LIVE UPDATES
Bota

“Pandora Papers”: Londra, qendër e rrjetit të kompanive të regjistruara në parajsa fiskale

5 Tetor 2021, 17:55 Nga DOSJA
“Pandora Papers”: Londra, qendër e rrjetit të kompanive

LONDËR – Udhëheqës botërorë, politikanë dhe yje të muzikës pop janë mes mijëra personave që fshehin pasuri të madhe përmes një rrjeti kompanish anonime. Të dhënat janë zbuluar përmes rrjedhjes së gati 12 milionë dosjeve nga arkivat e disa firmave ligjore, të cilat hedhin dritë mbi botën e fshehtë të parave që tranferohen në parajsa fiskale, të ashtuqujtura “Dokumentet Pandora”. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton.

Ndër zbulimet më befasuese të “Pandora Papers” është pasuria e fshehur e Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe familjes së tij. Dokumentet e rrjedhura tregojnë se gjatë 15 viteve të fundit familja Aliyev dhe bashkëpunëtorët e saj tregtonin në Britani prona në vlerën e 544 milionë dollarëve. Rachel Davies Teka punon për organizatën kundër korrupsionit “Transparency International”.

Prej momentit që kjo familje mori pushtetin në vitin 1993, anëtarët e saj kanë marrë kontrollin e shumë prej industrive jetike të vendit dhe burimeve të tij natyrore dhe i kanë përdorur ato për t’u pasuruar. Dhe kjo po bëhet në kurriz të njerëzve të atij vendi. Këto veprime kanë pasoja tek popullata e vendit. Ka njerëz që vuajnë sepse udhëheqësit e tyre marrin burime të cilat duhet të ndahen mes qytetarëve në ato vende“, thotë Rachel Davies Teka, drejtuese e “Transparency International” për Mbretërinë e Bashkuar.

Dokumentet e rrjedhura tregojnë se Mbreti Abdullah i Jordanisë ndërtoi një perandori të fshehtë me prona në Shtetet e Bashkuara dhe Britani në vlerën e më shumë se 100 milionë dollarëve. Por gjatë një fjalimi të hënën, ai i hodhi poshtë pretendimet për përpjekje për fshehje të pasurisë së tij.

Nuk kam asgjë për të fshehur nga askush. Ne jemi më të fortë se kjo, dhe kjo nuk është hera e parë që Jordania vihet në shënjestër“, tha Mbreti i Jordanisë Abdullah II.

Ministrat e kabinetit pakistanez e familjarët e tyre, si dhe aleatë të ngushtë të kryeministrit Imran Khan, janë zbuluar se zotërojnë kompani në parajsa fiskale në vlerën e miliona dollarëve. Por zoti Khan tha se gjetjet do të hetoheshin.

Dokumentet e rrjedhuara tregojnë se Kryeministri çek Andrej Babis ka përdorur kompani anonime të regjistruara në parajsa fiskale për të financuar blerjen e një prone prej 22 milionë dollarësh në Francë. Zoti Babis, partia e të cilit garon në zgjedhjet e përgjithshme këtë javë, i doli në mbrojtje veprimeve të tij gjatë një debati televiziv të dielën.

Paratë u dërguan nga një bankë çeke, ato u tatuan. Janë paratë e mia dhe u kthyen sërish në Republikën Çeke”, tha ai.

Sipas zbulimeve, Presidenti kenian Uhuru Kenyatta dhe gjashtë anëtarë të familjes së tij janë të lidhur me mbi 12 kompani të regjistruara në parajsa fiskale, njëra prej të cilave në vlerën e mbi 30 milionë dollarëve. Por nuk ka dhëna që tregojnë se familja Kenyatta ka vjedhur pasurinë shtetërore.

Pjesa më e madhe e veprimtarive të zbuluara nga “Pandora Papers”, janë të ligjshme, përfshirë përdorimin e kompanive të regjistruara në parajsa fiskale.

Por në shumë prej dokumenteve të rrjedhura ekziston një emërues i përbashkët dhe ajo është Londra. Kryeqyteti britanik dhe territoret e lidhura me të, siç janë Ishujt e Virgjër britanikë, ofrojnë një rrjet mekanizmash ligjore të krijuar për të fshehur se kush i zotëron vërtet paratë, thotë zonja Davies Teka.

Mund të blesh prona në mënyrë sekrete nëse përdor një kompani të regjistruar dhe krijuar në një territor të huaj, në parajsa fiskale. Ne (Britania) gjithashtu ofrojmë shërbime luksoze për elitën botërore dhe për fat të keq kemi një numër shqetësues profesionistësh, llogaritarësh, avokatësh, agjentësh të pasurive të paluajtëshme të cilët ndihmojnë aktorë të korruptuar e kriminelë, që të pastrojnë, fshehin dhe menaxhojnë pasurinë e tyre“.

Në Britani Partia Konservatore në pushtet është përfshirë nga akuzat pasi dokumentet e rrjedhura ngritën dyshime për korrupsion ndaj disa donatorëve të partisë.

Ministri britanik i Financave Rishi Sunak hodhi poshtë pretendimet për shmangie të taksave nga ana e Londrës. Ai tha se qeveria e ka luftuar me forcë korrupsionin global.

Marrë nga VOA 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota investigimi i pandora papers pandora papers investigimi i pandora papers pandora papers

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj