Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË – Padia e Grida Dumës ndaj Erion Veliaj për shpifje, SPAK kërkon pushimin e çështjes. Sipas prokurorit Behar Dibra, kryebashkiaku nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes. Gjykata është tërhequr për vendim, i cili do të jepet më 13 dhjetor ora 15.30.
Padia u bë në datë 24 mars nga ana e Grida Dumës për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn. Veliaj e kishte quajtur Dumën “trafikante apartamentesh”, dhe kjo është arsyeja përse çështja shkoi në gjykatë, pasi deputetja i ka konsideruar akuzat e tij si shpifje të pabazuara dhe që nuk mund të argumentohen apo faktohen. Duma bëri të ditur në atë periudhë se padia është bërë për shpifjet që Veliaj ka thënë ndaj saj e se dëmi do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja.
Por çfarë tha Veliaj për Dumën?
“Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh. Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete. E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes. I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të radhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia”, -tha Veliaj për Grida Dumën më 23 janar 2021, akuzë që e ka përsëritur disa herë.
(E.H/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
BRUKSEL– Komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi ka përmendur rëndësinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor në fjalën e tij, gjatë Konferencës për të Ardhm...
SHBA – Teksa ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Rama e ka nisur ditën, duke iu uruar një ditë dhe javë të mbarë të gjithë qytetarëve, me n...
SHBA– Kryeministri Edi Rama është fotografuar nga shqiptarët në New York duke konsumuar kafe i vetëm. Me kostum serioz, i ulur në një tavolinë në ambiente...
TIRANË– Universiteti Bujqësor i ka hapur rrugë bashkëpunimit me Universitetin Shtetëror të Miçiganit përmes një memorandumi që u nënshkrua sot...
TIRANË– Zëdhënsja e “Foltores”, Floriana Garo ka bërë me dije se takimi i radhës dhe i fundit me demokratët do të mbahet më 8 dhjetor.Në fund të taki...
TIRANË– Presidenti i nderit i shoqatës Vatra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Agim Rexha, i ka bërë thirrje ambasadores amerikanë në Yuri Kim në T...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar edhe sot, gjatë “Foltores” me demokratët e Amerikës, ambasadoren Yuri Kim. Këtë të fundi...
TIRANË– Nis “Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e Amerikës. Si në çdo mbledhje, Berisha ka nderuar himnin ko...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon online një takim me mbështetësit e tij nga Amerika, vend ku edhe është shpallur person i padëshirua...
SHBA– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të flasë më shkurt se kurrë se në të gjitha Foltoret e tij, vetëm 20 minuta me demokratët e Amerikës. Pasi...