Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Papa Françesku nis konsultimet për reforma në Kishën Katolike
11 Tetor 2021, 10:43Nga DOSJA
VATIKAN – Papa Françesku ka nisur atë që e ka cilësuar si përpjekjen më ambicioze për reforma katolike në 60 vjetët e fundit.
Procesi dyvjeçar për t’u konsultuar me secilin prift në botë, për drejtimin e Kishës Katolike në të ardhmen, ka nisur këto ditë në Vatikan. Disa katolikë shpresojnë se këto diskutime do të rezultojnë me ndryshime në çështjet si shugurimi i grave, martesat e priftërinjëve dhe lidhjet mes personave të gjinisë së njëjtë.
Të tjerë shqetësohen se ky proces do të dëmtojë parimet e Kishës Katolike. Ata besojnë se fokusi në reforma mund të tërheqë vëmendjen nga çështjet tjera me të cilat përballet Kisha, siç janë korrupsioni dhe nivelet në rënie të pjesëmarrjes.
Papa Françesku u ka bërë thirrje katolikëve që të mos mbesin të bllokuar në gjërat që ata besojnë, por të “dëgjojnë njëri-tjetrin” teksa ka nisur këtë proces gjatë një meshe të mbajtur në Bazilikën Shën Pjetri.
“A jemi të përgatitur për këtë rrugëtim? Apo shqetësohemi nga e panjohura, duke preferuar që të arsyetohemi si zakonisht, ‘Kjo gjë është e kotë’ apo ‘Këtë e kemi bërë gjithmonë kështu?’” ka pyetur ai.
Më vonë, Papa pritet të shkruajë një këshillë apostolike, duke dhënë pikëpamjet dhe vendimet e tij mbi çështjet e diskutuara.
GREQI– Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pritet të marrë nesër dozën e tretë të vaksinës Pfizer kundër covid-19. Mediat greke shkruajnë se ai e mori ...
BRUKSEL – Shpërthimet e ꞔmimeve të gazit në tregjet ndërkombëtare kanë shkaktuar kritika të ashpra të BE kundër Rusisë. Ky vend bëhet përgjegjës për rekor...
GREQI- Moti i keq ka pushtuar Greqinë dhe ka bërë që për vetëm 72 orë, në vendin fqinjë të bien 700 milimetra shi. Kjo sasi është, mesatarisht, dyfishi i reshje...
KOSOVË- Sot është bërë një javë nga hyrja në fuqi e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me reciprocitetin e targave.Fillimi i zbatimit të kësaj mar...
KOSOVË– Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur sot në orën 11:00. Në këtë mbledhje do të diskutohet për një sërë projektligjesh dhe po ashtu do...
POLONI- Dhjetëra mijëra polakë kanë marrë pjesë në protestat pro-BE pasi një vendim i gjykatës kushtetuese të kombit nxiti tensionet me Brukselin. Protestuesit ...
AUSTRALI– Ata kanë vuajtur më shumë se shumica e gjithë australianëve gjatë pandemisë së koronavirusit, por sot më në fund banorët e Sidenit mund të shijo...
RUSI– Numri i të vdekurve nga një helmim masiv i lidhur me alkoolin ilegal në jug-perëndim të Rusisë është rritur në 34, me 24 persona të tjerë që po traj...