urdhërua, kush e urdhëroi? Ose ky dikush do mbajë përgjegjësinë e të tjerëve” parashikon zyrtari

Burimet e Gazetasi.al tregojnë se mbas finalizimit të hetimit për tenderin 2.8 miliardë lekë të uniformave policore, është veçuar hetimi për tenderat në Ministrinë e Mbrojtjes por nuk jepen detaje për shkak të sekretit hetimor.

Gjithashtu është nën shqyrtim një tender tjetër i ministrisë së Shëndetësisë shtuan burimet e Gazetasi.al dhe tenderat e ministrisë së Bujqësisë dhe të shërbimeve të tjera publike, që po verifikohen një më një.

Vetëm së fundmi , të dhënat e APP tregojnë se sa i përket numrit të procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, për periudhën Janar–Dhjetor 2020 janë zhvilluar gjithsej 416 procedura nga të cilat, 191 procedura janë përdorur për përballimin e emergjencave në kuadër të COVID-19 dhe 74 procedura në kuadër të proçesit të rindërtimit.

Vetëm 151 procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës janë përdorur nga Autoritetet Kontraktore në bazë të parashikimeve të ligjit të prokurimit, për situata të ndryshme (pa Covid-19 dhe pa Rindërtimin). Krahasuar me numrin total të procedurave të përfundura me fitues (konkurruese + negocim pa shpallje), procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës përbëjnë 8.3% të tyre.

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet abuzimet me tenderat kontrolli i larte i shtetit abuzimet me tenderat kontrolli i larte i shtetit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj