LIVE UPDATES
Ekonomi

Patronazhistët, Komisioneri: Përgjigjet e AKSHI-t jo shteruese, Tatimet mungesë bashkëpunimi, PS përpunues por jo krijues

8 Shtator 2021, 05:19 Nga DOSJA
Patronazhistët, Komisioneri: Përgjigjet e AKSHI-t jo shteruese,

TIRANË– Përhapja me shpejtësi pak muaj më parë e një baze të dhënash që u lakua në atë kohë se përkiste Partisë Socialiste dhe rrodhi përmes një burimi në media duket se në fund është konkluduar me një hetim administrativ nga Komsioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në një vendim të zbardhur në datë 19 gusht nënvizohet se cilat janë palët që janë përfshirë në këtë hetim dhe masat e mara ndaj tyre ku nuk kanë munguar rekomandimet por edhe gjobat. Kështu nga institucionet publike të përfshira në këtë hetim kanë qenë Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Agjencia e Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Partia Socialiste apo edhe media dhe palë të treta të tjera.

Sa i takon Drejtorisë së Gjendjes Civile, Komisioneri konstaton se të dhënat e këtij institucioni aksesohen nga një numër i lartë palësh. Nga ana tjetër, Zyra e Komisionerit konstaton një sërë elementësh që përbëjnë shkelje të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale nga ky kontrollues.

“Së pari, në lidhje me institucionet të cilëve ju është ofruar shërbimi (akses) në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, në raport me institucionet e parashikuara për të patur akses/shërbim në këtë regjistër, sipas Udhëzimit nr. 463. Siç parashtrohet më sipër, rezulton se janë 47 institucione publike/private të cilët kanë akses në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Nga përgjigjet e DPGJC, rezulton se, për kontrolluesin në fjalë, aspektet e sigurisë së të dhënave dhe marrëdhënieve me përpunues/bashkëkontrollues të tjerë (përfshirë mirëmbajtës) mbulohen nga AKSHI” thuhet në dokumentin e Komsionerit. Pavarësisht argumentit të dhënë nga Gjendja Civile, Komsioneri ka nënvizuar se angazhimi i përpunuesve/bashkëkontrolluesve (të përcaktuar me akt nënligjor) nuk çliron kontrolluesin nga përgjegjësitë për të mbikëqyrur dhe monitoruar aspektet e sigurisë dhe konfidencialitetit të të dhënave që kontrolluesi është i autorizuar (me ligj) të përpunojë dhe administrojë.

Sa i takon Drejtorisë së Tatimeve e cila ka dërguar përgjigje me email Komsioneri vlerëson se vihet re mungesë bashkëpunimi dhe njohurie sa i takon mbrojtjes së të dhënave.

“Cilësisht, qasja dhe përgjigjet e DPT demonstrojnë mungesë bashkëpunimi, si dhe një mungesë të theksuar të njohurive lidhur me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe, veçanërisht, detyrimeve që ky legjislacion parashikon për kontrollues që përpunojnë të dhëna personale në shkallë të gjerë, siç është DPT.

Mohimi i rolit të kontrolluesit (përgjigjja në pikën (i) më sipër) nga ana e DPT, konfirmon konstatimin e mësipërm lidhur me këtë kontrollues” thuhet në raport. DPT është gjobitur nga Komsioneri me një vlerë 1 milionë lekë. Sa i takon pjesës së AKSHI-t, Komsioneri verën se ky i fundit është treguar bashkëpunues gjatë hetimit porse pavarësisht materialeve që ka vënë në dispozicion apo përgjigjeve që ka dhënë sa i takon rrjedhjes së të dhënave për votuesit e Republikës së Shqipërisë përgjigjet nuk janë shteruese. Dhënia e akesit tek të dhënat sipas Zyrës së Komsionerit është më i madh sesa parashikon kuadri ligjor.

“Zyra e Komisionerit nuk përjashton mundësinë që Baza e të Dhënave të jetë populluar nga të dhënat të cilat kontrollohen dhe/ose përpunohen nga institucionet objekt të këtij hetimi (dhe/ose subjektet e kontraktuara/nënkontraktuara prej tyre për ofrimin e shërbimeve të ndryshme për ngritje dhe mirëmbajtjen e sistemeve të infrastrukturës kritike, si dhe jo vetëm), rrjedhja e të cilave mund të jetë rezultat i mungesës së masave të sigurisë nga subjektet që kanë të drejtë t’i aksesojnë këto të dhëna, ose nga vetë institucionet ku këto të dhëna përbëjnë të dhëna parësore dhe/ose dytësore të bazave shtetërore të konstituuara në përputhje me legjislacionin në fuqi” nënvizon Komsioneri.

Sa i takon Partisë Socialiste duket se Komsioneri nuk ka arritur të provojë që kjo e fundit është ajo që ka krijuar këtë bazë të dhënash por e cilëson atë si një përdorues.

“Mosekzistenca e një baze të dhënash, të ngjashme me Bazën e të Dhënave, në asnjë territor tjetër të organizimit politik të PSSH në vend, përjashton këtë kontrollues nga dyshimi për autorësinë në krijimin dhe administrimin e Bazës së të Dhënave. Por, nga ana tjetër, meqenëse në Bazën e të Dhënave ekzistojnë edhe të dhëna të anëtarëve të këtij subjekti politik, përpunimi origjinar i të cilave është realizuar me vullnetin e tyre, bartja dhe administrimi i këtyre të dhënave në Bazën e të Dhënave nënkupton një përdorim të paautorizuar të tyre nga persona që mund të kenë patur akses në to, në tejkalim të qëllimit të përpunimit” thuhet në dokument.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi patronazhistet skandali me te dhenat personale patronazhistet skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj