LIVE UPDATES
Politike

PD drejt djegies së mandateve, Bujar Nishani: Akt historik, rrugëtim i domosdoshëm

18 Shkurt 2019, 13:15 Nga DOSJA
PD drejt djegies së mandateve, Bujar Nishani: Akt historik, rrugëtim i

Pasi deputetët e PD-së vendosën të djegin mandatet, ka reaguar edhe kryetari i Këshilli Kombëtar të kësaj partie Bujar Nishani.

Sipas tij dorëzimi i mandateve parlamentare nga opozita është një akt historik në shërbim të një triumfi për kthimin e Shqipërisë në një rrugëtim normaliteti. 

“Por ky zgrip historik solli dhe misionin e pergjegjësinë historike te opozitës.
Opozita shqiptare ka sot një përgjegjësi dhe detyrë historike.
Sëbashku me shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë të nisë një rrugëtim ndryshe, të ri dhe serioz të Shqipërisë. Të kthej besimin, shpresën, normalitetin e shtetit dhe njerzillëkut për shoqërinë e popullin.”, shprehet Nishani. 

Basha pas vendimit të Grupit Parlamentar  u shpreh se  vendimi u mor unanimisht pasi vendi sipas tij ndodhet në emergjencë kombëtare.  Po kështu nga kjo mbledhje u morën 3 vendime të cilat janë: djegia e mandateve, vendimi që t’i jepet mandat kryetarit Lulzim Basha të mbledhë Këshillin Kombëtar për të marrë vendimin përfundimtar, si edhe ngritja e një grupi pune për teknikalitetet. (lexo këtu)

Reagimi i plotë:

Dorëzimi i mandateve parlamentare nga opozita është një akt historik në shërbim të një triumfi për kthimin e Shqipërisë në një rrugëtim normaliteti, për nisjen e një projekti të madh të një Shqipërie ndryshe.
Ky akt i demonstrimit të përgjegjëshmërisë më sipërore civile shënon marrjen në dorë dhe udhëheqjen prej opozitës të nje Lëvizje madhore qytetare të rëndësisë dhe përmasave të Lëvizjes së vitit 1990, por sot me mjete dhe akte më të ndryshme.
Historia e shoqërive njerëzore, për fitimin dhe vendosjen e standardeve dhe garancive të lirisë, të së drejtës dhe oportuniteteve për zhvillim, na ka treguar se nuk ka pushtet që të mund ti imponohet shumicës dërrmuese të qytetarëve në marshimin dhe lëvizjen e tyre për çmontimin e atij pushteti, për rrëzimin e modelit të dhunës, grabitjes, mashtrimit, kompromentimit dhe kalbëzimit të shoqërisë, zhbërjes së vlerave dhe besimit të një populli të tërë.
Nuk mund të ndodhë dot kurrë që një pakicë pushtetarësh të inkriminuar dhe oligarkësh të përçudnuar të asgjesojnë besimin dhe shpresën e një populli të tërë.
Kjo mund të ndodh vetëm nëse një popull shuhet totalisht, nëse një komb zhbëhet përfundimisht, nëse një vend copëzohet e shitet i gjithi.
Pas 107 vitesh që nga krijimi i tij, Shteti Shqiptar u agresua dhe linçua pikërisht në këtë formë të paparë kurrë më parë.
Në këto 6 vitet e pushtetit të një sekti i vetëquajtur “rilindje”, i cili shfrytëzoj bazën e Partisë Socialiste si koperturë dhe krimin e organizuar si kolonën bazë për të marrë pushtetin, ky rrezik u shfaq realisht.
Një sekt që tashmë qartësisht i evidentur që jo vetëm ka tradhëtuar e s’ka asnjë lidhje me ata mijëra votues të së majtës apo socialistë shqiptarë por definitivisht identifikuar si një ngrehinë e grupeve të krimit të organizuar, oligarkësh spekulantë dhe pastrues parash, si një ngrehinë lidhur ngushtësisht me qarqet më obskure albanofove.
Institucione të rëndësishme ndërkombëtare dhe media prestigjoze ndërkombëtare më së fundi kanë publikuar dhe denoncuar fakte të rënda ku vërtetohet se qeveria aktuale ka tjetërsuar vullnetin politik të popullit shqiptar gjatë zgjedhjeve të fundit politike në 2017 duke provuar publikisht dhe formalisht se kjo qeveri nuk e ka legjitimitetin e shumicës qeverisëse, se vendet e maxhorancës në parlament në masë të konsiderueshme nuk janë produkt i vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë por të dhunës, agresivitetit, grabitjes së grupeve të krimit të organizuar, parave të pista dhe veprimeve antiligjore të detashmenteve nga policia e shtetit dhe degët operacionale (në kuptimin e kontaktit dhe shërbimit me publikun) të administratës shtetërore.
Ky zgrip 6 vjeçar i detyroj shqiptarët drejt një emoragjie migratore pandalim dhe imponimin e perceptimit se shpresa nuk ekziston më, besimi nuk vlen, e ardhmja nuk i përket vullnetit dhe lirisë së individit por të pushtetëshmit, të dhunëshmit, vrasësit, grabitësit.
Por ky zgrip historik solli dhe misionin e pergjegjësinë historike te opozitës.
Opozita shqiptare ka sot një përgjegjësi dhe detyrë historike.
Sëbashku me shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë të nisë një rrugëtim ndryshe, të ri dhe serioz të Shqipërisë.
Të kthej besimin, shpresën, normalitetin e shtetit dhe njerzillëkut për shoqërinë e popullin.
Opozita ka ndërmarrë sot një hap që sakrifikon një privilegj nominal të përkohshëm siç është mandati i deputetit por që po investon dhe angazhohet në shërbim të një interesi madhor për të nesërmen e çdo shqiptari pavarësisht se çfar statusi ka në shoqëri, rend institucional, besim religjoz apo përkatësi partiake.
Opozita me këtë akt të përgjegjëshmërisë më të lartë nis të udhëheq një proçes që për alternativë të vetme ka një Shqipëri të nesërme pa banditë e trafikantë në Parlament, pa vrasës e gangsterrë në administratën shtetërore.
Një Shqipëri ku detyrën, sjelljet, të drejtat, detyrimet e gjithseicilit i përcakton, rregullon, mbron e gjykon ligji dhe Kushtetuta jo Kryeministri dhe të fortët përreth tij.
Një Shqipëri ku qytetari, i moshuar apo fëmijë qoftë, i pasur apo i vobektë qoftë merr shërbime normale e të drejta kudo, në spitale, shkolla, bashki, në tatime, hipoteka, kudo në çdo zyrë.
Një Shqipëri ku miku dhe sponsorizuesi i qeveritarit të mos mundet më të fus dorën në xhepin e të pambrojturit.
Një Shqipëri ku dhe më i pamunduri e i vobekti nuk ndihet i përdhosur e i marrë fund.
Ky rrugëtim nuk është i lehtë. Aspak !
Por i mundëshëm.
Sot, i domozdoshëm.
Kjo sakrificë politike e opozitës dhe Lulëzim Bashës sot është shërbimi më i përunjur ndaj nevojës madhore të shqiptarëve për shpëtim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bujar nishani djegia e mandateve nga pd keshilli kombetar pd bujar nishani djegia e mandateve nga pd keshilli kombetar pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj