LIVE UPDATES
Insights

Pas kulaçit, Berisha ju ofron kërbaçin. Ja ç’duhet bërë, që mos përfundojmë si Kujtim Gjuzi

5 Maj 2022, 11:59 Nga DOSJA
Pas kulaçit, Berisha ju ofron kërbaçin. Ja

Nga Agron Gjekmarkaj

Siç u pa në menyrë spontane 35 deputet të PD-së gjykuan e vendosen të mos marrin pjesë në Kuvendin e dates 30 Prill të mbajtur nga Sali Berisha dhe ndjekesit e tij të Foltores! Kjo lidhet me vetedijen e gjithësecilit me vokacionin e tyre properendimor e pro amerikan ( me këtë nuk dua të akuzoj si antiperendimor kolegët që moren pjesë)! Ata mendoj unë ( megjithese unë kam tager vetem për vete) nuk munguan nga inati ndaj Sali Berishes as nga dashuria për Lulzim Bashen por nga disa parime, të indinjuar me menyrën se si Berisha po e menaxhon betejen për ” dinjitetin” pas shpalljes “non gratta” nga SHBA dhe proçesin e “rithemelimit” kaq të dhunshem e të njëanshëm.

Në këtë proces flitet për një tren që bën ty ty ty, çiaf çiuf ty ty e dyer të hapura që ecen shpejt duke lënë në stacion të gjithë ata që nuk ju bashkëngjiten “foltores”! Po kjo mungesë nuk duhet të merret si syshkelje për askend për të formuar më vonë një parti të vules si opozita e Azerbajxhanit që i ka zyrat në pallatin e Parlamentit. Unë me modesti pa pretenduar shumë se shoh veten në të tilla vizione. PD ka nevojë të braktisë hallet e mëdha të Sali Berishes dhe lojërat e vogla të atyre që kënaqen dhe me gjëra të vogla për vete. I vetmi institucion legjitim sot i PD është grupi i saj parlamentar dhe Kryetari i këtij grupi Enkeled Alibeaj ( i cili në rast vendimi pozitiv të Gjykates së Apelit edhe Kryetar i komanduar i PD) person me integritet dhe i panjollë i cili fuqinë dhe direktivat duhet ti marrë nga grupi parlamentar dhe jo nga individ të caktuar brenda tij.

Nuk ka triumvirat sot në PD, as duet e as kryetar hije, ka vetem një grup parlamentar si istitucion i dëmtuar por i pa shkatërruar nga kriza e këtyre muajve. E kotë, e dëmshme dhe qesharake të besojmë se dikush sot në atë grup mund të bëje politike personale duke shitur si imazh kompaktësinë e grupit apo duke sajur ziafete me pulastrena për ta perfshirë atë! Kur jam dorëhequr më 7 mars si nënkryetar i PD, kam besuar që PD mund të rikthehet përsëri në një aset të madh kombëtar, me vullnet e sakrificë ajo mund të bashkohet!

Sot jemi shumë larg bashkimit. Po triumfon interesi individual mbi nevojat e demokratëve. Nuk e kam bërë këtë per tu bërë pjesë e një partize e as e një fraksioni. E vërtetë, Sali Berisha ka më shumë mbështetje tek militantët e PD po ka shumë pak dhe një mal me halle mbi shpinë që zor ti mbajë, plus 32 vite pothuaj pushtet.

Retorika e tij u përgenjeshtrua nga aktet, ai nuk mbajti asnjë premtim. “Rithemelimi” i tij është shpesh vulgar e banal me të gjithë kalorësit e konsumimit politik e etik që mblodhi rreth vetes duke lënë menjanë për një çast familjarizmin e krahinarizmin tribal. Por, as Lulzim Basha, me gjithë respektin që meriton për dorëheqjen e tij apo tentativat e mekura per rinovim të PD pasi mori një parti të madhe dhe e bëri të vogel, pasi humbi disa zgjedhje s’ka më kuptim tu kerkojë demokratëve të investohen për karrieren e tij. Nëse bën syshkelje të tilla, shpresoj të jenë thashetheme pasi i bie që ambicja se le të lexojë asgjë nga dialektika politike e sociale. Shqiperisë nuk i kanë vdekë njerëzit, as së djathtes.

PD duke mbajtur sytë tek Sali Berisha dhe ndofta duke kthyer koken te Lulzim Basha po vetë shkatërrohet. Ajo ringrihet dhe bashkohet nëse zgjidhja kërkohet përtej tyre dhe tek bonsensi i tyre (Basha një hap pas të fortë e bëri me shpresen që nuk na kërkon të bëjë dy përpara) tek gara e vërtetë dhe tek rithemelimi i vërtetë, jo tek paçavurja personale e Doktorit. Grupi i PD, ata 35 shumica prej tyre së paku me sa kam biseduar nuk shkuan në Kuvendit e datës 30, jo se po i mbajnë hatrin Bashes apo se ndihen të lidhur me të për ndonjë projekt por për parimet e tyre.

Këtë duhet ta dinë demokratet dhe shoqëria. Koleget e mi duhet të pergatiten, pas kulaçit Sali Berisha ju ofron kërbaçin.

Një nga një do ti quajë vegla të Edi Rames, vartes të Taulant Balles etj. etj. dhe ditë pas dite do ju heqë disa nga mbeshtetësit dhe votuesit dhe po i pati në dorë i fshin me cinizëm të ftohtë. Koleget e mi nëse bashkë me mua nuk duan të perfundojnë si opozita e simpatikut babaxhan e konservator Kujtim Gjuzi duhet të punojnë për bashkimin e vërtete duke mos u lodhur as duke mos u kompleksuar për ta kërkuar zgjidhjen jo tek dy partitë që po pervijohen në horizont por tek një PD e vetme.

Mundësi dhe shprese ka ende. Një më e madhe, tjetra boll e vogel e të dyja bashkë pak shumë, pak për të mundur socialistet u sherbejnë për disa nevoja ca individëve e asgje tjeter. Nëse tejkalojmë ato nevoja e interesa PD ringrihet! 

E sigurtë është se kështu po vritet fryma e opozitarizmit! Do të jem në parlament me këtë vetëdije, në mos ja dalshim të bëjmë bashkimin, të pakten t’ju them shqiptarëve kush po e pengon duke ndihmuar edhe botën e analizës me kqyrjen nga brenda të politikes!

*Marrë nga Facebook

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

blog blog agron gjekmarkaj sali berisha agron gjekmarkaj sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj