Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
KOSOVË- Ramush Haradinaj prej marrjes së detyrës si kryeministër i Kosovës nuk është ndalur duke emëruar ministra e zëvendësministra. Madje, numri i këtyre të fundit ka tejkaluar çdo parashikim. E vend në Qeverinë e Kosovës, me bekim të Haradinajt, kanë zënë edhe katër koordinatorë. Ata përveç pagës nga 2 mijë euro në muaj, i kanë harxhuar shtetit dhjetëra mijë euro të tjera, saktësisht 44 mijë e 790 euro vetëm për mëditje, udhëtime, dreka e telefon, shkruan FaktePlus.
Numrit të madh të anëtarëve të kabinetit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri, Ramush Haradinaj, i janë shtuar edhe koordinatorët, të cilat janë angazhuar për të kryer punë të ndryshme.
Pas marrjes së këtij vendimi nga kryeministri Haradinaj, ka pasur kritika dhe reagime të ndryshme nga analistë, përfaqësues të shoqërisë civile e partitë opozitare, të cilët vlerësojnë se emërimi i koordinatorëve është i panevojshëm.
Qeveria Haradinaj deri më tani zyrtarisht ka të emëruar katër koordinatorë, Besnik Tahirin – koordinator nacional për Reforma Shtetërore, Mendim Rugovën – koordinator për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit, Rexhep Hotin – koordinator nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Fatos Makollin – koordinator kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka kërkuar qasje në shpenzimet që koordinatorët kanë bërë nga janari i vitit të kaluar e deri në muajin prill të këtij viti. Sipas të dhënave që Zyra e Kryeministrit i ka dhënë për FaktePlus, del që këta katër koordinator buxhetit të Kosovës i kanë kushtuar mijëra euro.
Ata përveç pagave që i kanë marrë, e që vlera e tyre është hiç me pak se 2 mijë euro në muaj, kanë harxhuar edhe dhjetëra mijëra euro të shtetit në dreka zyrtare, udhëtime, telefon dhe për mëditje. Më saktësisht ata harxhuan 44 mijë e 790 euro.
Rexhep Hoti ka harxhuar rreth 30 mijë euro
Koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti del të ketë shpenzuar më së shumti para të shtetit. Hoti nga dita e emërimit, përveç pagës mujore prej 2 mijë euro, ka harxhuar edhe rreth 30 mijë euro tjera të shtetit, për mëditje, udhëtime, dreka dhe për telefon.
Dokumenti i Kryeministrisë tregon se Hoti mori 3 mijë e 68 euro si mëditje, pastaj ka harxhuar 14 mijë e 199 euro për akomodim, dreka dhe taksi jashtë shtetit.
Për bileta, Hoti thuhet se i ka harxhuar 668 euro, e drekat zyrtare i kanë kushtuar 6 mijë e 44 euro. Shpenzime mjaft të mëdha, Koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, ka bërë edhe për telefon, pasi ka harxhuar 3 mijë e 509 euro, kurse 1 mijë e 618 euro i ka bërë nga kartela.
Gjithsej Rexhep Hoti i ka shpenzuar 29 mijë e 109 euro.
Besnik Tahiri harxhoi mbi 13 mijë euro
Edhe koordinatori nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, përveç pagës mujore që ka marrë prej 2 mijë euro, ka harxhuar mjaft shumë para tjera të shtetit për meditje, udhëtime, dreka dhe për telefon.
Dokumenti i Kryeministrisë tregon se Tahiri mori 2 mijë e 461 euro si meditje, pastaj ka harxhuar 5 mijë e 693 euro për akomodim, dreka dhe taksi jashtë shtetit.
Për bileta, Tahiri thuhet se i ka harxhuar 4 mijë e 241, e drekat zyrtare i kanë kushtuar 408. Kurse 525 euro ka shpenzuar për telefon.
Gjithsej Besnik Tahiri i ka shpenzuar 13 mijë e 303 euro.
Edhe Mendim Rugova mijëra euro harxhime
Pa harxhime nuk ka mbetur as Mendim Rugova, që është koordinator për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit.
Dokumenti i Kryeministrisë tregon Rugova përveç pagës prej 2 mijë euro që merr në muaj, ka harxhuar edhe 2 mijë e 351 euro për dreka e telefon.
Më saktësisht Rugova ka harxhuar 1829 euro për dreka zyrtare, si dhe 522 për telefon.
Fatos Makolli ende s’ka nisur harxhimet
Kurse Fatos Makollin, që është emëruar në muajin shkurt të këtij viti koordinator kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit, nuk ka shijuar ende luksin e kolegëve të lartpërmendur.
Ai deri më tash ka marr vetëm pagën që e ka prej 2 mijë euro në muaj, por nuk ka bërë harxhime tjera.
Marrë nga: FaktePlus
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
BRITANI– Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të mbërrijë në Britaninë e Madhe të hënën në mëngjes për një vizitë zyrtare shtetërore tre-ditore. “Air For...
SHBA, Florida– Një bisedë e çuditshme e zhvilluar mes një 19-vjeçari nga Florida dhe një punonjës të 911-ës po qarkullon në rrjet. Kjo bised...
Çështjet shëndetësore transgjinore nuk do të klasifikohen më si çrregullime mendore dhe të sjelljes nën ndryshime të mëdha në manualin botëror të ...
VENECIA-Momente paniku në portin e qytetit, ku një anije e madhe “Operacioni” MSC u përplas në port dhe në të njëjtën kohë goditi edhe në një anije të ankoruar....
SHBA – Erica Alfaro, me origjinë meksikane u diplomua pas shumë peripecive, por për një gjë ajo është shumë mirënjohëse: Kjo është këmbëngulja e prindërve, të c...
IZRAEL- Ministria e mbrojtjes ka në plan të zhvillojë një ankand javën e ardhshme për të shitur dy klasa të prodhuara që u janë dhuruar nxënësve palestinezë nga...
Për vite me radhë, Anthony Gignac jetonte një jetë luksoze, të përshtatshme për një mbret. Ai mbante bizhuteri të shtrenjta, udhëtonte në avionë privatë ose mak...
Pas dekadash i ulur në zyrat e Mercedes që nga viti 2006, Dieter Zetsche vendosi të dalë në pension, i zëvendësuar nga suedezi Olla Kallenius.Lajmi u përhap kud...
SPANJË- Rreth 30,000 spanjollë vdesin çdo vit për shkak të ndotjes së ajrit, sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit.Isabel Diaz Ayuso, i cili pritet ...
KOSOVË- Ashtu si në vendin tonë, edhe në Kosovë dita e parë e muaujit mban emrin e fëmijëve, të festës dhe gjallërisë në qytet.1 Qershori e zgjoi Prishtinë...