LIVE UPDATES
Politike

PD akuza KQZ-së për komisionerët: Votuat me urdhër politik, do denoncojmë me emra

23 Maj 2019, 10:51 Nga DOSJA
PD akuza KQZ-së për komisionerët: Votuat me urdhër politik,

TIRANË- Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së KQZ ka hedhur akuza ndaj anëtarëve që votuan kundër kërkesës së opozitës për të patur komisionerë në procesin zgjedhor për 30 qershorin.

Kaso tha se KQZ nuk ka asnjë mbështetje ligjore për këtë vendim dhe se kanë marrë urdhër politik nga Edi Rama që të ishin kundër komisionerëve të PD se kanë frikë.

Ai deklaroi se PD do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për këtë çështje.

 

DEKLARATA E PLOTË

Atëherë, ashtu siç ishit të gjithë prezent në vendimmarrjen në KQZ, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mënyrë të paprecedentë, në mënyrë antiligjore dhe me urdhër të drejtpërdrejtë politik nga eksponentët më të lartë të PS, Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla, siç e ka denoncuar edhe më herët opozita, iu nënshtruan presionit joligjor dhe i mohuan opozitës së bashkuar të drejtën e saj të garantuar nga Kodi Zgjedhor për të paraqitur komisionerë në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Është një e drejtë që opozitës i buron nga fryma e Kushtetutës, i buron nga fryma e Kodit Zgjedhor, i buron nga neni dhe nga germa e Kodit Zgjedhor; konkretisht neni 28 dhe 29 i Kushtetutës, ku pika 5 e nenit 29 detajon në mënyrë të qartë dhe të pa ekuivokë që momenti që një parti parlamentare, më e madhja në këtë rast e partive opozitare, që ka të drejtën, të çojë anëtarët e saj në KZAZ, i çon 30 ditë përpara ditës së zgjedhjeve.

Atëherë KQZ është i detyruar të pranojë këto kandidatura, sigurisht kur janë në përputhje me ligjin. Sigurisht kandidaturat që ne kishim paraqitur në KQZ në zbatim të këtij detyrimi ligjor dhe mbi të gjitha edhe në zbatim të detyrimit të Kodit Zgjedhor të zgjedhjeve, të vendimit Nr. 18 të datës 1 shkurt 2019 kur vetë KQZ parashikon që PD-LSI kanë të drejtë të paraqesin kandidatura në KZAZ, vendim që është akoma në fuqi.

Pra, sollëm kandidaturat, ishim në përputhje me gjithë këto vendimmarrje të mëparshme, janë në përputhje me kriteret ligjore, janë kandidatura serioze, janë kandidatura me eksperiencë të mëparshme zgjedhore dhe KQZ nuk ka patur asnjë arsye ligjore për të refuzuar pranimin e këtyre kandidaturave, kuptohet përveçse ajo që thamë, urdhrit politik të drejtpërdrejt.

Sigurisht, Edi Rama dhe mazhoranca jë të shqetësuar nga prania e anëtarëve të propozuar nga opozita në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, sepse, kur paligjshmëritë po ndjekin njëra-tjetrën në KQZ, në nivelin e dytë të administrimit zgjedhor në KZAZ janë të paimagjinueshme, janë aq të shumta, aq të përhapura dhe në çdo hallkë të procesit, saqë e ka zënë tmerri Edi Ramën nga zbulimi i këtyre paligjshmërive dhe denoncimi i tyre me forcë.

Kemi të bëjmë me një parti, e cila edhe kur garon e vetme i vjedh dhe manipulon rezultatin zgjedhor. Imagjinoni të gjithë çfarë procesi zgjedhor po përgatitet për në datën 30 qershor.

Pyetje: A do t’i drejtoheni Gjykatës? A do ta ankimoni në Kolegj?

Ivi Kaso: Opozita e bashkuar dhe Partia Demokratike do të ndjekin të gjitha hapat ligjorë për ta kundërshtuar këtë vendimmarrje të paligjshme në çdo hap me të cilën është e mundur që opozita e bashkuar të drejtohet. Gjithashtu do t’i drejtohet menjëherë partnerëve tanë ndërkombëtarë të cilët monitorojnë procesin dhe në veçanti misionit të OSBE-ODHIR i cili shumë shpejt do të jetë prezent për të monitoruar procesin zgjedhor lidhur me këto shkelje flagrante të ligjit. Denoncimet do të bëhen konkrete. Denoncimet janë të shumta, do të bëhen me emër dhe mbiemër për të gjithë shkelësit e ligjit, duke filluar që nga KQZ-ja e cila këtë format siç është, e sjell në vëmendjen e të gjithë qytetarëve dhe është e paligjshme pasi PS ka katër anëtarë të propozuar drejtpërdrejt në KQZ, në kundërshtim flagrant me ligjin, sipas të cilit i takojnë vetëm 2 anëtarë të propozuar prej saj.

Ditën e sotme, KQZ rrëzoi kërkesën e dy partive opozitare PD dhe LSI për të patur komisionerë në procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. 4 vota kundër dhe 1 pro, ishte rezultati i votimit. Në mbledhje nuk munguan debatet mes Denar Bibës, Ivi Kasos dhe Klement Zgurit.

(A.B.F.G Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debatet ne kqz ivi kaso komisioneret e pd zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 debatet ne kqz ivi kaso komisioneret e pd zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj