All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Art&Argëtim

“Pasi luftuam 12 orë në mbrojtje të Thesarit, zv.ministri i Rendit na tha…”! Rrëfimi i “shefit të FNSH”, që vuaj

18 Shkurt 2021, 07:31 Nga DOSJA
“Pasi luftuam 12 orë në mbrojtje të Thesarit, zv.ministri i
All - Paragraf - 1

Memorie.al publikon historinë e panjohur të ndodhur në muajin mars të vitit 1997, kur grupe të armatosura sulmuan me armë objektin e rëndësisë së veçantë në fshatin Linzë në periferi të Tiranës, ku ruhej ‘Thesari i Shtetit’, i cili mbrohej nga dy repartet speciale të Ministrisë së Rendit të asaj kohe, që ishin dislokuar afër tij. Rrëfimi i rrallë nënkolonelit në pension, Shik Stërmasit, ish-i burgosur politik për 15 vite me radhë në regjimin komunist të Enver Hoxhës, i cili në vitin 1997, në detyrën e komandantit të Repartit Special të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, (Reparti 711), së bashku me efektivin dhe dy vartësit e tij, kolonel Skënder Doda dhe major Pëllumb Kovashica, luftoi për 12 orë me radhë kundra grupeve të armatosura që tentuan të futen në tunelet e objektit ku ruheshin rezervat valutore, i njohur ndryshe se Thesari i Shtetit…!

Shpëtimi apo Shiku siç është njohur ndryshe para viteve “90, rrjedh nga një familje e vjetër autoktonase tiranase të cilët kanë banuar prej disa shekujsh në afërsi të Pazarit të Ri të kryeqytetit pranë sheshit “Avni Rustemi”. Shiku u lind në vitin 1949 dhe ishte fëmija i fundit nga tre djemtë dhe dy vajzat që kishte Ramazan Stërmasi, i cili ishte diplomuar për Inxhineri Elektrike në Vienë të Austrisë në periudhën e Monarkisë së Zogut. Gjatë viteve të Mbretërisë dhe në periudhën e Luftës, Zani punoi si nëndrejtor i “SITA”-s, ndërmarrjes private që furnizonte me energji elektrike kryeqytetin. Në ’46-ën Zon Stërmasi u arrestua së bashku me një grup intelektualësh, të cilat u akuzuan si agjent të Harry Fultz-it dhe si fillim u dënua me vdekje, e më pas me 14 vjet burg, por u lirua pas katër vjetësh duke u konsideruar si “viktimë e Koci Xoxes”, Ministrit të Punëve të Brendëshme të asaj kohe, që Enveri e akuzoi si armik të popullit dhe e pushkatoi.

Pas burgut, Ramazoni punoi për një kohë të gjatë në Hidrocentralet e Ulzës e Shkopetit dhe më pas u kthye në Tiranë, duke e mbyllur karrierën e inxhinerit elektrik në Ndërmarrjen Elektro-Mekanike. Për shkak të burgut politik që kishte bërë Ramazoni, (ashtu dhe prej vjehrrit të tij, Isuf Çelës që vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1954) asnjë nga fëmijët e tij nuk pati fatin të vazhdonte shkollën e lartë. Edhe Shiku pasi mbaroi gjimnazin “Çajupi” në Tiranë, u fut në punë në Ndërmarjen Elektro-Mekanike, duke vazhduar edhe shkollën pa shkëputje nga puna në degën Elektrike.

Në fundin e viteve ’60-të, Shik Stërmasi u bë një nga djemtë më të njohur të Tiranës, si për shkak të portretit e fizikut të tij, ashtu dhe prej aventurave të moshës. Të gjithë ata që e kanë njohur Shikun në ato vite, e mbajnë mënd atë si djalë simpatik që vishej mirë e ndiqte modën (i vinin rroba nga jashtë) dhe si një njeri tepër paqësor që e kalonte pjesën më të madhe të kohës, duke u marrë me pëllumba. Por po ashtu ai mbahet mënd edhe si një djalë trim, që s’ia përtonte as dhe më të fortëve të Tiranës, kur binte fjala për t’i dalë zot ndonjë shoku apo vajze të pambrojtur!

Teksa Shiku ishte në kulmin e “aventurave”, në vitin 1976, ai u arrestua nga Sigurimi i Shtetit, duke u dënuar me 9 vjet burg, i akuzuar për “agjitacion e propaganda” dhe shkak për arrestimin e tij, u bë i vëllai më i madh, Luani, i cili që në vitin 1960-të, ishte arratisur nga Shqipëria dhe ndodhej në Perëndim. Gjatë vuajtjes së dënimit, Shiku u rridënua edhe me 10 vjet të tjera, duke dalë nga burgu vetëm në janarin e vitit 1991, kur sapo kishin filluar proceset demokratike.

Pas viteve ’90-të, apo më saktë në fundin e vitit 1992 kur sapo kishte ardhur në pushtet Partia Demokratike, së bashku me një grup të vogël ish-të burgosurish politik, Shik Stërmasi u thirr për të punuar në Ministrinë e Punëve të Brendëshme, si oficer në rradhët e Policisë së Shtetit, duke shërbyer fillimisht si Shef Komisariati në Tiranë, Kurbin, Elbasan, etj., e deri si Komandant i Repartit Special të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë, me gradën e nënkolonelit, ku ai dha kontributin e tij, deri në vitin 1998.

Ngjarjet e vitit të mbrapshtë 1997, apo të asaj periudhe kohe tejet të trazuar që një poeti i ri e ka përkufizuar: “Koha kur 3 milion shqiptarë i shpallën luftë qiellit”, vazhdojnë të tregohen edhe sot si legjenda që kanë ndodhur shekuj më parë dhe jo pak më shumë se dy dekada të shkuara. Një nga ato ngjarje e cila ka mbetur e panjohur edhe sot e kësaj dite, (për të cilën nuk është shkruar asnjë resht) është dhe ajo e sulmit të armatosur ndaj tuneleve të Thesarit të Shtetit, që asokohe ndodheshin në periferi të kryeqytetit në fshatin Linzë.

Po çfarë kishte në ato tunele, kush i sulmoi dhe kush i mbrojti ato? Për të gjitha këto na njeh me intervistën e tij ekskluzive për Memorie.al, nënkoloneli në pension, 73-vjeçari Shpëtim Stërmasi, ish-komandanti i Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë, që mbrojti atë objekt të rëndësisë tepër të veçantë, nga një grabitje e mundshme e tij, që po të kishte ndodhur, do sillte dhe falimentimin financiar të shtetit shqiptar…!?

Zoti Stërmasi, si e kujtoni ngjarjen kur u sulmua Thesari i Shtetit në Linzë?

Diku nga fundi i muajt mars 1997, pak ditë pasi kishin plasur trazirat që morrën shkas nga falimentimi i firmave piramidale, bashkë me depot e armatimeve që ndodheshin nëpër reparte ushtarake, u tentua të thyhej dhe plaçkitej edhe objekti i rëndësisë së veçantë, i Thesarit të Shtetit. Në këtë kohë, duke pasur informacione se do sulmohej për t’u grabitur edhe reparti ku ndodheshin tunelet e Thesari të Shtetit, (objekti ku mbahen kartmonedhat e Bankës së Shtetit) i cili mbulohej me shërbim nga forcat e Repartit 324 (Batalioni i Sigurimit i Ministrisë së Rendit) që ndodhej fare pranë ‘Repartit 711’ (Ndërhyrja e Shpejtë) që komandoja unë, vendosa që ta ruaja me çdo kusht atë objekt të rëndësisë së veçantë, pasi ‘Reparti 324’, nuk mund ta siguronte dot atë.

Pra atë gjë e bëtë me nisiativën tuaj dhe jo se u’a kërkoi njeri nga eprorët tuaj në Ministrinë e Punëve të Brendëshme?

Në një farë mënyre po, kjo është e vërteta.

Dhe si vepruat pasi vendosët që ta mbronit atë objekt të veçantë?

Një ditë para se të ndodhte ajo ngjarje, unë mora masat paraprake, duke vendosur nga tre policë të armatosur mirë në të gjitha lartësitë dhe pikat nevralgjike rreth e rreth repartit tonë dhe atij të Thesarit. Atë ditë rreth orës 2 të drekës, unë me 10-15 oficerë polcie vartës të mi, dola në terren rreth e rreth repartit, për të bërë rikonicionin, pasi kisha sinjale se sapo të errej do të sulmoheshin tunelet e mëdha të armatimeve të Repartit 324. Pasi kontrolluam të gjitha vend-rojet, ne u futëm edhe nëpër disa lokale afër repartit tonë, ku ndodheshin disa persona të armatosur, që njiheshin si kontigjent krimi dhe me precedentë penalë për Policinë e Shtetit.

Kur hytë në lokale a patët konfrontime me ata persona?

Në një lokal, unë i’u thashë: “Po tentuat të sulmoni, do t’ju mbjell të gjithëve tek oborri i repartit”. Pas kësaj ata u munduan të më merrnin me të mirë, duke më thënë: “Të gjithë e kanë lëshuar, po ti pse e mban…?!”

Si u përgjigjët ju?

Unë reagova ashpër menjëherë, dhe i kërcënova duke u thënë: “Provojeni në darkë po u’a mbajti”, dhe u largova që andej për në repart.

Çfarë masash morët pasi shkuat në repart?

Atje mblodha menjëherë të gjithë efektivin, oficerë e policë dhe u’a bërë të ditur situatën në të cilën ndodheshim, duke ua thënë troç, se: nga momenti në moment reparti ynë mund të sulmohej. Në fund u thashë se kush nuk mund të rezistonte, ishte i lirë që të largohej nga reparti dhe kush të donte të qëndronte me mua, pasi ne do të luftonim deri në fund për ta mbrojtur.

Si reaguan efektivët tuaj pas asaj, pati ndonjë që kërkoi të largohej?

Me thënë të drejtën, disa edhe u larguan, pasi ishin plagosur më parë në disa ndërhyrje që kishte bërë reparti ynë në Lushnje, Fier, Vlorë, etj., por pjesa më e madhe e efektivit qëndruan të gatshëm të luftonim aty. Pas pak minutash sapo u err, në afërsi të repartit tonë filluan të vinin grupe kontigjentesh të armatosura, të cilët filluan të na qëllonin me armë automatike, për të na bërë presion që ta lëshonim repartin.

Si vepruat ju pas u qëlluat nga jashtë me armë?

Pas kësaj, oficeri i rojes, kolonel Skënder Doda, i’u kundërpërgjigj po me zjarr dhe që nga ai moment, aty filloj një luftë e vertetë me breshëri armësh automatike që qëllonin pa pushim nga të katër anët në drejtim të repartit tonë.

A njoftuat eprorët tuaj në Ministrinë e Punëve të Brendëshme se po i’u sulmonin dhe a kërkuat ndihmë?

Unë u lidha menjëherë me gjeneral Agim Shehun, (që në atë kohë ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe njëkohësisht, zv/minister i Rendit Publik, duke i thënë që të dërgonte forca, për t’i goditur nga pas ata që na kishin rrethuar.

Si u përgjigj gjeneral Agim Shehu kërkesës suaj?

Ai m’u përgjigj: “Përballoje vetë situatën, se këtu në Ministri kam vetëm Nikolin Thanën, Çezar Toron e Lul Shalën”, të cilët ishin bashkëvuajtësit e mi, ish-të dënuar në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Çfarë bëtë pas kësaj, pra që i’u refuzua ndihma që kërkuat?

Pasi u sigurova se nuk do të na vinin përforcime, i shoqëruar vetëm nga oficerët Skënder Doda dhe Pëllumb Kovashica, dola nga reparti, duke lëvizur nga një vënd-roje në tjetrën. Ata dy oficerë tepër të përgatitur nga ana profesionale, u treguan vërtetë trima dhe nuk m’u larguan për asnjë çast edhe pse plumbat na vërshëllenin mbi kokat tona. Ne i përqëndruam forcat tona kryesisht tek tunelet ku ndodhej ‘Thesari i Shtetit’, ku ishte dhe synimi kryesor i atyre që na sulmuan dhe gjatë gjithë natës ne i mbajtëm ata rreth 250-300 metra larg. Dy tre herë ata u afruan rreth 150 metra afër, por ne i zbrapsëm.

Sa orë luftë bëtë për të mbrojtur repartin tuaj dhe tunelet e Thesarit të Shtetit?

Lufta vazhdoi gjithë natën pa pushim dhe ne kemi harxhuar me mijra fishekë për të mbrojtur objektet e rëndësisë së veçantë, siç ishte Thesari dhe tunelet e armatimeve. Lufta zgjati rreth 12 orë dhe mbaroi vetëm në të gdhirë aty rreth orës 6.00, kur ata u larguan nga frika, se mund të diktoheshin apo neve mund të na vinin përforcime.

Çfarë bëtë pasi u larguan ata që ju sulmuan?

Pasi pushuan breshëritë e armëve dhe ne pamë se ata që na sulmuan po largoheshin, unë me Skënderin e Pëllumbin, që nuk m’u ndanë për asnjë çast dhe me disa policë të tjerë, kontrolluam të gjitha kodrat rreth e rreth, duke parë se mos kishte të dëmtuar nga pala e tyre. Pasi u siguruam se nuk kishte gjë as nga ne dhe as nga ata, u kthyem në repart ku mblodha efektivin duke e falenderuar e përgëzuar për qëndresën që kishte bërë. Më pas duke u siguruar se situata ishte qetësuar, u nisa për në Ministrinë e Rendit, duke i raportuar gjithçka kishte ndodhur, gjeneral Agim Shehut.

A i’u përgëzoi ai për atë që kishit bërë?

Ajo ngjarje u konsiderua si diçka fare e zakontë dhe ai më tha: “Të lumtë, keni bërë detyrën”.

Po më pas kur u qetësua situata dhe u vendos rendi, a morët falenderime për atë që kishit bërë në mbrojtje të Thesarit të Shtetit?

Jo vetëm që nuk morëm falenderime, por socialistët që erdhën në pushtet, ne na shikonin si armiq dhe deri sa na detyruan të largoheshim na puna ata na quanin salistë.

Marrë nga Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur enver hoxha shik stërmasit enver hoxha shik stërmasit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 17 Shkurt 2021, 22:12

TIRANË- Këngëtarja Aurela Gaçe mbrëmjen e sotma ka treguar një nga momnete më të vështira që ka pasur gjatë karrierës së saj.E ftuar në emisionin “E...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta