Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– “Regency International Casino”, kompania që operon tek ‘Tajvani’ ka reguar tre ditë pasi Dosja.al publikoi ekskluzivisht pamjet nga ambientet e tyre ku shihej që aktiviteti i lojërave të fatit vijonte mjaft lirshëm dhe pa pyetur për urdhëresat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në një reagim zyrtar, “Regency International Casino” shkruan se lajmi i publikuar nga Dosja.al është i rremë, pasi sipas kompanisë, ata kanë qenë një nga operatorët e parë që e kanë mbyllur vullnetarisht aktivitetin e saj që në datën 11 Mars, në respekt të plotë të situatës së rënduar epidemiologjike që po kalon vendin ynë. Ndër rreshta, pa iu referuar me emër, (me mendimin se mund të na japë reklamë më shumë nga sa ne i dhamë), kompania uron shëndet të mirë dhe për redaksinë e lajmeve të Dosja.al që publikoi ekskluzivisht lajmin me pamjet dhe shkruan se e gjitha ka qenë për klikime, megjithëse nuk jep asnjë argument për pamjet.
Reagimi i plotë
Pas publikimit të lajmeve të rreme në disa portale, si edhe informacioni i gabuar i transmetuar edhe në studio televizive, e gjejmë të nevojshme t’i bëjmë me dije opinionit publik se “Regency International Casino” është një nga operatorët e parë që ka mbyllur vullnetarisht, në mënyrë të verifikueshme, aktivitetin e saj që në datën 11 Mars, në respekt të plotë të situatës së rënduar epidemiologjike që po kalon vendin ynë. Ky akt përgjegjësie publike është kryer me vetëdije të plotë për të ruajtur shëndetin e personelit si dhe të qytetarëve, për të parandaluar gjithashtu përhapjen e COVID-19 në ambientet e kazinosë. “Regency International Casino” do vazhdojë të ruajë gjithnjë standardet më të larta të ushtrimit të aktivitetit dhe të sigurisë së personelit dhe frekuentuesve të saj. Përshëndesim dhe mbështesim çdo përpjekje që ndërmerret për ruajtjen e shëndetit publik. I urojmë shëndet të mirë edhe të njëjtëve të përhershëm që spekulojnë me emrin dhe aktivitetin tonë duke u përpjekur të bëjnë shoë, apo të marrin ndonjë klikim më tepër.
Dosja.al publikoi e vetmja pamjet ku ambjentet e kazinosë shiheshin të hapura dhe aktiviteti vijonte lirshëm edhe mbrëmjen e 11 marsit. Në ambientet shihej që kishte dezinfektantë, por asnjë masë tjetër e ndërmarrë nga lojtarët, që me të dalë jashtë mund të ktheheshin në një rrezik për qytetarët. Reagimi i vonuar i kompanisë, vjen pasi një natë më parë ishte vetë kryeministri Edi Rama i cili i ftuar në emisionin “Opinion” u pyet edhe për të.
I pyetur nga Blendi Fevziu, Rama tha se nuk e dinte rastin që kazinotë vazhdonin të pashqetësuara punën e tyre pasi në Shqipëri ato duhet të ishin të mbyllura njësoj si të gjitha baret, lokalet apo edhe restorantet. Në një moment, Fevziu institon që t’i tregojë videon sesi ambienti është plot me persona, gjë që së fundmi është ndaluar me urdhër të kryeministrit, por ky i fundit nuk ka pranuar duke u shprehur se kazinotë në Shqipëri janë mbyllur me ligj, përveç njërës që ka licensë, që është kazinoja e ‘Taivanit’ që na uroi ne shëndet në këto kohë të vështira.
(f.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë-Një një person në Tiranë ka udhëtuar me makinë personale drejt spitalit të Infektivit, pasi dyshon se është me koronavirus. Fax News raporton se personi ...
TIRANË- Policia ka ndaluar aktorin e TV Klan Olsi Bylyku, në një nga postoblloqet e kryeqytetit teksa ky i fundit kishte vendosur të sfidonte urdhrin e Pol...
TIRANË– Policia Kufitare ka sqaruar qytetarët se të gjitha pikat e lidhëse në vend me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë janë funksionale...
“Që kur ka rënë tërmeti nuk kam larë as duart as sytë”. Teksa koronavirusi po përhapet me shpejtësi në vendin tonë banorët e prekur nga tërmeti që jetojnë në ca...
TIRANË– Mjekët janë në frontin e parë të luftës dhe po përballen me pacientet të cilët rezultojnë të prekur nga koronavirusi. Sot Urdhri i Mjekëve të Shqip...
Tiranë– Detaje të reja kanë dalë për 66-vjeçarin nga Fieri të infektuar me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 66-vjeçari ka marrë p...
TIRANË– Bashkëshorti i deputetes Klodiana Spahiu, Edi Spahiu, njëherazi mjek i Spitalit të Durrësit, ka rezultuar negativ me COVID-19. Dosja.al rapor...
TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë një sqarim për qytetarët, të cilët gjatë 24 orëve të fundit kanë telefonuar numrin unik 112 duke bllokuar linjën,Me...
Tiranë- Gjatë një komunikimi me skype me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo që ndodhet brenda spitali...
Tiranë-Kamera e operatorit të Top Channel Saimir Gera duke ndjekur punën e një postoblloku në zonën e Freksut, ka fiksuar pamjet e një të riu i cili nuk i binde...