LIVE UPDATES
Bota

Paga minimale në Kosovë/ Qeveria propozon 264 euro, Sindikatat duan 400 euro

14 Mars 2022, 11:37 Nga DOSJA
Paga minimale në Kosovë/ Qeveria propozon 264 euro, Sindikatat duan

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është propozuar që paga minimale në Kosovë të jetë 264 euro, por se nuk është miratuar nga përfaqësuesit e sindikatave. Sindikatat duan që paga minimale të jetë jo më pak se 400 euro. Në Kosovë paga minimale nuk është negociuar që nga vitit 2011.

Këshilli Ekonomik Social në Kosovë ka zhvilluar një takim javën e kaluar në përpjekje për të arritur marrëveshje me qeverinë lidhur me pagën minimale. Por propozimi i qeverisë për një pagë minimale prej 264 eurosh nuk mori votat e këtij komisioni meqë nuk u mbështet nga përfaqësuesit e sindikatave.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, me anë të një shkrimi ka thënë se ky mos-votim do t’i lë punëtorët e sektorit privat me pagën minimale ekzistuese.

“Përllogaritja sipas udhëzimit administrativ që u prezantua para KES ishte 240.2 euro/muaj. Megjithatë, ne si Qeveri propozuam që paga minimale të jetë 264 euro/muaj, apo 1.5 euro/orë, që është në vijë edhe me premtimet tona për pagë minimale dhe për lirimin e saj nga tatimi. Megjithatë, propozimi nuk morri votat e nevojshme sepse përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështetën”, ka njoftuar Murati.

Ai ka thënë se kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim.

“… dhe nuk mund të shpjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale. Krejt çka arrihet me këtë mos-votim është se punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro”.

Ndryshe,  Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat (SPSK) thotë se paga minimale nën 400 euro nuk do të jetë e pranuar.

Kryetari i SPSK-së, Jusuf Azemi nën një konferencë për medie ka thënë se, deri propozimi i pagës minimale prej 250 euro është e vogël.

“I kemi dy propozime nga Qeveria Kurti, i pari ishte që të ketë pagë minimale prej 350 euro dhe ai i dyti që ka ra në 250 euro. Ne e bëjmë me dije që duhet biseduar për pagën minimale. Vetëm përfaqësuesit e sektorit privat kur ta japin pëlqimin atëherë paga minimale mund ta ketë efektin e vetë, përndryshe këtë përbërje të Këshillit Ekonomik Social nuk e njohim dhe për neve pagën minimale nën 400 euro është shumë e vogël”.

Po ashtu, ai ka thënë se Kosova tash po përballet me mungesë punëtorësh në të gjitha sektorët.

“Ajo se çfarë është më e rënda është që në vitet e kaluara kemi pasur ikje të të rinjve pa ndonjë profesion apo që nuk kanë qenë të angazhuar diku në procesin e punës, ndërsa në vitin e punës kemi ikje të punëtorëve të profesioneve të caktuara”, theksoi ai.

Anëtari i kryesisë së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Rashit Mehmeti , njëherësh dhe anëtar i Këshillit Ekonomiko-Social, ka thënë se pas ngritjes së çmimeve shporta e qytetarit është dëmtuar shumë.

“Në radhë të parë ne nuk jemi kundër Qeverisë. Mirëpo sindikata shikon gjithmonë anën e punëtorit, e shikon shportën e punëtorit, shportën e qytetarit gjithmonë. Unë mendoj që shporta e qytetarit tash për tash është dëmtuar mjaft shumë me këto ngritje të cilat janë bërë. Paga minimale 264 euro, po them kështu në 2017 Këshilli i Ekonomiko-Social, po flas si anëtar i këtij këshilli ne e kemi aprovuar dhe jemi marr vesh me Odat ekonomike që të jetë 250 euro. Mirëpo ajo nuk u realizua asnjëherë që nga atëherë”, ka thënë ai.

Mehmeti ka shtuar se në bazë të disa kalkulimeve që kanë bërë, paga minimale duhet të jetë jo më e vogël se 400 euro.

“Ne i kemi nxjerrë disa statistika këtu shportën e konsumatorit e cila nuk përfshin as rrymë, as ujë e as mbeturina po vetëm jetën kështu që del diku rreth 400 e diçka euro. Prandaj ne konsiderojmë që është tepër e vogël 264 euro siç e kanë nxjerr në bazë të statistikave”, ka shtuar ai.

Sipas tij, në bazë të disa statistikave del se shteti i Kosovës, e ka pagën minimale më të ulëtën në rajon.

“Mirëpo populli nuk do të jetë i kënaqur, punëtoria nuk do të jetë e kënaqur me të sepse për shembull kemi marr edhe disa statistika të vendeve përreth. Serbia 297 euro, Bosnja dhe Hercegovina 277, Shqipëria e ka 248, Maqedonia 363 euro, kurse Kosova e ka 170 euro. 170 euro do të thotë ne jemi larg edhe me vendet përreth që i kemi të cekura tash për tash këtu”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se paga minimale duhet të përcaktohet në bazë të një analizë të thellë.

“Ka një rigatishmëri të qeverisë së vendit për të reflektuar mbi rritjen e pagës minimale, sidomos tani kur është ky presioni social dhe presioni i rritjes së kostove të jetesës, gjë që e arsyeton diskutimin për rritjen e pagës minimale. Ka propozime që hudhen në tavolinë por nuk përcaktohet paga minimale si listë dëshirave por nga një analizë e qartë”.

Çështja e pagës minimale ka nxitur debat ditëve të fundit që kur kryeministri Albin Kurti njoftoi se së shpejti do të dilet me propozim.

Paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.

Në Programin e Qeverisë së Kosovës për periudhën 2021-2025, shkruan se paga minimale do të rritet në 250 euro. Paga minimale në shtetet e rajonit sillet nga 250 deri në 400 euro.

Marrë nga Monitor.al.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni paga minimale ne kosove paga minimale ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj