"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Pabarazi edhe në kohë pandemie! Vendet e pasura ‘stok’ vaksinash anti-COVID, probleme tek të tjerët, do injektoj
9 Dhjetor 2020, 10:52Nga DOSJA
SHBA– Nëntë nga dhjetë individ rrezikojnë të mos vaksinohen në vendet e varfra ndërkohë vendet e pasura kanë ’stok’ me vaksinat e COVID-19. Ky është paralajmërimiqë Aleanca e Vaksinave të Popullit ka dhënë së fundmi, ku thotë se gati 70 vende me të ardhura më të ulëta do të jenë në gjendje të vaksinojnë vetëm 1 në 10 persona.
Vendet e pasura po grumbullojnë doza të vaksinave COVID dhe njerëzit që jetojnë në vendet e varfëra do ta humbasin, paralajmëron një koalicion i organeve të fushatës. Kjo pavarësisht se Oxford-Astra Zeneca është zotuar të sigurojë 64% të dozave të saj për njerëzit në vendet në zhvillim dhe po ndërmerren hapa për të siguruar që aksesi në vaksina është i drejtë në të gjithë globin.
Ky angazhim, i njohur si Covax, ka arritur të sigurojë 700 milion doza të vaksinave që do të shpërndahen midis 92 vendeve me të ardhura më të ulëta që janë regjistruar. Analiza e tyre zbuloi se vendet e pasura kanë blerë doza të mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë popullatën e tyre tre herë nëse të gjitha vaksinat miratohen për përdorim.
Kanadaja, për shembull, ka porositur mjaft vaksina për të mbrojtur çdo kanadez pesë herë.
Çmimet e të dy vaksinave janë të larta dhe aksesi për vendet me të ardhura të ulëta do të ndërlikohet nga temperaturat e ulta në të cilat ato duhet të ruhen. Aleanca e Vaksinave të Popullit u bën thirrje të gjitha korporatave farmaceutike që punojnë në vaksinat Covid-19 të ndajnë hapur teknologjinë në mënyrë që të prodhohen miliarda doza të tjera dhe të bëhen të disponueshme për të gjithë ata që kanë nevojë për to.
AstraZeneca, kompania që prodhon vaksinën Covid të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, është zotuar ta bëjë atë të disponueshme për të gjithë. Vaksina e tyre është më lirë se të tjerët dhe mund të ruhet në temperatura frigoriferike duke e bërë më të lehtë shpërndarjen në të gjithë globin. Por aktivistët thonë se një kompani e vetne nuk mund të furnizojë mjaft vaksina për të gjithë botën.
Dy vaksina të tjera, nga Moderna dhe Oxford-AstraZeneca, po presin miratimin e rregullatorit në një numër vendesh. Ndërkohë vaksina ruse, Sputnik, ka njoftuar gjithashtu rezultate pozitive ndaj provave që ka bërë në popullatë.
(d.a./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KINË-Australia ka akuzuar Kinën për një moszbatim të marrëveshjes së tyre të tregtisë së lirë, pasi Pekini ka kryer një bllokim të disa mallrave nga Austra...
BRITANI E MADHE- Rregullatorët e Britanisë së Madhe kanë lëshuar një paralajmërim lidhur me vaksinën anti-COVID-19. Në një artikull të “Mirror” shkr...
ANGLI- Publikohen pamje të arrestimit të shqiptares Eltiona Skana, e cila ka vrarë një 7-vjeçare në një park në Angli. Në një video të publikuar në “Mirr...
Të martën, Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi, në një dokument ku njoftonte për masat e reja kundër COVID-19 i referohej Republikës së Kosovës me një shënim...
TURQI- Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkura, ka miratuar një projekt-ligji për shpenzimeve të mbrojtjes, i cili parashikon gjithashtu sanksione kundër T...
GREQI– Duke filluar nga pasditja e së Martës nga ora 18:00 mediat greke kanë filluaR ‘heshtjen’ 24-orëshe e paralajmëruar nga sindikatat që përfaqësojnë g...
BRITANI– Një pronar miliarder i ka kthyer 74 punonjës të tij në milionerë si dhe i ka dhënë një pjesë të aksioneve.Matt Moulding, themeluesi i The Hut Gro...
ITALI-Venecia është përmbytur sërish, si pasojë e reshjeve të larta të shiut që kanë mbuluar vendin. Sakaq, zyrtarët kanë paralajmëruar për një situatë me të vë...
KOSOVË- Gjykata e Hagës ka vendosur kohën që do të zhvillohet senaca e ish-udhëheqësve të Kosovës. Sipas mediave të Kosovës, seanca e re në Dhomat e Specia...