LIVE UPDATES
Bota

Palmer flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Nuk duhet të përqëndrohet vetëm tek shkëmbimi i territoreve

2 Gusht 2019, 17:18 Nga DOSJA
Palmer flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Nuk duhet të

SHBA- Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë tha se sfida e tanishme e Kosovës është krijimi i një qeverie, e cila do ta kthente vendin në dialogun me Serbinë dhe do të pezullonte tarifën ndaj mallrave serbe. Zoti Palmer theksoi se përcaktimi i parametrave të negociatave është përgjegjësi e palëve dhe se përqëndrimi vetëm te hartat dhe territoret zhvendos vëmendjen nga rëndësia e arritjes së një marrëveshjeje gjithpërfshirëse për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Me zotin Palmer bisedoi kolegia e shërbimit serb të Zërit të Amerikës, Jovana Djurovic.

A besoni se pas dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ekziston një rrugë e qartë për Kosovën dhe Serbinë që të rifillojnë dialogun mes tyre?

Ne kemi shumë shpresë që Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë një rrugë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve dhe pastaj të gjejnë rrugën për arritjen e një marrëveshjeje që të ketë mbështetje reciproke, që të rezultonte në normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes tyre. Dhe kjo do të hapte rrugën për një të ardhme evropiane për të dyja vendet, për Kosovën dhe për Serbinë.

A janë shanset më të mëdha tani që Haradinaj nuk është më Kryeministër?

Mendoj se ajo që është nevojshme tani është krijimi i një qeverie në Kosovë. Kjo është sfida e menjëhershme. Ne duam që Kosova të fillojë përpjekjet për formimin e një qeverie sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne do të dëshironim që ajo qeveri pastaj t’i kthehet sa më shpejt dialogut, përfshirë pezullimin e tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Ne shpresojmë që kjo të fillojë së shpejti.

Zoti Haradinaj ka qenë një nga kundërshtarët më të mëdhenj të idesë së shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje e mundshme. A mendoni se tani që ai nuk është më Kryeministër ekziston një mundësi më e madhe për arritjen e një zgjidhje të tillë mes Presidentëve Vuçiç dhe Thaçi?

Ne tani jemi të përqëndruar te rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve. Me t’u kthyer në tryezë, sigurisht është pastaj çështja se për çfarë do të negociojnë. Dhe i takon në të vërtetë vetë palëve të përcaktojnë se cilat janë parametrat e asaj që do të negociohet. Asnjëra nga palët nuk do të detyrohet të bëjë diçka që nuk mund ta bëjë. Por ne do të dëshironim që negociatorët të negocionin me vullnet të mirë për një marrëveshje që mund të çojë në njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës dhe në një rrugë drejt Evropës. Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin ose diktojnë se cila do të jetë sfera e negociatave.

Disa ekspertë në Uashington, pretendojnë se ekziston një draft marrëveshje mes Presidentëve Vuçiç dhe Thaçi që përfshin shkëmbimin e territoreve dhe kjo marrëveshje është gati t’i paraqitet publikut. A keni njohuri për këtë?

Nëse ekziston një draft marrëveshje, nëse ekziston një marrëveshje gjithpërfshirëse që është gati për nënshkrim, unë nuk e kam parë.

A keni dëgjuar për këtë?

Persona të njëjtë që flasin me ju, flasin edhe me mua, duke më thënë të njëjtën gjë. Unë mendoj se ende ka shumë gjëra për të cilat duhet negociuar. Kështu që, rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve është hapi i parë.

Por a ka ndonjë ide ose marrëveshje reciproke që mund të arrihet bazuar në shkëmbimin e territoreve? A keni njohuri për këtë?

Sigurisht që palët kanë biseduar për një kohë të gjatë se cilat janë parametrat e një marrëveshjeje. Nuk e di se cilat janë çështjet thelbësore sa i përket territorit ose ndonjë komponenti të veçantë të kësaj. Çdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë gjithëpërfshirëse, do të ketë komponente politike, të sigurisë, ekonomike, tregtare, kulturore, për shembull kur është fjala për pronën e kishës ortodokse në Kosovë. Pra, unë mendoj se përqëndrimi vetëm te harta dhe territoret e zhvendos mjaft vëmendjen nga domethënia e vërtetë e marrëveshjes gjithpërfshirëse për normalizimin. Përkufizimi i normalizimit është përgjegjësi e palëve. Dhe ato mund ta bëjnë këtë vetëm në tryezën e dialogut.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ceshja e kosoves draft-marrëveshja kosovë-serbi mathew palmer ndryshimi i kufijve kosove serbi shkembimi i territoreve ceshja e kosoves draft-marrëveshja kosovë-serbi mathew palmer ndryshimi i kufijve kosove serbi shkembimi i territoreve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj