LIVE UPDATES
Aktualitet

Pandemia nuk ndikoi! Televizionet morën veten shpejt, kush ishin më fitimprurëset

13 Nëntor 2021, 06:16 Nga DOSJA

Përkundrejt pritshmërive negative në raportin e aktivitetit të 2019-s, kur televizionet parashikonin që do të ndikoheshin negativisht nga pandemia, të paktën më të mëdhenjtë e kanë marrë shpejt veten, duke raportuar të ardhura dhe fitime të qëndrueshme.

“Televizioni Klan”, më i madhi sipas të ardhurave raportoi një qarkullim total vjetor prej 1.4 miliardë lekë, me një tkurrje të lehtë prej 1.7% me bazë vjetore (të ardhurat nga aktiviteti u zgjeruan me 7.4%, ndërsa në rënie ishin të hyrat nga aktiviteti i shfrytëzimit). Aktiviteti u ndihmua pozitivisht nga rritja e të ardhurave të tjera, ato nga shitja e sinjalit. Fitimet arritën në 241 milionë lekë me një zgjerim prej 16% në raport me vitin e mëparshëm.

“TV Klan” ka qenë historikisht televizoni më fitimprurës në vend. Sipas raportit të aktivitetit, rritja e fitimit erdhi nga ulja e shpenzimeve të tjera të përgjithshme, kryesisht ato të produksioneve televizive, si pasoje e rregullave te reja te vendosur nga Autoriteti i Mediave Audiovizuale (AMA).

Raporti i aktivitetit sqaron se “Klan” u përshtat me shpejtësi ndaj pandemisë, pas mbylljes së përkohshme të emisioneve të mëdha për shkak të kufizimit jo më shumë se 2 persona në studio, por në asnjë moment nuk e ndërpreu transmetimin.

“Politika e ndjekur nga kompania ishte gjetja e metodave alternative për zhvillimin normal të spektakleve dhe emisioneve në mënyrë që ato të vazhdonin transmetimin me xhirime në ambiente te jashtme (E diela Shqiptare dhe Klanifornia), ndërsa emisionet e tjera u përshtaten duke u “cunguar” sado pak me lidhje direkte duke zbatuar rregullin. Kjo për arsye të ndikimit social qe ka pasur ne ato moment roli i televizionit tek publiku”.

“Top Channel” deklaroi të ardhura prej gati 1.4 miliardë lekësh, pothuajse në të njëjtin nivel me “Klan”, me tkurrje prej 5.1% me bazë vjetore. Edhe fitimet shënuan një rënie prej 16%, në 186 milionë lekë, duke e renditur atë për të dytin vit radhazi në listën e “Monitor 200”, sipas fitimeve.

Sipas raportit të aktivitetit, të ardhurat operative vijnë të shpërndara në këto forma reklamimi: reklama normale (spote); publicitet kryesor (mundësuesi); spote web-site Top Channel; falënderim nëpërmjet titrave; transmetim Pop Up; vendosje produkti. Deri në fund të 2020-s, televizioni kishte 597 klientë. Në raportin e aktivitetit vlerësohet shikueshmëria e lartë që ka në kanalin “Youtube Channel”, nga e gjithë bota për lajme, programe argëtuese etj.

“Vizion Plus”, i treti më i madh në vend, shënoi të ardhura prej 381 milionë lekësh, me tkurrje 10.3%, ndërsa rezultati financiar ishte një humbje e lehtë. “Në politikat tona të marketingut, synimi do të jetë përfitimi nga shtrirja në një publik më të gjerë. Pra një audiencë e konsiderueshme bën një produkt tërheqës dhe gjenerues të ardhurash dhe kjo sjell automatikisht zvogëlimin e kostove administrative për njësi, të cilat në këtë lloj aktiviteti janë relativisht të larta, ku zërin kryesor e zë investimi, pra amortizimi dhe punësimi”, thuhet në raportin vjetor të aktivitetit.

Televizionet vijojnë të tërheqin pjesën më të madhe të buxheteve të marketingut të kompanive. “Për vetë faktin se televizioni është një nga pikat e referencës së publikut për marrjen e informacionit vlerësohet se Shqiptarët preferojnë marrjen e informacionit nga mediat

televizive sipas studimit të tregut të bërë nga TCH, e bën tregun e mediave televizive mjaft tërheqës si për lojtarët që janë në këtë treg, ashtu edhe për investitorët (kryesisht biznesi) të cilët investojnë në të një pjesë të konsiderueshme të buxheteve të publicitetit. Megjithëse aktualisht mungojnë të dhënat zyrtare të publikuara mbi investimin total të publicitetit në mediat e ndryshme, përsëri është lehtësisht e dallueshme se tregu i mediave televizive përthith pjesën më të madhe të këtij investimi”, thuhet në raportin vjetor të aktivitetit të “Top Channel”.

Sipas vlerësimeve të mëparshme të “Monitor” tregu i publicitetit në vend luhatet në rreth 38-40 milionë euro në vit dhe mbi 70% e kësaj shume shkon për televizionet. Problem mbetet mungesa e matjes së audiencës, që sipas vlerësimeve të operatorëve rrit kostot e segmentimit (sipas raportit të aktivitetit të Vizion Plus).

“Digit-alb”, platforma më e madhe televizive me pagesë kishte të ardhura prej 4.6 miliardë lekësh, me tkurrje prej 11.6% me bazë vjetore. Fitimet ranë me 54%, në 155 milionë lekë. Eglinor Ramaj, administrator i Digit-Alb pohon se duke marrë parasysh trendet globale në industrinë e televizioneve me pagesë, mund të themi me plot bindje se ecuria e Digit-Alb gjatë vitit të pandemisë ishte në nivele krahasimisht të kënaqshme.

“Botërisht, viti 2020 konfirmohet si viti me ndikimin më negativ në këtë industri, duke përfshirë kryesisht televizionet kabllore, satelitore dhe shoqëritë e telekomunikacionit. Nga studimet e deritanishme, rënia e abonimeve në televizionet me pagesë në nivel global, ka ardhur kryesisht si pasojë e skepticizmit financiar të konsumatorit, si dhe pesimizmit të përgjithshëm që shkaktoi pandemia. Sigurisht, edhe Digit-Alb u ndikua, por jo në nivelet e vendeve më të zhvilluara duke qenë se çmimet e shërbimeve në tregun tonë janë shumë më të lira (mbi 10 herë më të lira) se sa shërbimet e njëjta në tregjet europiane dhe SHBA.

Një faktor shumë i rëndësishëm, i cili ndikoi në rënie, ishte edhe ndërprerja e të gjithë eventeve sportive Live gjatë gjysmës së vitit 2020. Fillimi i kampionateve pa praninë e tifozëve në stadiume shkaktoi edhe një zbehje të shkëlqimit që këto liga përfaqësojnë në subkoshinencën e konsumatorit, duke ndikuar në shitjet e paketave të abonimeve”, tha Ramaj.

“Albanian Satelite Communication”, operatori tjetër i shërbimeve televizive me pakgesë, me markën “Tring” rriti të ardhurat me 3.5%, në 805 milionë lekë. Fitimet ranë me 8.5% në 33.8 milionë lekë.

MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore televizion televizionet televizionet shqiptare top channel tv klan televizionet televizionet shqiptare top channel tv klan


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj