Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA-Teksa rastet me Covid-19 po rriten në të gjithë botën edhe ekpertët janë alarmuar në lidhje me këtë situatës. Ndërkohë së fundmi Dr. Joseph Varon, zyrtari kryesor i mjekësisë në Qendrën Mjekësore të Bashkuar ‘Memorial’ në Houston, shprehet i revoltuar në lidhje me rritjen e rasteve dhe sipas tij kjo ka ndodhur pasi njerëzit e kanë injoruar koronavirusin.
Ai përballet me rritje të madhe të pacientëve me COVID-19, në nivele që kanë stresuar kapacitetet në spitalin ku ai punon në Hjuston të Teksasit. Megjithatë, përditë ai sheh njerëz rrugëve pa maskë, pa mbajtur distancë fizike. Ai thotë se gjatë gjithë jetës së tij situata me Covid-19 është kjo është më e rënda që ka parë.
“Po zhvilloj dy beteja: luftë kundër COVID-it dhe luftë kundër idiotsisë. Njërën e zhvilloj me një farë shprese se do ta fitojmë. Por të dytën e kam gjithnjë e më të vështirë ta kuroj. Kam punuar në mes të tërmeteve, në mes të sulmeve me bomba, në mes të cunameve. Kam punuar pas çdo katastrofe të imagjinueshme. Por kjo është më e rënda që kam parë. Ndoshta pasi është një situatë që vazhdon,” thotë ai.
Në këtë krizë, personeli mjekësor e ka paguar shtrenjtë dedikimin ndaj misionit të tyre. Shumë mjekë e infermierë janë sëmurur, disa kanë humbur jetën nga koronavirusi. Në stafin e Dr. Varon, infermierja Chrishtina Mathers rezultoi pozitive për koronavirus javën e kaluar, pasi u sëmur gjatë turnit:
“Diagnoza me koronavirus është gjëja më e rëndë që mund të dëgjosh. Më tronditi shumë. Njerëzit duhet të informohen më shumë. Gjithë kjo betejë, gjithë këto akuza e kundërakuza, janë të panevojshme. Njerëzit duhet të udhëhiqen nga mirësjellja e humanizmi. Duhet të na dëgjojnë ne. Ne nuk po gënjejmë. Përse do të gënjenim,” thotë infermierja Mathers.
Ndërkohë sipas Dr. Varon shumë prej pacientëve nuk marrin frymë dot pa ndihmën e aparaturave.
Teksasi, Kalifornia dhe Florida janë bërë vija e frontit kundër koronavirusit këtë verë. Deri tani Teksasi është përballur me një dyfishim të rasteve dhe ritmet e vdekshërisë shkuan në 32% vetëm brenda javës së kaluar.
Burimi: abc13.
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRITANI- Eksperti i sigurisë kibernetike, Florian Kunushevci, me origjinë kosovare i cili është ekspert i sigurisë kibernetike tashmë është renditur në listën...
KOSOVË- Koronavirusi është përhapur gjerësisht edhe në Kosovë. Ditë e djeshme, ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se janë shënuar edhe 7 viktima t...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump të hënën nënshkruajti një urdhër ekzekutiv që detyron të gjitha agjencitë federale që të bëjnë një kontroll të brendshëm ...
Gjermani– Dhjetëra mijëra protestuan sikur virusi të mos ekzistonte: Pa mbuluar gojën dhe hundën e tyre, ngjitur me njëri-tjetrin,ecën njerëzit të shtunën nëpër...
BRITANI E MADHE-Në Mbretërinë e Bashkuar është krijuar një test 90-minutësh për koronavirusin. Testi i ri i quajtur “Lampore” së bashku me teste të ADN-së është...
Rezultatet e testeve të antitrupave në Itali treguan se 1.48 milion njerëz, ose 2.5% e popullsisë, kanë pasur koronavirus.Vlerësimi është gjashtë herë më i madh...
PRISHTINË– Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka konfirmuar edhe njëherë situatën e vështirë në të cilën ndodhet Kosova me COVID-19.Me ...
KOSOVË– Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka reaguar pas përhapjes së lajmeve në lidhje me mosrespektim të rekomandimeve të institucionit po...
SHBA-Ligjvënësit në Nevada kanë rënë dakort të dërgojnë fletët e votimit nëpërmjet postës tek të gjithë votuesit në këtë shtet perëndimor amerikan. Ky vendim mo...
‘Three Gorges Dam’ është projekti më i madh hidrocentral i ndërtuar ndonjëherë. Kur filloi ndërtimi në 1994, ajo u krijua jo vetëm për të gjeneruar energji elek...