LIVE UPDATES
Politike

DASH: Provat për Berishën i mblodhëm nga qeveria, mediat dhe OJQ!

21 Maj 2021, 18:42 Nga DOSJA
DASH: Provat për Berishën i mblodhëm nga qeveria, mediat dhe OJQ!

TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka treguar “provat” për shpalljen e ish-Kryeministrit Sali Berisha “Non-grata” në SHBA. I pyetur nga gazeta “Sot”, DASH ka thënë se Sekretari i Shtetit Antony Blinken, ka informacione të besueshme se Berisha gjatë postit të tij si kryeministër  ka qenë i përfshirë në korrupsion.

Në përgjigjen e tij, DASH shton më tej se informacionet për Berishën janë marrë nga raportimet e përditshme të mediave, organizatat joqeveritare dhe burimet lokale. Sipas DASH, aferat korruptive të Berishës vazhdojnë dhe bëjnë jehonë edhe sot në Shqipëri dhe rajon.     

I pyetur nëse ka ndonjë emër tjetër në ‘listë’, DASH, është shprehur se nëse Sekretari i Shtetit merr informacione për njerëz të tjerë, të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejt në korrupsion, i informon ata publikisht ose në mënyrë private. 

Përgjigjet e DASH: 

Faleminderit për kërkesën tuaj për të marrë informacion në Departamentin e Shtetit në lidhje me përcaktimin e fundit. Më poshtë gjeni përgjigjet për pyetjet tuaja.

Z. Berisha, në një reagim në Facebook mohoi pretendimet e Departamentit të Shtetit se ai është i përfshirë në korrupsion. A keni ju prova që ish-kryeministri është i përfshirë në korrupsion dhe ka përdorur pushtetin e tij për të pasuruar familjen e tij?

Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se Berisha ishte përfshirë në korrupsion të rëndësishëm, veçanërisht gjatë shërbimit të tij si Kryeministër i Shqipërisë. Ky korrupsion minoi shtetin e së drejtës dhe besimin e publikut shqiptar te institucionet, proceset dhe zyrtarët e qeverisë së tyre. Korrupsioni i Berishës është raportuar gjerësisht në raportimet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare të OJQ-ve dhe shtypit, si dhe në hetimet që lidhen me përpjekjet antikorrupsion të qeverisë shqiptare. Ai është i njohur gjerësisht që ka përdorur fuqinë e tij për përfitimet e tij, për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij, kur veprimtaritë e tij të raportuara janë vënë nën hetim ose vëzhgim, ka treguar se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe llogaridhënies. Veprimet korruptive të Berishës vazhdojnë të bëjnë jehonë në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin akoma edhe sot.

-A do të ketë persona të tjerë që mund të shpallen “non grata” nga Shtetet e Bashkuara?

Kur Sekretari i Shtetit merr informacion të besueshëm se një zyrtar është përfshirë, drejtpërdrejt ose indirekt, në korrupsion të rëndësishëm ose një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, Sekretarit i kërkohet të caktojë ose identifikojë atë zyrtar dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë sipas nenit 7031 (c) qoftë publikisht ose privatisht. Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të përdorë këtë autoritet dhe të gjitha mjetet në dispozicion për të luftuar korrupsionin globalisht. Në varësi të rrethanave të veçanta, disa emërtime bëhen publikisht, ndërsa të tjerët bëhen privatisht.

Çfarë ndodhi para dy ditësh?

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata para dy ditësh nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike antony blinken dash sali berisha sali berisha shpallet non-grata antony blinken dash sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj