LIVE UPDATES
Bota

Pasojat e pandemisë, ministri gjerman: Rritja ekonomike në Gjermani vjen Në 2022

28 Tetor 2021, 10:53 Nga DOSJA
Pasojat e pandemisë, ministri gjerman: Rritja ekonomike në Gjermani

GJERMANI– Sipas ministrit federal të Ekonomisë në detyrë, Peter Altmaier, rritja e numrit të infeksioneve me Corona mund të zbehë edhe rritjen ekonomike – madje edhe pa ndonjë Lockdown të ri. “Ne kemi para nesh një dimër të dytë pandemik”, tha politikani i CDU në Berlin, në prezantimin e parashikimeve vjeshtore për gjendjen ekonomike në vend. Ai mendon se Gjermania nuk do të ketë nevojë për ndonjë Lockdown të ri. Por numri i lartë i infektimeve mund të “ketë efekte negative ekonomike”.

Në prill, qeveria federale parashikonte një rritje ekonomike prej 3.5 për qind për këtë vit. Por ndërkohë janë ulur pritjet. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) do të rritet vetëm me 2,6 përqind. Ndërsa vitin e ardhshëm parashikohet një rritje prej 4,1 përqind. Në vitin 2023 parashikohet një rritje prej 1.6 përqind.

Në parashikimet e qeverisë federale thuhet “se Gjermania është kthyer në rrugën e rritjes ekonomike pas krizës së Coronas”, tha Altmaier. Por këtë vit, “duke pasur parasysh pengesat aktuale me pajisje dhe çmimet e larta të energjisë në mbarë botën, rritja e pritur nuk do të arrihet,” shtoi ai. Në vitin 2022 ekonomia do të “shënojë një rritje shumë më të vrullshme”.

Fundi i inflacionit

Rritja ekonomike është ngadalësuar kryesisht për shkak të pengesave me mungesën e lëndëve të para për punë. Altmaier foli për një mungesë historike të mallrave. Ai vuri në dukje se prodhuesit gjermanë të automjeteve aktualisht nuk janë në gjendje të bëjnë gati qindra mijëra makina për shkak të mungesës së komponentëve elektronikë. Kërkesa për produkte gjermane në tregjet botërore mbetet e lartë: “Nëse pengesat me pjesë të makinave zvogëlohen, në vitin 2022 do të ketë një rritje të dukshme.”

Qeveria federale pret gjithashtu që norma e inflacionit të arrijë përsëri një nivel dukshëm më të ulët deri në fund të vitit 2021/22 – sepse atëherë nuk do të zbatohen më faktorë të veçantë, siç është tërheqja e uljes së përkohshme të TVSH-së në gjysmën e dytë të vitit 2020. Kjo po reflektohet në rritjen e inflacionit. Normat e rregullta të TVSH-së kanë hyrë sërish në fuqi që nga janari, ndaj shërbimet shtrenjtohen. Për vjeshtën qeveria federale pret norma inflacioni prej 3,0 përqind në 2021 dhe 2,2 për qind në vitin 2022. Në shtator, norma e inflacionit, e nxitur mbi të gjitha nga kostot më të larta të energjisë, ishte 4,1 për qind.

Nuk ka ngritje ekonomike pa furnizime

Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) gjithashtu pret që rritja ekonomike të humbasë fuqinë e parashikuar, për shkak të pengesave me pjesë dhe pajisje, si dhe rritjes së numrit të infektimeve me virusin Corona. Barometri ekonomik DIW për tremujorin e katërt ka shënuar rënie me gjashtë pikë dhe tani është 101 pikë krahasuar me verën, njoftuan të mërkurën studiuesit e Berlinit. Kjo tregon se rritja ekonomike do të jetë më e ulët sesa parashikohej në verë.

Duke pasur parasysh faktin se kapacitetet prodhuese të ekonomisë gjermane nuk po shfrytëzohen sa duhet, edhe rritja e prodhimit ekonomik do të jetë e ulët deri në fund të vitit”, tha eksperti i DIW Simon Junker. “Kjo është kryesisht për shkak të pengesave të furnizimit global, të cilat po hedhin pluhur në ingranazhet e industrisë – megjithëse situata me porositë është vërtetë e mirë.” Në mungesë të mallrave mendohet se rritja ekonomike do të jetë më e ulët edhe në tremujorin e katërt.

Për shkak të rritjes së infeksioneve me Corona, shërbimet me kontakte fizike si restorantet, nuk do të mund të zgjerohen. Kjo do të manifestohet edhe në tregun e punës. Rritja e punësimit mbase do të vazhdojë, ndonëse me një ritëm shumë më të dobët sesa në muajt e mëparshëm. “Nëse mungesa e materialit ulet gradualisht, industria do të jetë në gjendje t’i realizojë më shpejt kërkesat”, tha Junker./DW/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota ekonomia gjermane peter altmaier simon junker ekonomia gjermane peter altmaier simon junker

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj