LIVE UPDATES
Aktualitet

Pandemia bllokoi turizmin/ 3.7 milionë të huaj më pak hynë në vend, gjysma e turistëve erdhën nga Kosova

25 Janar 2021, 14:33 Nga DOSJA
Pandemia bllokoi turizmin/ 3.7 milionë të huaj më pak hynë

Karantina në pjesën e parë të 2020-s dhe me pas kufizimi i lëvizjeve në mbarë botën për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19 kanë dhënë një ndikim të ndjeshëm në hyrje-daljet e shtetasve të huaj por dhe udhëtimeve të vendasve.

Kufizimi i qarkullimit të lirë të shtetasve kudo në botë për shkak të pandemisë COVID-19 bënë që të kishte një rënie masive sidomos të atyre që udhëtonin për turizëm. Arsyet e lëvizjes u kufizuan vetëm për çështje pune ose shëndeti.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020 në vend hynë 2.6 milionë shtetas të huaj, me një rënie prej 58.5%. si rrjedhojë e kufizimeve, në vend kanë hyrë 3.7 milionë shtetas të huaj më pak, duke dhënë një ndikim të ndjeshëm në ecurinë e turizmit në vend, por edhe të konsumit, që në gusht, kur kulmon sezoni ishte shumë i dobët, sipas të dhënave të tjera të tregtisë me pakicë.

“ Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2020 është 2.657.818, duke rënë me 58,5 %, në krahasim me vitin 2019. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2020, është 2.906.828 duke rënë 50,9 %, krahasuar me vitin e mëparshëm”, tha INSTAT.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave për lëvizjen e shtetasve tregojnë se rënia më e ulët ishte nga Kosova kjo edhe për shkak të dakordësimit mes dy shteteve për të mos ndalur qarkullimin e lirë në sezonin turistik.

Turistët e Kosovës kanë mbajtur peshën kryesore në turizëm në vend në vitin e pandemisë. Hyrjet e shtetasve nga Kosova në 2020-n përbënin 52% të totalit, nga 35% që ishte kjo peshë vitin e mëparshëm, kur në vend filluan të vinin turistë nga pothuajse e gjithë Europa.

Gjatë vitit 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 38,6 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 90,3 %, krahasuar me vitin 2019.

Pandemia ka kufizuar lëvizjet te shtetet afër kufirit. Në vend të dytë ishin shtetasit nga Maqedonia, me 14% të totalit, nga 12.7% një vit më parë.

Ndërsa tkurrjen më të fortë e shënuan polakët (-81%), të cilët vitet e fundit e kishin kthyer në destinacion të qëndrueshëm vendin tonë, si dhe spanjollët (-90%)

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar, në muajin Dhjetor 2020, është 442.966 dhe krahasuar me Dhjetor 2019, ky tregues rezulton me rënie 50,7 %. Në Dhjetor 2020, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 180.815, krahasuar me Dhjetor 2019, ky numër ka rënë me 37,4 %..

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Dhjetor 2020 janë 215.698. Krahasuar me Dhjetor 2019, ky numër ka rënë 55,5 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Dhjetor 2020, janë 155.973. Krahasuar me Dhjetor 2019, ky numër ka rënë 47,9 %.

Numri  i  shtetasve  të  huaj  të  hyrë  në  Shqipëri  gjatë  vitit 2020  është 2.657.818, duke rënë me 58,5%, në krahasim me vitin 2019. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin2020, është 2.906.828duke rënë 50,9%,krahasuar me vitin e mëparshëm.

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet instat pandemia turizmi ne shqiperi instat pandemia turizmi ne shqiperi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj