LIVE UPDATES
Bota

Kongo ngre alarmin për rishfaqjen e Ebolës, një grua humbi jetën vetëm 3 muaj pasi autoritetet shpallën fundin e përhapje

8 Shkurt 2021, 09:14 Nga DOSJA
Kongo ngre alarmin për rishfaqjen e Ebolës, një grua humbi

KONGO– Bota tashmë prej më shumë se një viti po përballet me pandeminë e koronavirusit i cili ka infektuar mbi 100 milion njerë dhe ka shkaktuar mbi 2 milion vdekje. Por si të mos mjaftonte kjo një alarm vjen nga mjekët infeksionit nga Afrika të cilët kanë vërejtur një rishfaqje të Ebolës.

Raportimi u bë të Dielën pasi një grua vdiq nga sëmundja, vetëm tre muaj pasi autoritetet deklaruan fundin e shpërthimit të kësaj pandemie në vend.

“Ne kemi një episod tjetër të virusit Ebola në zonën shëndetësore Biena të provincës Kivu të Veriut. Ishte një grua e një të mbijetuari nga Ebola, i cili tregoi shenja tipike të sëmundjes më 1 Shkurt. Ajo vdiq më 3 shkurt, pas së cilës një mostër e gjakut të saj doli pozitive për Ebola, tha ministria e shëndetësisë.”– tha Ministrja e Shëndetësisë Eteni Longondo për televizionin shtetëror RTNC.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se kishte dërguar një ekip epidemiologësh në vendin e vdekjes së fundit për të hetuar. Zyra e OBSH-së për Afrikën tha se gruaja kishte vdekur në një zonë që më parë kishte qenë një nga epiqendrat e shpërthimit të fundit, afër qytetit të Butembo.

“Nuk është e rrallë që rastet sporadike vazhdojnë pas një epidemie të madhe,”– tha OBSH në një deklaratë.

Ai shtoi se epidemiologët e OBSH-së ishin në Butembo duke hetuar dhe se më shumë se 70 njerëz që kishin qenë në kontakt me gruan ishin identifikuar tashmë.

“Dezinfektimi i vendeve të vizituara nga pacienti është gjithashtu duke u zhvilluar,”– tha agjencia e KB.

Që prej krizës së Ebolas në Afrikën Perëndimore të 2013-16, e cila la 11,300 të vdekur në të gjithë rajonin, OBSH ka parë çdo shpërthim të ri me shqetësim të madh, duke trajtuar epideminë më të fundit Kongole si një urgjencë ndërkombëtare shëndetësore, raporton The Guardian.

Përdorimi i gjerë i vaksinave, të cilat u administruan në më shumë se 40,000 njerëz, ndihmoi në frenimin e sëmundjes. Kthimi i virusit në verilindje të vendit, një rajon i prekur nga dhuna midis grupeve të armatosura, vjen ndërsa vendi afrikan po lufton gjithashtu me shpërthimin e tij të Covid-19, me 681 vdekje deri më sot.

Një shpërthim i mëparshëm i Ebola-s, i cili filloi nga 1 gusht 2018 deri në 25 qershor 2020, ishte më e keqja në vend, me 2,277 vdekje. Ishte gjithashtu numri i dytë më i lartë në historinë 44-vjeçare të sëmundjes, i tejkaluar vetëm nga shpërthimi i tre vendeve të Afrikës Perëndimore në 2013-16.

Shkalla mesatare e fatalitetit nga Ebola është rreth 50 për qind, por kjo mund të rritet në 90 për qind për disa epidemi, sipas OBSH. Virusi që shkakton sëmundjen besohet të jetë në lakuriqët e natës

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote viruset ne bote koronavirusi ne bote viruset ne bote

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj