LIVE UPDATES
Bota

Pandemia e mendjes: Pse gjithnjë e më shumë njerëz po vuajnë nga depresioni

31 Dhjetor 2021, 12:29 Nga DOSJA
Pandemia e mendjes: Pse gjithnjë e më shumë njerëz po

SHBA – Pandemia e Covid-19, është një emergjencë globale shëndetësore, e cila po zgjat prej gati 2 vjetësh. Kjo sëmundje ka simptoma të sakta dhe shenja klinike. Por për shkak të rëndësisë së supozuar sociale, ajo nuk kufizohet vetëm në prekjen e atyre që janë të infektuar nga koronavirusi. Në këtë moment ekzistojnë në fakt 2 pandemi paralele:e para ka të bëjë me shëndetin fizik, ndërsa e dyta me atë mendor. Kufizimet e vendosura për të frenuar përparimin e virusit, kanë pasur dhe kanë një kosto shumë të madhe psikike.

Falimentimet e bizneseve, pushimet nga puna, krizat, ëndrrat e parealizuara, dhe jeta e përditshme tejet e ndërlikuar, i kanë hapur rrugën depresionit. E keqja e errët, që ka gjetur një terren pjellor në këto situata të vështira, i ka përkeqësuar kushtet e mëparshme dhe është përhapur më tej. Është një pandemi e heshtur, por jo më pak shkatërruese se tjetra.

Studimi i “The Lancet”

Një përmbledhje sistemike e botuar së fundmi në revistën e njohur mjekësore “The Lancet”, që shqyrtoi dhjetëra kërkime të publikuara muajt e fundit, konfirmoi frikën e shprehur nga shumë ekspertë. Dominimi i rasteve të depresionit të madh u rrit me 27.6 për qind në të gjithë botën gjatë vitit 2020, pikërisht për shkak të pandemisë.

Bëhet fjalë për 53.2 milionë raste të reja, që përfshinin më shumë gra (+30 për qind) sesa burra (+24 për qind), dhe kjo për arsye lehtësisht të kuptueshme. Gratë e kanë humbur punën më shpesh se burrat, u është dashur të mbështesin më shpesh anëtarët e tjerë të familjes, dhe kanë qenë gjithashtu viktima të dhunës në familje. Të rinjtë e moshës 20-24 vjeç, janë më të prekurit për shkak të pasojave mbi raportet shoqërore dhe punësimin. Nga ana tjetër, të vegjlit u prekën shumë nga mbyllja e shkollave.

Shëndeti mendor është në rrezik

Shumë vende evropiane, po përjetojnë një rritje drastike të kërkesës për ndihmë nga psikologët dhe psikiatrit, si nga ata që kishin probleme përpara pandemisë, ashtu edhe nga ata që nuk i kishin përjetuar kurrë ato.

“Ajo që kemi mësuar nga kjo pandemi, është se të gjithë janë të prekshëm, dhe se efektet e Covid-19 janë të ngjashme me ato të çrregullimit post-traumatik nga stresi, PTDS”- thotë dr.Natasha Acopardi-Muskat, një zyrtare e degës evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ajo thekson se “ka ende kohë për të parandaluar pasojat më të këqija”, duke u siguruar që shqetësimet e atyre që janë prekur më pak se të tjerët, të jenë të përkohshme dhe të kufizuara në një periudhë të shkurtër të jetës së tyre.

“Covid-19 është problematik për të gjithë shoqërinë, por kjo sëmundje na ka bërë të reflektojmë mbi atë që duhet ndryshuar. Paradokaslisht, shëndeti mendor mund të përfitojë nga kjo situatë”- thekson Acopardi-Muskat.

Pandemia ka nxjerrë në pah mungesa të dukshme në shërbimet psikiatrike në Bashkimin Evropian. Këtu përfshihet qasja në një kujdes shëndetësor që të jetë i përballueshëm, cilësor dhe i ofruar në kohën e duhur. Sistemet e kujdesit shëndetësor, kanë mungesë të psikiatërve dhe punonjësve socialë, ndërsa pacientët nuk marrin në shumë raste informacionin e saktë.

Një panoramë shqetësuese

Armando Kocutto, president i Urdhrit të Psikologëve në rajonin e Kampanjës në Itali, bëri ​​një paralajmërim alarmant për të ardhmen. Siç raportohet nga Fondacioni Veronezi, shërbimi kombëtar shëndetësor, duhet të përgatitet për “efektet e mëdha psikologjike negative që  burojnë nga pandemia, me simptoma të tilla si ankthi dhe depresioni”.

Sipas Kocutos, në fillim i duhet kushtuar vëmendje segmenteve më të brishta të popullsisë si fëmijët, adoleshentët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara. Pandemia mund të gjenerojë shqetësime të forta emocionale, pasi është një ngjarje traumatike që sjell stres jofunksional.

Brishtësia dhe pasiguria, të cilat në disa raste mund të çojnë në hipokondri, kanë një bazë racionale, e cila megjithatë rriten në mënyrë të ekzagjeruar tek ata që vuajnë prej saj. Izolimi social prodhon ndryshime fiziologjike dhe sociale si reduktimi i aktivitetit fizik, ndryshimet në dietë, ekspozimi ndaj dritës së diellit, reduktimi i marrëdhënieve ndër-personale dhe reduktimi i përvetësimit të aftësive sociale. Këta faktorë, mund të çojnë në zhvillimin e ankthit dhe depresionit, të përforcuar nga stimuj të jashtëm negativ, si alarmizmi i gjeneruar shpesh nga disa media. (Andrea Walton / “Il Giornale” – Bota.al)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota andrea walton depresioni pandemia e mendjes andrea walton depresioni pandemia e mendjes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj