LIVE UPDATES
Bota

Pas sulmit të rafinerive: Sa e fortë vërtet është Arabia Saudite?

20 Shtator 2019, 06:00 Nga DOSJA

Ndoshta princi trashëgimtar saudit, Mohamed bin Salman mund të ketë menduar për fuqinë vepruese e konkurrencën të shtunën (14.09), kur në Abkaik në lindje të mbretërisë u goditën rafineritë e naftës. Por këto mendime në atë moment nuk duhet të kenë qenë lidhur aq me gjendjen aktuale gjeostrategjike. Të shtunën bashkë me zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara ai po ndiqte një garë me deve, kur ndodhi sulmi.

“Turp i madh”

Me sa duket pak pushim nuk i lejojnë vetes vetëm krerët e shtetit, por edhe ata të ushtrisë saudite. Vërtet që mbretëria saudite zotëron një nga arsenalet më moderne dhe më të shtrenjta të botës, por gjeneralët e vendit po e kuptojnë tani, se kjo nuk i ndihmon shumë.

Saudi Arabien | Mohammed bin Salman bei der Abschlusszeremonie des «Crown Prince Camel Festival» (picture-alliance/dpa/Saudi Press Agency)Princi Bin Salman ndiqte një garë me deve në ditën, kur u zhvillua sulmi

Sulmi kundër rafinerive të naftës ishte një turp i madh për Arabinë Saudite, thotë eksperti gjerman për Lindjen e Mesme, Michael Lüders në bisedë me Deutsche Wellen. “Arabia Saudite është klienti më i rëndësishëm i blerjes së armëve amerikane, 10% e eksporteve amerikane të armëve shkojnë drejt Arabisë Saudite. E me gati 10 drone, që mund të prodhohen apo blihen relativisht lehtë, rebelët Huthi apo kush mund të ketë qenë tjetër, ia dalin të godasin zemrën saudite të prodhimit të naftës.”

Shpenzime të jashtëzakonshme ushtarake

Arabia Saudite ka investuar shuma të jashtëzakonshme për ushtrinë e saj. Sipas Institutit SIPRI, “Instituti i Stokholmit për Studimet  Ndërkombëtare të Paqes” ky vend ka blerë vetëm në vitin 2018 armatime në vlerë prej 67 miliardë dollarësh. I treti i renditur në botë. Shpenzimet ushtarake përbëjnë një pjesë të madhe të buxhetit, 2018 – 8,8%.

“Investimet e Arabisë Saudite kanë bërë që ky vend të ketë arsenalin më modern të armëve në mes të shteteve të gjirit.”, thuhet në raportin e SIPRI-t në maj 2019. Mbretëria saudite zotëron avionë luftarakë dhe furnizues mjaft modernë, po ashtu ky vend ka përmirësuar aftësinë mbrojtëse nga ajri, duke e tejkaluar prej kohësh Iranin, konkurrentin kryesor edhe në drejtim të shpenzimeve ushtarake. Irani, krahasuar me sauditët, në vitin 2018 ka shpenzuar një pjesë shumë të vogël për armatime, vetëm 13 miliardë dollarë.

E megjithatë shpenzimet e larta ushtarake nuk janë garanci për aftësinë mbrojtëse. Këtë leksion ky vend po e mëson prej katër vitesh e gjysmë, në ndërhyrjen ndërkombëtare të drejtuar prej tij kundër rebelëbe Huthi në Jemen. Në kuadër të ndërhyrjes ushtarake, Arabia Saudite i sulmon armiqtë në Jemen vetëm nga ajri, deri tani pa ndonjë sukses të madh. Përkundrazi: Në muajt e fundit rebelët Huthi kanë arritur të sigurojnë raketa dhe drone, me të cilat po e sulmojnë nga ana e tyre Arabinë Saudite.

Saudi-Arabien | Nach Angriff auf Ölanlagen in Saudi-Arabien (Reuters/H. I. Mohammed)Arabia Saudite prezanton drone të përdorura në sulmin kundër rafinerive

Ushtria saudite ndodhet para një problemi jo vetëm në Jemen, ndoshta gjithnjë e më shumë edhe në Ngushticën e Hormuzit – të zhvillojë një luftë, për të cilën nuk është e armatosur – pra luftën e çrregullt, me një armik që përdor taktikën guerilase. “Duhet folur për atë, se si zhvillohen luftërat përfaqësuese”, thotë Michael Kinghts nga Instituti i Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt. “Sepse luftëra të tilla në rajon po zhvillohen në këtë mënyrë.” SHBA e partnerë të tjerë duhet ta këshillojnë Arabinë Saudite për një luftë mbrojtëse ajrore praktike, me masa preçize, afatshkurtra, që do e bënin këtë vend rezistent ndaj sulmeve me raketa.

Kërcënimi nga Jemeni

Arabia Saudite duhet të llogarisë në të ardhmen edhe me sulme të shpeshtuara nga Jemeni. Rebelët Huthi e kanë zgjeruar shumë arsenalin e armëve në muajt e shkuar. Abdel Bari Atvan, kryeredaktori i portalit online “Rai al-yawm”, shkroi këtë javë, se ai ka marrë një telefonatë nga një zëdhënës i Huthi-t. Ai ka paralajmëruar një sulm tjetër më të madh kundër sauditëve. Pavarësisht, nëse ky njoftim është më shumë strategji e luftës psikologjike, një gjë dihet – Huthit janë armatosur mirë dhe sipas ekspertit Günter Meyer, drejtues i “Qendrës për Studimet e Botës Arabe” në Universitetin e Mainz-it, “tek ata kemi vënë re një hov teknologjik, që në radhë të parë është bërë falë Iranit”.

Marrë nga DW

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arabia saudite sulmi në rafineritë e naftes arabia saudite sulmi në rafineritë e naftes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj