LIVE UPDATES
Aktualitet

Pas Brahos, edhe Fatos Tarifa i sulet Agron Tufës: Fshatar i zbritur në Tiranë, bëji llogaritë mirë!

16 Prill 2019, 11:45 Nga DOSJA
Pas Brahos, edhe Fatos Tarifa i sulet Agron Tufës: Fshatar i zbritur

TIRANË- Debatit mes Spartak Brahos dhe Agron Tufës, nuk dihet më sesi do të vazhdojë. Thuajse çdo ditë në media, personazhe të njohur dhe të panjohur botojnë shkrime dhe artikuj, në mbrojtje të njërit dhe duke linçuar tjetrin.

Kështu ka ndodhur edhe sot, kur pedagogu Fatos Tarifa i është sulur Agron Tufës dhe e quan fshatar, që po ndryshon historinë e Luftës Nacional-Çlirimtare.

Shkrimi i plotë i Fatos Tarifës botuar në gazetën Dita:

Pse një antifashist 92 vjeçar, si Sevo Tarifa, e mposht dikë, shumë më të ri në moshë, si Agron Tufa

Im atë, Sevo Tarifa, është lindur fshatar. Në Mashkullorë të Gjirokastrës. Në vitin 1927. Në një kohë kur e gjithë Shqipëria ishte një fshat i madh. Dje, ai botoi në këtë gazetë një polemikë me z. Agron Tufa.

Agron Tufa duhet të ketë mbi supe gjysmën e moshës së tim eti. Qoftë edhe për këtë arsye, mund të mendohej se Tufa është më “modern” sesa im atë. Por, i lindur edhe ai fshatar, Tufa ka mbetur edhe sot e kësaj dite i tillë, pra, një fshatar. Fshatar në një Tiranë përherë e më kozmopolitane, por që, fatkeqësisht, grumbullimi i fshatarëve të llojit të tij në lagjet e kryeqytetit tonë dhe në institucionet qendrore të vendit, i kanë bërë mentalitetin rural dhe sjelljen servile fshatare thuajse sunduese.

Kjo nuk është një dukuri rastësore, ose tipike shqiptare, sepse një pjesë e madhe e shqiptarëve të sotëm, veçanërisht në radhët e moshave të reja, por edhe në moshën e z. Tufa, janë njerëz modernë, “fellow Europeans” në kuptimin më real të kësaj fjale, njëlloj si bashkëmoshatarët e tyre në çdo vend të Europës.

Mentaliteti fshatar i llojit “Tufa” është, veç të tjerash, rrjedhojë e një strategjie maoiste që e hartoi dhe e zbatoi në Shqipëri Sali Berisha—strategjia elektorale e rrethimit të Tiranës nga fshati. Që do të thotë, as më shumë e as më pak, strategjia e pushtimit të Tiranës dhe, bashkë me të, e pushtimit të institucioneve politike të këtij vendi nga fshatarësia dhe nga mentaliteti fshatar. Kjo ka qenë një strategji e “tufëzimit” të fshatarëve të llojit “Tufa” në kryeqytetin e vendit tonë. Pasojat e një strategjie të tillë i shohim sot të gjithë: braktisja e zonave rurale dhe e zonave të thella malore dhe mbipopullimi i Tiranës, rrëmbimi i tokës pronarëve të ligjshëm të saj dhe krijimi i problemeve të pafundëm—të pazgjidhur e të pazgjidhshëm—që kanë të bëjnë me të drejtat pronësore, kaosi urban, krijimi i zonave të deprivuara të tipit “shanty town” në pjesët periferike të kryeqytetit, rritja e papunësisë, shtimi i krimit të organizuar etj.

* * *

Im atë, i cili, kur ishte 16 vjeç—dhe djalë i vetëm—iu bashkua me armë në dorë Brigadës së 6-të sulmuese të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare në luftën për çlirimin e vendit, polemizoi dje me Agron Tufën, mohuesin më të madh të rëndësisë e të vlerave të asaj Lufte të Madhe. Në polemikën e tij me z. Tufa, im atë nuk ka nevojë që t’i vij në mbrojtje unë, djali i tij. Sevo Tarifa e ka mposhtur dhe e mposht Agron Tufën njëqind herë, njëmijë herë—çdo ditë të jetës së tij deri më sot dhe çdo ditë që ne, fëmijët e tij dhe shokët e tij, do të kemi fatin ta kemi në mes nesh.

Sevo Tarifa e ka mposhtur dhe e mposht Agron Tufën me idealet e tij, me veprën e tij, me shembullin e tij, me moralin e tij, me mendjen e tij, me penën e tij, me qytetarinë e tij.

Sevo Tarifa është bërë, rreth 70 vite më parë—dhe ka mbetur—një kryeqytetar i kësaj Tirane që sot, Tufa dhe të ngjashmit e tij po e ruralizojnë mendërisht e moralisht.

* * *

Qysh adoleshent, Sevo Tarifa ka pasur instinktin e drejtë, zgjuarsinë, guximin dhe trimërinë që të luftonte me armë në dorë për çlirimin e vendit të vet nga pushtuesit fashistë e nazistë, ndërsa Agron Tufës i mungojnë edhe sot zgjuarsia e guximi qoftë edhe për t’i njohur e pranuar vlerat e mëdha të antifashizmit dhe për t’i respektuar ata që kanë dhënë jetën e tyre në emër të këtyre vlerave.

Sevo Tarifa ishte vërtetë një komsomolas kur ishte i ri, kur komunizmi sundonte në një pjesë të madhe të globit, por Agron Tufa ka mbetur një lloj komsomolasi edhe sot, kur komunizmi ka vdekur thuajse kudo. Ndoshta janë disfata e madhe e Fashizmit në Luftën e Dytë Botërore dhe disfata e madhe e Komunizmit në Luftën e Ftohtë ato që ushqejnë komplekset anti-antifashiste and antikomuniste të z. Tufa dhe që e bëjnë këtë poet pastoral t’i shohë antifashizmin dhe komunizmin sikur të ishin e njëjta gjë. Një frikacaku edhe lepuri i duket ujk.

Nëse Agron Tufa do të kishte sado pak common sense, ai do të kuptonte të paktën kaq gjë, të cilën, nëse ai vërtet nuk e di, ia them unë, fare thjeshtë dhe fare shkoqur:

Nëse, për t’u treguar antikomunist dhe për të zbuluar e raportuar krimet e komunizmit në Shqipëri ju, z. Tufa, paguheni nga taksat e qytetarëve të këtij vendi, mos i fusni hundët aty ku s’ju takon, në epopenë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe mos e ndyeni edhe më tej moralin tuaj, duke i mohuar vlerat e asaj Lufte. Ju jeni shumë i vogël përpara asaj Lufte të Madhe dhe shumë mediokër që të mund ta kuptoni këtë.

* * *

Sevo Tarifa dhe ata pak bashkëmoshatarë të tij, që sot janë ende gjallë dhe që përbëjnë brezin e fundit të partizanëve antifashistë shqiptarë, të kanë mposhtur ty, Agron Tufa, 75 vite me radhë. Ata do të të mposhtin ty dhe të ngjashmit e tu edhe kur të mos jenë më. Sepse ata ishin antifashistë. Dhe antifashizmi nuk mposhtet dot. As dje, as sot, as kurrë.

Kur shohim se ç’ndodh sot në Europë, kur shohim se në Shqipëri ka ende njerëz si ju, kuptojmë se fashizmi, edhe pse është mundur, është ende gjallë. Kjo do të thotë se antifashizmi është gjallë gjithashtu. Vigjilent. Dhe se ai gjithmonë do të triumfojë mbi fashizmin. Ju i përkisni një kohe të mbaruar. Antifashistët shqiptarë luftuan për një kohë të përjetshme.Është kaq e thjeshtë. Very, very simple, nëse dëshiron që ta kuptosh, pavarësisht nga çfarëdo që thoni ose shkruani ju.

* * *

Nëse edhe më tej do të keni kurajën të merreni me ata burra dhe gra të moshuara që bënë Luftën e Madhe antifashiste në këtë vend, duhet t’i bëni llogaritë mirë. Përballë jush mund të mos keni vetëm tim atë dhe shokët e tij partizanë, veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, por edhe mua, djalin e partizanit antifashist Sevo Tarifa dhe dhjetëra mijëra të tjerë si unë, bij e bija të të gjithë antifashistëve shqiptarë. Ne jemi më shumë sesa ju, më kurajozë e më të qytetëruar sesa ju. Përherë kemi qenë e do të jemi më shumë, më kurajozë e më të qytetëruar sesa ju. Pasi, në marshimin e madh të Historisë, kemi qenë e jemi në kahun e drejtë të saj. Në një përballje morale me ne, ju s’mund të keni fat tjetër veç dështimit të turpshëm.

* * *

Dhe një këshillë të fundit për ju, z. Tufa, që ndoshta mund ta dëgjojnë edhe ata që hartojnë e miratojnë ligje “në emër të popullit”, si dhe ata që e qeverisin këtë vend “për të mirën e popullit”: Nëse deri më sot nuk keni ditur, ose nuk keni dashur e nuk kërkuat kurrë që veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të vlerësohen e të trajtohen me respektin dhe me dinjitetin që meritojnë, si fitimtarë të luftës më të lavdishme në historinë e këtij kombi, lërini fitimtarët të prehen në paqe tani që s’janë më dhe bëjuni nderimet që meritojnë dhe që ua keni mohuar atyre pak prej tyre që janë ende gjallë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa fatos tarifa krimet e komunizmit spartak braho agron tufa fatos tarifa krimet e komunizmit spartak braho

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj