Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
BRITANI E MADHE- Kancelarit Rishi Sunak iu bashkua edhe profesori Stephen Powis nga Departamenti i Shërbimit Publik dhe Social të Shëndetësi (NHS) të Anglisë, si dhe Dr Yvonne Doyle, Drejtor për Mbrojtjen e Shëndetit dhe Drejtor Mjekësor në PHE.
Cancelari Sunak, adresoi parashikimet e zyrës përgjegjëse për Buxhetin (OBR) se ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar mund të pësoj një ulje prej 35 përqind deri në fund të korrikut me numrin e papunësisë deri në 3.4 milion.
Në konferencën e së dielës, sekretari i parë i shtetit Dominic Raab, i cili po udhëheq qeverinë në mungesë të kryeministrit Johnson, tha se ai nuk pret që masat e bllokimit të ndryshojnë pas një përmbledhjeje të situatës gjatë kësaj jave. Ai tha në konferencë se Mbretëria e Bashkuar po fillonë të fitoj betejën kundër koronavirusit.
Ndërsa prof. Sir Patrick Vallance, zyrtari kryesor shkencor, tha që ka ende një rrugë të gjatë për të shkuar drejt përfundimit të pandemisë. Z. Sunak në hapje të konferencës, ka folur për parashikimin ekonomik të publikuar nga Zyra Përgjegjëse e Buxhetit (OBR).
Ai thotë se numrat e OBR nuk janë një parashikim, por ato bazohen vetëm në një skenar.
Ai thotë se është e rëndësishme të jesh i sinqertë në lidhje me ndikimin e koronavirusit në ekonomi, duke sqaruar se rënia e parashikuar është thjesht e përkohshme.
Gjithashtu ai tha, se raporti i OBR, bën të qartë se masat qeveritare do të ndihmojnë ekonominë të rimëkëmbet shpejt dhe se plani ynë është plani i duhur dhe se nuk ishte zgjedhje midis ekonomisë dhe shëndetit.
Në lidhje me shifrat e fundit të vdekjeve që përfshijnë një shtesë prej 778 vetë, Sunak tha se shifrat janë një kujtesë e fuqishme për të gjithë për rëndësinë e ndjekjes së udhëzimeve qeveritare.
Ndërkohë Prof. Powis thotë se ulja e kurbës në ditën e sotme jep prova që publiku po ndjek dhe zbaton udhëzimet për distancimin shoqëror. Ndër të tjera ai thotë se testimi ka treguar për masat që po meren ndaj rasteve të reja. Pranimet në spital po stabilizohen, ndërsa rithekson që shumica e njerëzve do të pësojnë simptoma të buta nëse marrin koronavirus.
Ai thotë se masat që ka vendosur qeveria, përfshirë skemën e mbajtjes së vendit të punës, mund të zbutin ndjeshëm ndikimin ekonomik të koronavirusit.
Ai thotë se skemat janë krijuar për të siguruar që njerëzit nuk humbasin punën dhe ekonomia mund të rikuperohet shpejt.
Sunak tha në konferencë se këto janë kohë të vështira dhe se jo çdo punë do të jetë në gjendje të shpëtojë. Ndërsa për njerëzit që punojnë dhe banojnë në shtëpi të përkujdesjes, z. Sunak tha se nuk i kemi harruar.
“Ekziston një fokus i madh për t’u siguruar që shtëpitë e kujdesit marrin PPE për të cilën kanë nevojë dhe testimin që duhet. Kur duartrokasim çdo javë, ne duartrokasim për të gjithë ata që meren me kujdesin.”- Dr Doyle tha se ata janë duke punuar me sektorin e kujdesit për të minimizuar dëmet nga virusi.
Ndërsa Prof. Powis, bëri me dije se të dhënat nga spitalet janë në gjendje të regjistrohen shumë shpejt ndërsa vdekjet në shtëpitë e kujdesit zgjasin më shumë për t’u regjistruar sepse nuk mund të ketë qenë të diagnostikuar. Në lidhje me të dhënat e të infektuarve nga spitali, prof. Powis tha se nuk është në gjendje të japë një numër të infeksioneve të fituara nga spitali edhe pse të dhënat po publikohen.
Kthimi në normalitet:
Z. Sunak thotë se ai beson se do të jetë e mundur të kthehemi në normale pas një rënie në ekonomi.
Ai thotë se qeveria mbetet shumë e përkushtuar ndaj axhendës që ne parashtruam më parë. Ai thotë se rendi i ditës ka të bëjë me nivelizimin dhe përhapjen e mundësive në të gjithë vendin. Kjo mund të jetë një pjesë kritike se si kthehemi në normalitet,” tha Cancelari. Ai thotë se rimëkëmbja ekonomike është ajo që ne jemi të gjithë së bashku dhe se rendi i ditës do të bëhet vetëm më i rëndësishëm pasi largohemi nga kjo krizë.
Aplikimet për ndihmë do të hapet më 20 prill
Z. Sunak thotë se është e rëndësishme të siguroheni që ndërhyrjet që qeveria po zbaton të arrijnë tek njerëzit që mendohet të jenë në nevojë. Ai thotë se janë duke bërë një ndryshim dhe bankat po punojnë shumë për të punuar përmes prapambetjeve të kërkesave të kredisë që kanë marrë. Sa i përket skemës së ndihmës, ai tha se mund të mbulojë miliona njerëz dhe një sistem krejt i ri është dashur të hartohet që të merret me të.
Ai thotë se plani është që skema të ngrihet dhe të funksionojë deri në fund të prillit dhe qeveria është në rrugën e duhur për ta përmbushur atë. Skema pritet të hapet për aplikime në 20 prill. I pyetur se nga do të vijnë paratë e nevojshme për të mbuluar krizën e koronavirusit, Z. Sunak tha se nuk është në gjendje të marrë përsipër politikën e ardhshme të taksave. Ai tha se përparësia është për të zbutur ndikimin.
“Do të ishte shumë më keq nëse nuk do të bënim atë që po bëjmë.”- shtoi ai.
Kancelari tha se mënyra më e mirë për të kapërcyer krizën përsëri është duke vazhduar për rritjen e ekonomisë dhe nëse kjo ndodh, ndikimi i gjatë në financa publike do të zvogëlohet. Paneli është pyetur se çfarë do të kishin bërë ndryshe në përgjigje të pandemisë koronavirus.
Dr. Doyle thotë: Po sigurisht që ne mund t’i bënim gjërat më mirë dhe kjo është mënyra që Mbretëria e Bashkuar vazhdon të komunikoj me fqinjët e saj.
Prof. Powis tha se duhet të prisni deri në kohën e duhur për të parë mbrapa dhe për të menduar se çfarë mund të ishte bërë ndryshe. Ai thotë se është plotësisht i sigurt se të gjithë do të dëshirojmë të shohim prapa dhe të analizojmë se si u trajtua situata.
Ndërsa Cancelari Sunak u shpreh se, “ne kemi të bëjmë të gjithë me një gjë që askush në të vërtetë nuk është përballur më parë. Kur përballeni me një sfidë kaq të paparë, jo gjithçka do të jetë perfekte. Ai thotë se qeveria është e nxitur vazhdimisht të bëjë atë që mendon se është në interesin më të mirë të vendit.
Në përfundim të konferencës z. Sunak nuk ka harruar të falënderoi publikun për qëndrimin në shtëpi gjatë fundjavës së festave të Pashkës. Ai tha se “Mbretëria e Bashkuar po kalon së bashku krizën duke shtuar se “ne mund të shpresojmë përpara për raste më të lumtura”.
Korrespondenti i Dosja.al, Kujtim Vani nga Londra
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Mes situatës së vështirë që është krijuar në Kosovë si shkak i koronavirusit nuk kanë munguar as problemet midis poltikanëve për Qeverinë e vendit...
ITALI– Më shumë se pesëdhjetë vjet martesë. Giorgio dhe Roza kanë një jetë së bashku. Kur u shtrua në Spitalin e Kremones në mars, në mes të pandemisë Covid-19,...
KINË– Një restorant i mcdonald në Kinë ka ndaluar njerëzit me ngjyrë të hyjnë në dyqan nga frika se mund të jenë bartës të koronavirusit. Një video që qark...
SHBA– Animatorja e Disney, Ann Sullivan, e cila ishte një piktore për filmat më të ndjekur vizatimorë, “Sirena e Vogël” dhe “Mbreti Luan” dhe “Pocahontas”, ësht...
EKUADOR– Masat që ka marrë çdo Qeveri nëpër botë në përpjekje për largimin e koronavirusit janë tepër të ashpra dhe kanë detyrur njerëzit të mos dalin ng...
SPANJA– Spanja vendi i tretë në botë më i goditur nga koronavirusi, ka nisur me lehtësimin e masave dhe ka rinisur hapa e disa bizneseve si edhe e tranportit pu...
TIRANË– Pandemia e koronavirusit është një krizë që i prek të gjithë. Shumë vende nga e gjithë bota kanë imponuar bllokime dhe recesioni i thellë global ës...
ITALI– Ddeklarata e ekpertit italian, virologu i famshëm Giulio Tarro i ka befasuar të gjithë pasi sipas tij vaksina nuk është e nevojshme. Ai ka shtuar se v...
GJERMANI– Agjensia federale në Gjermani ka njoftuar ditën e sotme se pesë anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik u arrestuan në shtetin e Rhein-Westfalisë për pl...
KINË– Shtimi i rasteve të reja të koronavirusit në Kinë ka bërë që autoritetet të marrin sërish masa për menaxhimin e situatës së vështirë në vend.Mediat e...