LIVE UPDATES
Politike

Paratë publike shpërdorohen në fushatë elektorale, institucionet heshtin

8 Qershor 2021, 18:24 Nga DOSJA
Paratë publike shpërdorohen në fushatë elektorale,

Ndalimi i përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore në Shqipëri duket një mision i pamundur edhe në 2021. Me përfundimin e fushatës elektorale denoncimet për abuzim dhe favorizim nëpërmjet burimeve shtetërore ngrenë hije dyshimi sesi po zbatohet Kodi Zgjedhor.

Fillimisht eksponentë të opozitës publikisht kanë ngritur pretendimet e para për shpërdorimin e buxhetit dhe përdorimit të aseteve publike nga qeveria në fushatë.

Ligjërisht, përdorimi i administratës dhe buxhetit të shtetit nga qeveria gjatë 30 ditëve të fushatës për qëllime elektorale është i ndaluar dhe ndëshkohet me gjobë.

Legalizimi i banesave, përfitime subvencionesh, dëmshpërblime për tërmetin, rikonstruksione provizore rrugësh, punësime në administratë, janë disa nga mënyrat që janë përdorur për maksimalizimin e votave.

Presionet dhe shit-blerja e votave ka qenë të pranishme në proceset zgjedhore në këto 30 vite në Shqipëri, duke u bërë pengesë në standartizimin e procesit që do të lehtësonte rrugën drejt Bashkimit Europian. Apeli i vazhdueshëm i partnerëve Amerikanë dhe Europianë, duket se ende nuk është dëgjuar sa duhet.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha publikoi një audio-përgjim flagrant ku drejtori i Kadastrës, Artan Lame udhëzon vartësit e tij në lidhje me procesin e legalizimeve një muaj përpara zgjedhjeve.

Lame iu shpjegon vartësve të tij se legalizimet mund të përdoren si premtim fushate, por në të vërtetë nuk janë të realizueshme.

“Këto 120 mijë objekte nuk mund të legalizohen për një sërë problematikash, por që kurrsesi, fjala “jo”, nuk duhet që t’ju thuhet qytetarëve. Një përgjigje negative për legalizimet, i çon ata në duart e Partisë Demokratike duke i shkaktuar humbje elektorale PS-së. Atëherë u ra dakort në këtë takim që llogjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë”, thotë Lame, i cili më tej thotë se vendimi është marrë me dijeni të kryeministrit Edi Rama.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK tha se do të verifikojë audiopërgjimin e publikuar nga gazetari Artan Hoxha ndërkohë Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkoi zbardhje të menjëhershme të kësaj ngjarje.

Drejtori i Kadastrës Artan Lame deklaroi se biseda ka ndodhur pas zgjedhjeve të vitit 2017, dhe mohoi blerjen e votave me këto premtime. Lame më tej thotë se diskutimi po bëhej për trajtimin e objekteve që nuk mund të legalizoheshin.

Procesi i rindërtimit pas tërmetit po vazhdon me vonesa të mëdha sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave. Procesi cilësohet si vepra më e madhe infrastrukturore e qeverisë nga eksponentët më të lartë socialistë, por as ky projekt nuk qëndroi larg përdorimit në fushatën elektorale.

Në muajin Mars 244 emra nga Bashkia e Vorës, u futën në kategorinë e të dëmtuarve nga tërmeti. Sipas Lëvizjes Socialiste për Integrim, lista është hartuar nga drejtuesit e PS në Bashki për tu dërguar në Institutin e Ndërtimit dhe në të gjithë rastet u jepet para në dorë për rregullim të dëmeve të tërmetit.

Fakti që një listë e tillë hartohet një vit e gjysëm pas tërmetit dhe u jep qytetarëve shpërblime, 30 ditë para zgjedhjeve ngre dyshime për përdorim të fondeve në fushatë elektorale.

Kandidati për deputet në qarkun e Tiranës Ervin Bushati, i pyetur për këto pretendime, ka mohuar informacionet duke i cilësuar akuza politike.

“Rindërtimi është projekti më i madh infrastrukturor i qeverisë shqiptare. Këta po mundohen të hedhin baltë. Vlerësimet e dëmeve janë bërë nga ekspertët në mënyrë transparente dhe të drejtë”, u shpreh Bushati.

Bashkia Vorë është pyetur për kriteret e dëmshpërblimit të këtyre familjeve 1 vit e gjysmë pas tërmetit, por institucioni nuk u përgjigj brenda afateve ligjore.

Investimet e pjesshme në lagjet e qyteteve përgjatë javëve të fundit të fushatës elektorale janë denoncuar deri në SPAK nga eksponentë të opozitës.

Kandidatja për deputete e PD-së, Albana Vokshi paditi në SPAK Edi Ramën, Erion Veliajn, Ogerta Manstirliun dhe Ulsi Manjën për punime të paligjshme.

“Kodi Zgjedhor i ndalon punime të tilla (asfaltim) gjatë fushatës dhe për këtë arsye, ato kryhen pa tabela dhe natën. Asfaltime fshehtas janë bërë në njësinë 9 edhe në njësinë 11 nga kandidatët e PS”, u shpreh Vokshi.

Analisti politik Enton Abilekaj thotë se mungesa e institucioneve të forta lënë hapësirë për abuzime me burimet shtetërore.

“Ligjet që ndalojnë përdorimin e mjeteve shtetërore në zgjedhje janë të më të forta se në Europë, janë të mjaftueshme për të shmangur abuzimin. Vullneti politik është i kundërt. Kemi parë në këtë fushatë se si vendimi i Kryekomisionerit për ndëshkimin e atyre që abuzojnë me mjetet shtetërore është hedhur poshtë nga insitucione të tjera. Një fakt që tregon se, jo vetëm mungesa e vullnetit politik, por edhe mungesa e institucioneve të forta dhe pushteteve të pavarura, që favorizojnë abuzimin e mjeteve shtetërore”, shprehet Abilekaj.

Neni 91 i Kodit Zgjedhor parashikon se fondet publike nuk mund të përdoren nga partitë politike:

 “Nuk mund të përdoren ose të vihen në mbështetje të kandidatëve, të partive politike ose të koalicioneve në zgjedhje, burime të organeve apo enteve publike në nivel qendror ose vendor, apo çdo lloj enti tjetër ku shteti zotëron kapitale apo kuota ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues të entit, pavarësisht nga burimi i kapitalit ose pronësia”, thuhet në këtë ligj.

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut në një raport të ndërmjetëm të publikuar në 9 Prill 2021 saktësoi përgjegjësinë e KQZ për të shmangur përdorimin e burimeve shtetërore.

“KQZ-ja është gjithashtu e autorizuar të monitorojë të gjitha aktivitetet e kryera nga institucionet publike për të parë nëse ka shpërdorim të burimeve publike”, thuhet në raport.

Pas zhvillimit të zgjedhjeve, misioni i OSBE-ODIHR pranoi përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë, por kërkoi nga institucionet të zbardhin të gjitha pretendimet dhe faktet e depozituara.

Praktika zgjedhore kërkon që Këshilli i Ministrave të miratojë ngritjen e një Task Force për zgjedhjet, praktikë e ndjekur më 2013, 2015 dhe 2017. Më 2017 Task Force është ngritur 45 ditë përpara datës së zgjedhjeve, me qëllim që të koordinojë institucionet, të përgatisë aktet dhe të bëjë monitorimin e reagimin për të gjitha të dhënat e mundshme për shkelje ligjore të shtetit/administratës në fushatë.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) deklaron se qeveria nuk publikoi as plan konkret për Task Forcën.

“ISP apeloi KQZ-në të nxisë qeverinë për ngritjen e Task Force për zgjedhjet, si dhe të investohet që i gjithë sistemi i monitorimit dhe i reagimit të jetë sa më i plotë, transparent dhe institucional”, thuhej në raport.

Monitorimet flasin, qeveria hesht

Në Raportin e tretë të Monitorimit të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore, i hartuar nga Akademia e Studimeve Politike evidentohen disa nga shkeljet.

Në gjetjet e monitorimit për periudhën 1-28 shkurt 2021 rezulton se ka akte ligjore të miratuara në shkelje të ndalimeve të parashikuara në periudhën 4 mujore para zgjedhjeve.

“Në shkelje të Kodit Zgjedhor janë miratuar 5 ligje, 2 VKM dhe 1 Vendim Këshilli bashkiak, të cilat sjellin përfitime apo masa lehtësuese për periudhën katër mujore para zgjedhjeve. Nga monitorimi i aktiviteteve të ministrave dhe kryetarëve të bashkive në shtatë qytete kryesore të vendit rezulton rritje e raportimeve, por njëherazi rritje e promovimeve të investimeve infrastrukturore”, thuhet në raport.

Koalicioni për Reforma, Integrim, dhe Institucione të Konsoliduara tha se në takimet elektorale është vërejtur një prani e konsiderueshme e zyrtarëve të lartë të administratës publike gjatë orarit të punës çka përbën shkelje të kuadrit ligjor zgjedhor dhe të statusit të nënpunësit publik. 

 “Përkrah fushatës elektorale, në vend gjatë kësaj periudhe u zhvillua edhe fushata e vaksinimit të popullatës nga virusi i Covid-19. Fushata e vaksinimit u përdor në mënyrë masive në funksion të fushatës elektorale, duke mos u ndarë dot në natyre si një fushatë institucionale, detyrim i institucioneve shëndetësorë dhe qeverisë së shtetit shqiptar për të vaksinuar dhe siguruar shëndetin e popullsisë”, thuhet në raportin e KRIIK.

Mesa duket edhe në këtë rast mbetemi në klishe-n, që ligjet i shkruajmë mirë, por nuk i respektojmë.

Marrë nga Albanian Center for Quality and Urbanism

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fushata elektorale infrastruktura institucionet kodi zgjedhor zgjedhjet 25 prill 2021 fushata elektorale infrastruktura institucionet kodi zgjedhor zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 8 Qershor 2021, 17:52

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ka bërë një kërkesë kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të tërheqë pas thirrjen për “kokat e bandave” që ...

Politike 8 Qershor 2021, 16:25

TIRANË–  Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të kufizojë hapësirën e mediave për të raportuar ngjarjet që ndodhin brenda Parlamentit me një vendim të datës 2 ...

Politike 8 Qershor 2021, 16:01

TIRANË– Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka komentuar vendimin që u mor ditën e sotme nga Shoqata Autonome e Bashkive për shkarkimin e saj nga pos...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë