LIVE UPDATES
Politike

Mblidhet Komisioni Zgjedhor i PD-së, caktohet sekretari, diskutohet formulari që do të plotësojnë kandidatët për vendin e

17 Maj 2021, 10:28 Nga DOSJA
Mblidhet Komisioni Zgjedhor i PD-së, caktohet sekretari, diskutohet

TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur sot në orën 17:00 Komisionin Zgjedhor, për rreth 60 minuta. Kreu i Komisionit Zgjedhor brenda Partisë Demokratike, Jemin Gjana ka zbardhur detaje mbi mbledhje, pas përfundimit të saj. Në një prononcim për mediat, Gjana tregoi se çfarë formulari do të duhet të plotësojnë të gjithë ata që synojnë karrigen e kryedemokratit Lulzim Basha.

Kreu i Komisionit Zgjedhor për PD-në tha se ata do të plotësojnë një formular të ngjashëm me atë që plotësojnë edhe kandidatët për deputetë, të dhënat e të cilëve do t’i dërgohen Kryesisë për tu miratuar. Gjana shtoi se gjatë mbledhjes është caktuar dhe sekretari i Komisionit Zgjedhor, si dhe është përgatitur një udhëzim bazë dhe një procedura pune për javën. Të gjitha këto do t’i dorëzohen Kryesisë, e cila do të mblidhet të dielën për t’i miratuar. 

Vetëm pak orë para zhvillimit të kësaj mbledhjeje, Eno Bozdo është tërhequr nga Komisioni Zgjedhor i ngritur për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie, një ditë pasi u caktua gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së. Në vendin e Bozdos është vendosur Çlirim Gjata. Anëtar të tjerë të këtij komisioni do të jenë: Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe tashmë Çlirim Gjata. Ndërsa, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli, Lulzim Omuri do të jenë ndihmës.

Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike për zgjedhjen e kryetarit të ri do të mbahen më 13 qershor. Propozimi u hodh nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, të zhvilluar një ditë më parë.

Propozimi u miratua në mënyrë unanime dhe më pas u konfirmua dhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Nga data 16 deri më 22 maj do të bëhet paraqitja e kërkesës për kandidim nga të gjithë ata që përmbushin kriteret, në m,ënyrë zyrtare, ndërsa nga data 24 maj deri më 11 qershor do të jetë periudha e fushatës brenda strukturave të PD-së. më 13 qershor zhvillohen zgjedhjet sipas parimit ‘Një anëtar, një votë’, që zbatohet nga kjo parti.

Ky komision i caktuar është konsideruar nga grupi “Për PD-në” si një vegël të kryetarit dhe sipas tyre nuk sigurojnë kushte të barabarta për një konkurrencë të ndershme. Në një deklaratë për mediat, grupi “Për PD-në” i komentoi mbledhjet e zhvilluara një ditë më parë si masakër elektorale të Lulzim Bashës. Sipas tyre, Basha ka vetëm hallin e karriges së tij dhe nëse kryedemokrati nuk jep dorëheqjen nuk ka zgjedhje të lire brenda partisë.

Grupi “Për PD-në” përbëhet nga zërat e demokratëve që pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit kanë kërkuar dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha. Një prej tyre Fatbardh Kadilli ka deklaruar hapur kandidaturën për kryetar të PD-së. një tjetër zë kundër Bashës është edhe vetë Bujar Nishani, Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së. Të tjerë janë Arben Imami, Lisandër Hoxha, Zenel Hoxha, Ibsen Zeneli, Bislim Ahmetaj.

Pas përfundimit të mbledhjes, kreu i Komisionit Zgjedhor brenda Partisë Demokratike u është përgjigjur zërave kundër Bashës. Jemi Gjana, në një prononcim për mediat, është shprehur se Basha nuk e ka detyrim ligjor dorëheqjen dhe se kjo është zgjedhja e tij personale.

Çfarë ndodhi dje gjatë dy mbledhjeve, debatet më të ‘nxehta’

Fatbardh Kadilli, Bujar Nishani dhe Arben Ristani kanë qënë disa nga zërat që kanë kërkuar largimin e Bashës nga kryesimi i demokratëve. Duke e cilësuar si të dështuar rezultatin e marrë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kanë kërkuar që Basha të mbajë përgjegjësi, duke lëshuar karrigen. Ky i fundit ka analizuar edhe njëherë rezultatin e 25 prillit, duke e cilësuar si masakrën më të madhe zgjedhore që ka ndodhur në historinë e pluralizimit në Shqipëri. Basha ka shtuar se i duhet mbështetja e anëtarëve të Kryesisë për të sjellë ndryshimin në vend. Sipas tij, gishti për humbjen nuk duhet drejtuar ndaj tij por ndaj kundërshtarëve politikë.

Si është situata deri më tani pas 25 prillit?

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve për 9 qarqe ku kërkon rivotim, ndërsa LSI ka bërë ankimimin për 5 qarqe ku kërkon rinumërim dhe rivlerësim të votave. Pas rrëzimit që KAS iu bëri kërkesave të opozitës për qarkun e Gjirokastrës, situata ka ndryshuar me qarkun e Beratit. Në një klimë të fortë debati me anëtarët e KAS, u vendos rihapja e kutive në 24 qendra votimi në Berat, duke pranuar kërkesën e LSI për të patur rinumërim në këto qendra. KAS vendosi që do të merren si prova dokumentet për 24 qendrat e kërkuara nga LSI. Deri më tani janë numëruar 18 nga 24 kuti, ku janë vënë re parregullsi lidhur me tentativat për votim të dyfshitë por edhe mungesat e procesverbaleve, që nuk ishin të futura në valixhet e “Pajisjeve të Identifikimit Elektronik”, ashtu siç pretendonte LSI. Gjatë mbledhjes së sotme, përfaqësuesi i LSI-së, Altin Kaziaj theksoi mungesën e procesverbaleve në kutitë e hapura, që nga pala socialiste u mbrojtën duke u konsideruar si gafa të komisionerëve. 

(a.b;f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike clirim gjata doreheqja e lulzim bashes eno bozdo keshilli kombetar i pd 16 maj 2021 partia demokratike clirim gjata doreheqja e lulzim bashes eno bozdo keshilli kombetar i pd 16 maj 2021 partia demokratike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj