Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
PD prezanton kandidatin për bashkinë Dibër, Haka:Demokratët dinë të jenë të bashkuar
6 Shkurt 2022, 13:31Nga DOSJA
DIBËR- Partia Demokratike prezantoi sot zyrtarisht kandidatin për kryetar të bashkisë së Dibres, Luan Haka, propozuar nga strukturat e degës së PD dhe miratuar nga kryesia. Prezantimi i kandidatit Luan Haka, është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetarja e PD, Jorida Tabalu, drejtuesi politik i qarkut, Xhelal Mziu, kryetari degës së Dibrës Naim Gazidede, deputetë si dhe anëtarë të kryesisë së PD.
Bardhi dhe Tabaku në fjalën e tyre vlerësuan figurën e kandidatit Luan Haka, duke shprehur bindjen se Dibra do të fitohet e do tu kthehet qytetarëve. Kandidati për bashkinë e Dibrës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, tha se ndjehet i privilegjuar që iu dha besimi për të kandiduar e nesër për ti shërbyer qytetarëve dibranë.
“Në 6 Mars, do të kemi një proces demokratik zgjedhor për Kryetarin e Bashkisë. Unë, po aq sa krenar, jam edhe përgjegjës për rikthimin e dinjitetit në Dibër. Besimi për t’ju përfaqësuar , përveç kënaqësisë, më ka vënë mbi supe peshën për t’jua kthyer atë Dibër që po na e kalojnë dorë më dorë që nga 2015-ta. Unë vetem nuk mundem të fitoj. Unë bashke me ju do të fitoj! Mua, përpara se të filloj rrugëtimin e fitores, më duheni ju! Ju, pa të cilët nuk do mund të bëja opozite dhe pa të cilët nuk e dëshiroj fitoren. Demokratët dinë të jenë vetëm të bashkuar .
Jam plotësisht i bindur që së bashku do ta ndërtojmë Dibrën tonë. Dibrën e vjedhur, Dibrën e masakruar, Dibrën e varfër e të harruar. Dibrën, të cilës, ja kam shkelur çdo pëllëmb, ja di hallet, jetoj në të, dhe di cfarë i duhet asaj. Modestisht , nëse ka diçka për të cilën do ja dija vlerë vetes si kryetar i ardhshëm i Bashkisë, është fakti se ndryshe nga ata që i sjellin nga Tirana e që Dibrës ja mësojnë rrugët vetëm kur ju vjen pushteti, unë di dhe cepin më të harruar të saj, qytetarin më të paushqyer, e rrugën më të pashkelur. Jam më se i vendosur që së bashku nëpermjet meritokracisë dhe përkushtimit, Bashkia do të jetë derë e hapur për gjithësecilin që dëshiron dhe ka çfarë t’i japë vendit, shoqërisë dibrane. Rindërtimi i besimit të qytetarit tek qeverisja vendore është një nder sfidat që kam dhe besoj që do t’ia arrij duke angazhuar në administratë njerëz të aftë dhe punë dashës, larg analfabetëve funksionalë që na kanë pushtuar administraten. Do t’i shërbej me nder dhe përkushtim qytetarit dhe do t’a lë derën hapur njësoj edhe për atë që do zgjedhë të mos më votojë. Ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë organizim dhe për mbeshtetjen tuaj të plotë. Mirënjohje të pafundme për kryesinë e Partisë Demokratike dega Dibër, që më besoi kandidimin tim për Bashkinë”, u shpreh Haka.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se dyert për zgjedhjet primare ishin edhe për Luan Hotin. Por sipas Berishës, ai kishte frikë të merrte ...
DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit për kryebashkiak të Durrësit Adrian Muka ka deklaruar se durrsakët nuk e meritojnë kë...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se rritja e çmimit të naftës nuk ka ardhur për shkak të bursës, por për shkak të qeverisë. Nga Su...
VLORË– 30-vjetori i themelimit të “Lidhjes Demokratike të Gruas”, dega Vlorë, ka ftuar që në aktivitet të jetë pjesë edhe bashkëshortja e ish-kryemin...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha do të nisë nesër zyrtaisht fushatën për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Vetë Berisha bën me dije përme...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur sërish akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha për ‘Trekëndëshin e Bermudës’. I ftuar në TV1 Channel n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë ata që hedhin plehra e ndotin ambientit.Teksa ka ndarë me ndjek...
SHKODËR– Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë qetësisht e të mos krijojnë incidente më 6 mars. Në një intervistë...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka konsideruar të orkestruar nga kryeministri Edi Rama procesin gjyqësor nda...