LIVE UPDATES
Bota

Pavarësia nga Kina, BE duhet të nisë prodhimin dhe paketimin e çipave

29 Dhjetor 2021, 07:50 Nga DOSJA
Pavarësia nga Kina, BE duhet të nisë prodhimin dhe paketimin e

BRUKSEL – Kur në fillim të këtij viti kompania gjermane e inxhinierisë dhe teknologjisë Bosch, përuroi në Dresden një fabrikë të re prodhimi çipash, ngjarja pati një mbulim të gjerë nga mediat vendase. Fabrika ofron çipa të specializuar për sektorin e automobilave. Objektet moderne të prodhimit të çipave janë të pakta në të gjithë BE-në. “Kjo është fabrika e parë AIoT e Bosch, e cila kombinon inteligjencën artificiale (AI) me “Internet of Things” – i tha DW në muajin korrik Annett Fischer, zëdhënëse e Bosch.

Eksperti i teknologjisë Jan-Peter Kleinhans nga qendra kërkimore me qendër në Berlin, Stiftung Neue Verantwortung (SNV), e quajti këtë sipërmarrje “një strukturë moderne për elektronikën e energjisë, në portofolin e automobilave, në të cilin është specializuar Bosch”. Megjithatë, fabrika e Bosch është thuajse “një pikë uji në oqeanin e prodhimit të çipave”. Në analizat e fundvitit rezulton se ekonomitë europiane duket se janë ndër më të goditurat nga mungesa globale e çipave, që vazhdon të ndikojë së tepërmi valën prodhuese. Prodhuesve të makinave u është dashur të shtyjnë dorëzimet e automjeteve. Ka mungesë të pajisjeve të internetit, pulteve komanduese të lojërave dhe shumë artikujve të tjerë që varen tërësisht nga çipat.

Mësimet që duhen nxjerrë

Kleinhans dhe analisti kinez John Lee, i cili deri vonë ishte pjesë e Institutit Mercator për Studimet Kineze (MERICS), janë bashkëautorët e një analize që tregon se si duhet t’i përgjigjet Europa lojës që Kina bëri në lidhje me çipat. Ata u rekomandojnë politikbërësve se si ta zbusin ndikimin kinez në industrinë e çipave në ekonomitë europiane.

Komisioni Europian është sigurisht i vetëdijshëm për pengesat e furnizimit me çipa dhe po punon për Aktin Europian të Çipave, një draft i të cilit duhet të jetë gati nga mesi i vitit të ardhshëm. Shumë pará do të vihen në dispozicion për forcimin e ekosistemit të çipave në BE dhe krijimin e aleancave strategjike me partnerët ndërkombëtarë për të arritur këtë qëllim. Racioni i Europës në të gjithë zinxhirin e çipave ka qenë në rënie kohët e fundit, duke përfshirë kapacitetin e projektimit dhe prodhimit, në krahasim me aftësitë në rritje të kombeve të tjera.

Brukseli e kupton plotësisht se mbështetja e tepërt tek Kina dhe lojtarë të tjerë të mëdhenj mund të ndikojë rëndë sovranitetin teknologjik të BE-së. Ajo që i bën lidhjet e BE-së me Kinën kaq të komplikuara është se ndërsa është ende një partner bashkëpunimi, Kina shihet gjithnjë e më shumë si një konkurrente dhe rivale sistematike, që do të thotë se varësitë mund të përfshijnë gjithashtu çështje thelbësore të sigurisë.

Rëndësia e dizajnit të çipave

Në raportin e tyre të publikuar së fundi, Kleinhans dhe Lee këshillojnë fuqimisht politikëbërësit europianë që të inkurajojnë më shumë investime në ekosistemin e dizajnit të çipave në BE, “duke u fokusuar në përmirësimin e kushteve për startup-et dhe spin-offs nga institucionet kërkimore”, duke kërkuar gjithashtu akses më të mirë dhe më të shpejtë në financimin privat dhe kapitalin publik. “Nuk e kemi fjalën që të bëjmë gara me Kinën, por që të mund të arrijmë një ribalancim ” – i tha Lee DW.

“Çështja nuk qëndron tek fakti që t’ia kalojmë Kinës në dizajnin e çipave, sepse kjo nuk do të ndodhë. Europa nuk e arrin dot këtë, por ajo që ne po përpiqemi të themi është se nuk duhet të varemi kaq shumë tek Kina”,

Problemet me prodhimet e jashtme

Kleinhans dhe Lee theksojnë gjithashtu çekuilibrin aktual në hapin e fundit të zinxhirit të prodhimit të çipave, që përfshin montimin, testimin dhe paketimin e tyre. Pjesët (vaferët) e silikonit përmbajnë shumë qarqe të vogla të integruara, që duhet të priten dhe të mbrohen nga dëmtimi, duke i mbyllur ato përpara se të bashkohen në pajisje të tilla si telefonat inteligjentë. Procesi i punës është intensiv dhe është transferuar kryesisht në Azi, me mbi 60% të kapacitetit global të bazuar në Tajvan dhe Kinë, siç thekson raporti. Megjithatë gjithnjë e më shumë, paketimi i avancuar është thelbësor për zhvillimin e çipave me performancë më të lartë dhe kërkesa më të ulëta për energji.

Fabrika e re e Bosch në Dresden

Vetëm 5% e kësaj faze të prodhimit ndodhet në Europë, duke krijuar një tjetër varësi nga Kina dhe konkurrentët e tjerë aziatikë. “Paketimi i avancuar është një fushë, në të cilën liderët e industrisë në Kinë dhe gjetkë po fokusohen shumë për momentin, si një mënyrë alternative për të rritur fuqinë kompjuterike,” theksoi Lee. “Pra, paketimi po bëhet një element shumë më domethënës i zinxhirit të prodhimit sesa ishte pesë ose gjashtë vjet më parë.”

Prodhimi i më shumë vaferëve prej silikoni në Europë është sigurisht një përpjekje e vlefshme, por nëse ato dërgohen më pas në Kinë për montim, testim dhe paketim, aktorët e mundshëm keqdashës mund të komprometojnë çipat. Proceset e paketimit sigurojnë një mbrojtje, e cila do ta bënte të vështirë shfrytëzimin e çipave. Kjo është padyshim diçka që politikëbërësit e BE-së nuk mund ta injorojnë gjatë hartimit të Aktit Europian të Çipave.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bashkimi europian kina mikroçip bashkimi europian kina mikroçip

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë