"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Pas takimit me Kurtin, Ambasadori turk takohet presidenten në detyrë Vjosa Osmani, diskutojnë për marrëdhënien midis dy ve
1 Mars 2021, 15:51Nga DOSJA
KOSOVË-Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ditën e sotme është takuar me ambasadorin e Turqisë, Cagri Sakar.
Sipas Gazeta Express, një një deklaratë për mediat të përfaqësuesve të presidencës është bëhet e ditur se në takimin e tyre nuk është përmendur vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, por është diskutuar për bashkëpunimin midis dy vendeve. Po ashtu, Osmani ka falënderuar Turqinë për ndihmën që ka ofruar në periudhën e pandemisë.
“U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Cagri Sakar. U.d. Presidentja Osmani dhe Ambasadori Sakar diskutuan për raportet bilaterale mes dy shteteve, duke potencuar bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe raportet e mira mes shteteve. Presidentja në detyrë është shprehur falënderuese për ndihmën që shteti turk i ka ofruar Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj në fusha të ndryshme, e sidomos tash së fundmi përgjatë pandemisë. Ajo ka theksuar faktin se Turqia ka ofruar ndihmë në trajtimin e pacientëve në faza të ndryshme që ka qenë ndihmë e madhe për Kosovën”, thuhet tutje në komunikatën e Presidencës.
Gjithashtu, mësohet se ambasadori turk ka uruar Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve, ku deri më tani Lëvizja Vetëvendosje ka kryesuar.
“Ambasadori Sakar ka uruar u.d. Presidenten për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke konstatuar se vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i qartë dhe se i njëjti duhet të jetësohet përmes krijimit të institucioneve të reja”, thuhet në komunikatë.
Ambasadori turk ditën e sotme ka zhvilluar një takim dhe me kreun e Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, ku kanë diskutuar dhe për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem. Në lidhje me këtë pjesë Kurti ka thënë se është e rëndësishme marrëdhënia diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit. Ndërsa, hapja e Ambasadës do të shqyrtohet.
Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem. Në lidhje me këtë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i shkroi Albin Kurtit duke i kërkuar rishikimin e vendimit për vendosjen e ambasadës në Jerusalem. Madje ai tha se shmangja e hapjes së saj do të ishte diçka më e dobishme.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI– Deti Egje vlon sot nga stërvitjet ushtarake, me Francën dhe SHBA-në që janë angazhuar në lojëra lufte me Greqinë, ndërsa Turqia po mban ushtrime pr...
JEMEN– Jemeni dhe organizatat ndërkombëtare i kanë kërkuar Britanisë së Madhe të rishikojë shkurtimet e raportuara deri në 50% të mbështetjes së saj për përpjek...
KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka numëruar mbi 10,000 vota me kusht dhe të personave me aftësi të veçanta. Sipas Gazeta Express,...
Bota 1 Mars 2021, 14:45
KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj, ditën ...
GJERMANI– Më shumë se 70,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Gjermani, sipas shifrave zyrtare. Agjencia e vendit për kontrollin dhe parandalimin e sëmu...
PRISHTINË- Kosova ka shënuar një numër të lartë vdekjesh krahasuar me disa ditë më parë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 9 pacientë dhe kanë re...
JAPONI-Më shumë se 1.000 doza të vaksinës Pfizer/ BioNtech, janë prishur në Japoni. Sipas TheGuaridan, lajmi është konfirmuar nga një njoftim i Ministrisë së Sh...
BRITANI– Eksperit i armëve kimike, Hamish de Bretton-Gordon druhet se koronavirusi mund të hapë rrugën për një lloj të re lufte pasi numri i vdekjeve tani tejka...
SHBA- Gjatë ditës së djeshme u shfaq një klip gati 30 sec rreth intervistës së Princ Harry dhe bashkëshortes së tij, Megan Markle për Oprah Winfrey. Kjo e fundi...