Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Partizani, derbi ndaj Tiranës e nxjerr me pasoja! Dy titullarët shfaqin probleme fizike
9 Mars 2022, 12:10Nga DOSJA
TIRANË-Një sezon i vështirë, larg objektivave në kampionat, një nisje jo e mirë e vitit 2022, por në ndeshjet e fundit, Partizani njeh vetëm rritje, duke marrë terren në renditje dhe duke prekur fazën gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë.
Barazimi i fundit në derbi ndaj Tiranës ishte treguesi i vërtetë se “të kuqtë” nuk janë dorëzuar dhe kërkojnë të ndryshojnë kurs,krahasuar me gjysmën e parë të sezonit. Janari, merkato dhe ndryshimet në pankinë kanë dhënë frytet e para, pasi me Mehmetin, Partizani ka rilindur. Megjithatë në klubin e kuq kanë nisur problemet e para. Mbrojtësi i djathtë Andi Hadroji ka probleme në kavilje, jo më kot 22-vjeçari u zëvendësua në derbi në minutën e 46’ për shkak të probelemve fizike.
Ditët në vijim do të mësohet më tej gjëndja e lojtarit. Një tjetër futbollist që ka shqetësuar jo pak stafin e Partizanit është Xhuliano Skuka. Sulmuesi që është kthyer në liderin e sulmit ka probleme në shpatull. 23-vjecari ka ndjerë shqetësime në seancën e fundit stërvitore dhe nuk dihet nëse lojtari do të jetë në takimin e fundjavës ndaj Egnatias.
E.Ç (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË-Është hedhur ditën e sotme shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2021-2022, ku kanë kaluar katër ekipe, Partizani,...
ZVICER – FIFA ka njoftuar, se ndeshja kualifikuese e “play-off”-it për në botërorin “Katar 2022”, ndërmjet Uellsit dhe Austrisë do të zhvillohet sipas pla...
SPANJE – Duhet të mposhtet konkurrenca e klubeve në duart e sheikëve, Manchester City dhe PSG, si dhe ajo e brendshme ndaj Real Madridit.Për këtë arsye, s...
ANGLI – Zyrtarisht në shitje, Chelsea mund të blihet së shpejti. Sipas mediave britanike, oferta e parë zyrtare i është dorëzuar të martën në mbrëmje Roma...
ITALI– Alarm te Inter. Pas eleminimit nga Liverpool, tani skuadra zikaltër detyrohet të marrë lajme të këqija.Stefan De Vrij dhe Marcelo Brozovic u detyru...
ANGLI- Ndeshja Liverpool-Inter prodhoi tension në minutën e 25′ të pjesës së parë. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp i tërhoqi vëmendjen arbitrit të katë...