Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI- Taksapaguesit shqiptare janë duke paguar kosto të larta për paaftësinë dhe papërgjeshmërinë e administratës publike sidomos me shkarkimet politike nga puna.
Përveç vendimeve të Gjykatave Ndërkombëtare, vendimet e brendshme të gjykatave janë shndërruar në një barrë të rëndë buxhetin e shtetit, ku vetëm Ministria e Bujqësisë ka likuiduar nga viti 2015 deri në korrik 2020 mbi 485 milionë lekë, rreth 4 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, që janë pasqyruar në grafikun bashkëngjitur, pagesat vjetore që kanë shkuar për likuidimin e vendimeve gjykatave janë kryesisht për kompensimin e të larguarve nga puna.
Shumat e dhëna për një person shpesh janë të larta, me rreth 20 milionë lekë. Pagesat për vendimet e gjykatave në harkun e 5 viteve e gjysmë janë të barabarta me shumën vjetore që akordohet ne një vit për subvencionet në bujqësi.
Në harkun e një vit pagesat për vendimet e gjykatave kanë zënë gati 15% të fondit vjetor që jepet si mbështetje për fermerët.
Si në Ministrinë e Bujqësisë edhe dikasteret e tjera kanë fatura të ngjashme gjykatash, ndërsa vetë Qeveria aktualisht i depozituar në thesar gati 150 milionë euro të tjera që duhen paguar nga vendimet e gjykatave ndërkombëtarë dhe të arbitrazhit.
Në vendimet e tyre gjykatat kanë bërë me faj qeverinë për çështjet e gjykuara, por nga ana tjetër mungojnë dënimet për zyrtarët që i kanë krijuar këto dëme kolosalë financave të vendit.
Ministria e Financave njoftoi në treguesit e Kuadrit Makroekonomik 2020-2023 se, borxhi publik jashtë treguesve fiskalë (detyrimet e prapambetura) do të arrijë gjatë këtij viti në 70 miliardë lekë, ose 560 milionë euro.
Si rrjedhoje e vendimeve të gjykatave dhe faturave të tjera që nuk janë paguar në kohë, të tilla si rimbursimi i TVSH-së dhe investimeve publike, borxhi publik jashtë llogarive fiskale është rritur dukshëm këtë vit.
Shkak për zgjerimin e detyrimeve të prapambetura këtë vit në rekorde, veç të tjerash është bërë edhe pandemia Covid -19. Pandemia u bë shkak për shkurtimin e shpenzimeve buxhetore në disa zëra, edhe pse kontratat e qeverisë me privatët për punime dhe shërbime ishin tashmë të lidhura.
Gjithashtu shkak tjetër për rritjen e stokut të detyrimeve jashtë bilancit fiskal janë duke u bërë edhe parashikimet optimiste në të ardhura buxhetore. Vitin e kaluar, qeveria parashikoi fillimisht të arkëtonte 486 miliardë lekë, por në të vërtetë u arkëtuan 6% më pak se plani. Duke qenë se buxhetimi bëhet me planin, qeveria lidh kontrata për shuma që nuk i siguron nga të ardhurat e programuara, duke krijuar kështu një stok të pashmangshëm për detyrime.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI-Një projektligj i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë synon krijimin e një regjistri qendror për llogaritë bankare i cili do të ngrihet nga Agje...
SHBA- Revista “FORBES” ka prezantuar 10 njerëzit më të pasur në botë për vitin 2020. Në vendin e parë ndodhet Jeff Bezos, i cili ndiqet nga Bill Gates dhe vendi...
Sistemi arsimor shqiptar përllogarit 17.1 nxënës për mësues në arsimin publik, me ngarkesë nga më të lartat në Europë, por disa vende të zhvilluara të kontinent...
Ndryshe nga Kosova që ka vendosur testimin e mësuesve për covid para nisjes së vitit shkollor me 14 shtator, në Shqipëri nuk është vendosur diçka e tillë...
Një pjesë e maturantëve kanë nisur të regjistrohen në universitete nga 2 shtatori, ndërsa disa të tjerë janë ende në pritje të rezultateve që shiriti i verdhë n...
TIRANË- Këtë të mërkurë është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave, në lidhje me lojërat e fatit. Në vendim lejohet vendos...
Në krahasim me vitin 2015, ky fond është reduktuar me 509 hektarë, sipas tabelave të INSTAT.Në 2019 pyjet shtrihen në një sipërfaqe 1.051.843(ha)që përfaq...
TIRANË– Zonat e reja të zhvillimit ku do të ndërtohen banesat e reja që u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit do të kalojnë paraprakisht në një analizë...
Deri më 3 shtator ndihmën financiare prej 40,000 lekë në kuadër të Paketës 2 financiare e miratuar në mesin e muajit prill, e kanë përfituar 172,490 punonjës të...
Në Shqipëri dhe në Mal të Zi, pijet alkoolike kushtojnë më shtrenjtë se shtetet e tjera të rajonit, madje janë edhe mbi mesataren e bashkimit Europian. Eurostat...