LIVE UPDATES
Bota

Pacolli, Thaçi e Haradinaj ‘të dehur’ nga paratë, kryesojnë listën e të pasurve në Kosovë (SHIFRAT)

25 Korrik 2019, 14:31 Nga DOSJA
Pacolli, Thaçi e Haradinaj ‘të dehur’ nga paratë,

KOSOVË- Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Hajredin Kuçi, Fatmir Limaj, Bujar Bukoshi, Isa Mustafa, Dardan Gashi, Dalimir Jevtiq dhe Edita Tahiri, janë dhjetë zyrtarët më të pasur në Kosovë.

Shumica prej tyre bëjnë pjesë edhe në grupin e 10 zyrtarëve  me rritjen më të madhe të pasurisë në tri vitet e fundit. Kështu bëhet e ditur në platformën e krahasimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik nga viti 2010 deri në vitin 2019, të prezantuar sot nga Lëvizja Fol, ku objekt krahasimi janë rreth 500 zyrtarë publik.

Më i pasuri është Behgjet Paçolli, zëvendës kryeministër, me një pasuri prej 724 milionë eurosh.

Në vend të dytë është Hashim Thaçi, President, me një pasuri prej 4.3 milionë eurosh.

Rramush Haradinaj, kryeministri i sapodorëhequr, ka një pasuri prej 1.9 milionë eurosh.

Listën e 5 zyrtarëve me pasuri më të mëdha e vazhdojnë Hajderin Kuçi (zv/kryeministër), me 1.4 milionë euro dhe Fatmir Limaj (zv kryeministër) me 882 mijë euro.

Më pas renditen:

Bujar Bukoshi (zv/kryeministër), me 742 mijë euro;

Isa Mustafa, ish kryeministër, me 651 mijë euro

Dardan Gashi (zv kr) me 616 mijë euro

Dalibar Jetvic, 572 mijë euro

Edita Tahiri, 538 mijë euro.

Lista e plotë: http://www.deklarimi.org/?fbclid=IwAR38KjfPLKls3wWlj79KKnFBLan0HbNlqTTz_3CcwV1EuyN8xJ3BWXwro5A

E veçanta e kësaj platforme sipas drejtoreshës Mexhide Demolli, është se mund të bëhet krahasimi i të gjithë zyrtarëve të lartë publikë që nga viti 2010 deri në vitin 2019, duke filluar nga krerët e shtetit, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave dhe të gjithë zyrtarëve e tjerë të cilët kanë mbajtur poste publike.

“Janë rreth 500 zyrtarë publik të cilët janë në këtë platformë. E veçanta e kësaj platforme është se mund të bëhet krahasimi i gjithë atyre zyrtarëve prej vitit 2010 deri në vitin 2019, për kohën sa ata kanë mbajtur pozita në institucionet shtetërore. Kjo platformë përmes filterave të ndryshëm na mundëson që të bëjmë krahasime, duke filluar nga të gjitha pozitat, që të shohim pasurinë e të gjithëve.

Kemi mundësinë të shohim veç pasurinë e deputetëve, janë tri legjislaturat e Kuvendit të Kosovës, tri legjislaturat e fundit ku janë të gjithë deputetët dhe mund të bëjmë edhe krahasime. Legjislatura e katër, pesë dhe gjashtë, do të thotë varësisht çka ne na intereson. Përveç deputetëve, mundësia e krahasimit është edhe tek Qeveria, kemi qeverinë Thaçi 2, e kemi qeverinë Mustafa dhe qeverinë e fundit Haradinaj. Gjithashtu krahasime mund të bëjmë edhe me kryetarët e komunave”, tha ajo.

Duke shpjeguar platformën, Demolli përmendi se në ballinë të saj paraqiten 10 zyrtarët më të pasur në institucionet e Kosovës, të ndarë sipas kategorive të ndryshme.

Risi në këtë platformë, sipas Demollit është kategorizimi i 10 zyrtarëve me burimet më të shumta të të ardhurave.

“Përveç këtyre risi në këtë platformë e kemi edhe 10 zyrtarët me burimet më të shumta të të ardhurave. Kategoritë janë të njëjta, te krerët e shtetit, te deputetët, te ministrat dhe kryetarët e komunave… ajo çka kisha dashtë mu ndalë të kjo pjesë, të burimet e të ardhurave, kemi shumë zyrtarë publikë të cilët posedojnë aksione në shumë kompani, mirëpo nuk paraqesin të ardhurat nga këto kompani në formularët e dorëzuar në Agjencionin Kundër Korrupsion, nuk i paraqesin të ardhurat e tyre si të hyra vjetore, e numri i tyre mund të themi se është mjaft” tha drejtoresha Demolli.

Të dhënat e përdorura  në këtë platformë janë raporte të publikuara nga Agjencia Kundër Korrupsionit, por që këtu na vijnë të ripërpunuara dhe shumë më lehtë të qasshme.

(Marrë nga Monitor.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni parusia e pacollit pasuria e haradinajt pasuria e thacit pasurite e politikaneve ne kosove te pasurit e kosoves parusia e pacollit pasuria e haradinajt pasuria e thacit pasurite e politikaneve ne kosove te pasurit e kosoves


Sondazh

Poll
Bota 25 Korrik 2019, 10:34

Kinë-54-vjeçarja, Li Yanxia, e cila dikur u përshëndet si një filantrope për adoptimin e 118 fëmijëve, është dënuar me 20 vjet burg. Ajo u shpall fajtore...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj